14 Prill 2023, 20:31
Nga a.l
Joe Biden
SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden i ka bërë thirrje agjencive federale që të rrisin masat e tyre të sigurisë pas publikimit të dokumenteve sekrete të Pentagonit. Biden përgëzoi FBI-në për arrestimin e të dyshuarit 21-vjeçar, Jack Teixeira, të cilin hetuesit e akuzojnë për postimin e dokumenteve të klasifikuara amerikane.
“Ndërsa ne jemi ende duke përcaktuar vlefshmërinë e atyre dokumenteve, unë i kam udhëzuar komunitetin tonë ushtarak dhe të inteligjencës që të ndërmarrë hapa për të siguruar dhe kufizuar më tej shpërndarjen e informacionit të ndjeshëm dhe ekipi ynë i sigurisë kombëtare po koordinon ngushtë me partnerët dhe aleatët tanë”, tha Biden në një deklaratë pasditen e sotme.
Dokumentet përmbanin informacione të ndjeshme, duke përfshirë përgjimin e aleatëve dhe kundërshtarëve kryesorë dhe vlerësime të prera mbi gjendjen e luftës në Ukrainë, shkruajnë mediat e huaja.
Arrestimi i Jack Teixeira
Jack Teixeira 21-vjeç u arrestua më 13 prill nga FBI si i dyshuari kryesor për publikimin e dokumenteve konfidenciale të mbrojtjes dhe inteligjencës amerikane. Edhe pse vetëm 21 vjeç, Teixeira është anëtar i inteligjencës të Gardës Kombëtare Ajrore të Massachusetts. Pentagoni tha në një konferencë për shtyp se hetimet zbuluan se publikimi i të dhënave ishte një akt kriminal i qëllimshëm. Rrjedhja e dosjeve të mbrojtjes dhe inteligjencës ndodhi në platformën "Discord", duke shkaktuar panik tek zyrtarët e lartë amerikanë. Të paktën 50, por ndoshta më shumë se 100 dokumente sekrete u postuan në platformë dhe më pas u shpërndanë kudo. Dokumentet e zbuluara përfshijnë informacione të ndjeshme në lidhje me luftën në Ukrainë, si dhe për Kinën dhe aleatët e SHBA-së.
joe biden dokumentet e pentagonit
Bota
14 Prill 2023, 20:27
a.l
Gardhi në kufi me Rusinë
FINLANDË- Pas anëtarësimit në NATO, Finlanda ka filluar ndërtimin e një gardhi në kuf...
Bota
14 Prill 2023, 20:28
A.B
Urim Hyseni dhe nena e tij
KOSOVË- Detaje makabër janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Kosovë ku Urim Hyseni vrau nënë...
Bota
14 Prill 2023, 20:23
a.l
Milorad Dodik Aleksandër Vuçiç
SERBI- Udhëheqësi i serbëve të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, k&eu...
Bota
14 Prill 2023, 20:16
a.l
Takimi në Bruksel
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti dhe Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç do të takohen më 2 maj n&e...
Bota
14 Prill 2023, 20:17
k.m.
Foto ilustruese
Edward P. Joseph, profesor në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, tha të premten se zbatimi i marrëveshjes s&eum...
Bota
14 Prill 2023, 20:06
a.l
Sofia Rodriguez
SHBA- Një histori e pazakontë po bëhet virale në rrjet, që mbase as ju nuk keni hasur të dëgjoni më...
Bota
14 Prill 2023, 20:07
k.m.
Jack Teixeira
BOSTON- Sipas të dhënave të gjykatës, faturat e paguara në një platformë të mediave sociale në i...
Bota
14 Prill 2023, 20:06
A.B
Urim Hyseni dhe nena e tij
KOSOVË- Urim Hyseni vrau ditën e sotme nënën e tij në Pejë. I riu vrau të ëmën me t...
Bota
14 Prill 2023, 19:50
k.m.
Charles Michel
BRUKSEL- Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka mohuar faturat "ekstravagante" të udhëtimit, pasi përdorimi...
Bota
14 Prill 2023, 19:22
a.l
Doktorët e rinj protestojnë në Angli
ANGLI- Dhjetëra mijëra mjekë praktikantë në Angli kanë hyr&eum...