Dita e 11-të e protestave/ Pritet mobilizim masiv në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit
10 Qershor, 16:58
...
Bota
Rriten tensionet në Lindjen e Mesme/ Trump kërcënon sërish: SHBA mund të rifillojë të shënjestrojë termocentralet dhe urat në Iran
Më herët, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Ali Bagai, theksoi se nuk mund të ketë armëpushim për sa kohë që SHBA godet objektivat iraniane.
10 Qershor 2026, 17:48Nga E.d
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se SHBA mund të rifillojë të shënjestrojë infrastrukturën në Iran, ndërsa bisedimet e paqes janë ende në pikpyetje. Deklarata e presidentit amerikan vjen vetëm një ditë pasi ai tha se një marrëveshje mes dy vendeve mund të arrihet në dy ose tre ditët në vijim, dhe se ngushtica e Hormuzit do të rihapet menjëherë pas përfundimit të negociatave.
"Unë mund të vazhdoj. Ata kishin një shans për të nënshkruar një marrëveshje dhe për të mbijetuar," tha Trump për Fox News.
Më herët, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Ali Bagai, theksoi se nuk mund të ketë armëpushim për sa kohë që SHBA godet objektivat iraniane. Mediat shkruajnë se sulmet amerikane në orët e para të së mërkurës zgjatën rreth katër orë, ndërsa një zyrtar amerikan raportoi se u goditën gati 20 objektiva iraniane./Dosja.al