LIVE UPDATES
Bota

Rreziku nga mesazhet politike false të prodhuara me inteligjencën artificiale

Momenti i përzgjedhur për përhapjen e këtyre materialeve false i bën ato edhe më të rrezikshme, thotë ekspertja e mediave Elaine Kamarck, nga Instituti Brookings.

22 Qershor 2024, 18:20 Nga E. D
Rreziku nga mesazhet politike false të prodhuara me inteligjencën
fotot ilustruese

SHBA- Ndërsa afrojnë zgjedhjet presidenciale të këtij viti, votuesit amerikanë janë të ekspozuar ndaj ndërhyrjeve keqdashëse që nëpërmjet inteligjencës artificiale krijojnë dezinformim, qoftë për të ndihmuar politikanët rivalë, apo në shërbim të interesave të qeverive të huaja. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Ivanna Pidborska njofton rreth përdorimit të inteligjencës artificiale në zgjedhjet e 2024-ës.

Inteligjenca artificiale është bërë tashmë e pranishme në këtë cikël zgjedhor si në fotografitë e prodhuara me kompjuter ku ish-presidenti Donald Trump shfaqet duke përqafuar ekspertin e sëmundjeve ngjitëse, dr. Anthony Faucin, ose në zërin e sajuar të presidentit Biden për një telefonatë që u kërkonte votuesve në Nju Hempshër të mos merrnin pjesë në zgjedhjet paraprake.

Momenti i përzgjedhur për përhapjen e këtyre materialeve false i bën ato edhe më të rrezikshme, thotë ekspertja e mediave Elaine Kamarck, nga Instituti Brookings.

“Edhe 24 orë përpara zgjedhjeve, dikush mund të nxjerrë një material fals ose një dezinformim. Është shumë e vështirë të luftohet; në zgjedhjet me rezultat shumë të ngushtë kjo mund të bëjë dallimin mes fitores dhe humbjes”, thotë ajo.

Firma “DeepMedia” e Rijul Guptas, ndihmon Pentagonin të identifikojë materialet false, për të cilat ai thotë se janë popullore për shkak se nuk kushtojnë dhe mund të prodhohen me lehtësi.

“Duhen 15 minuta për të krijuar një material krejtësisht fals.

Ka shumë shërbime të tilla falas në internet. Nëse doni të paguani për diçka të cilësisë më të mirë, 30 sekonda audio kushtojnë ndoshta 2 centë”, thotë zoti Gupta.

Ari Cohn është jurist dhe aktivist për lirinë e shprehjes.

“Është folur shumë për Rusinë, por edhe Kina është veçanërisht e përfshirë në garën e inteligjencës artificiale për të arritur avantazhin”, thotë ai.

Zoti Cohn thotë se operacionet më të sofistikuara nga jashtë synojnë të “mbjellin” një segment të caktuar dezinformimi me amerikanët që kanë influencë, në mënyrë që ata t’ua shpërndajnë në vazhdim të tjerëve.

Firmat më të mëdha teknologjike amerikane dhe platformat e mediave sociale kanë premtuar një formë vetë-qeverisjeje të inteligjencës artificiale gjatë fushatave elektorale, por momentalisht nuk ekzistojnë ligje federale për këtë.

“Është shumë, shumë e vështirë të bësh legjislacion për diskursin politik në Shtetet e Bashkuara. Amendamenti i Parë i Kushtetutës e mbron lirinë e shprehjes politike me shumë forcë dhe me të drejtë: Ne nuk dëshirojmë që qeveria të ketë rol në rezultatin e zgjedhjeve”, thotë zoti Cohn.

Zoti Gupta thotë se vështirësia më e madhe është tek diferencimi mes diçka që është false dhe diçka që përshkruan një çështje në një mënyrë që dikush mund të mos jetë dakort.

“Cilësia e dobët e audios p.sh. mund të jetë një tregues se është material i prodhuar me inteligjencën artificiale. Mund të duket si qesharake, por duke gjurmuar për këto shenja të vogla dhe duke i pikasur ato me shpejtësi në imazhe, audio dhe video, mund të ndihmojë për të filtruar shumë prej tyre. Pra, nëse p.sh. jeni në një videokonferencë me dikë dhe dyshoni se mund të jenë pamje të sajuara, mund t’u kërkoni p.sh. të rrotullohen karrige. Nëse nuk e bëjnë këtë, ka mundësi që janë pamje të prodhuara me inteligjencën artificiale”, thotë zoti Gupta.

Zoti Cohn thotë se inteligjenca artificiale mund të përdoret edhe për qëllime pozitive në politikë. Mund t’u lejojë kandidatëve të komunikojnë me komunitete të diasporës në gjuhën që ata zotërojnë, apo mund t’u japë ekipeve të fushatave elektorale të dhëna më të sakta për preferencat e votuesve, në mënyrë që ta përshtasin më mirë mesazhin e tyre në zgjedhje./VOA

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj