LIVE UPDATES
Bota

Rritet numri i vetëvrasjeve te gratë nën sundimin taliban

Shabana, e cila ishte në të 20-at e saj, bëri vetëvrasje muajin e kaluar në vendlindjen e vet, Çarikar, kryeqyteti provincial i provincës veriore, Parvan. Ajo është në mesin e një numri në rritje të grave dhe vajzave të cilat e kanë vrarë veten në Afganistan, njërin nga vendet e pakta në botë kur ekspertët vlerësojnë se gratë vetëvriten më shumë se burrat.

17 Shtator 2023, 09:45 Nga a.l
Rritet numri i vetëvrasjeve te gratë nën sundimin taliban
Foto ilustruese

AFGANISTAN- Shabana e kishte një të ardhme të ndritur para vetes. Ajo po studionte për t’u bërë mjeke dhe po përgatitej për t’u martuar. Por, por asaj iu përmbys jeta kur talibanët e morën pushtetin në Afganistan në vitin 2021. Vendimi i grupit militant për t’ua ndaluar grave universitetin e detyroi atë t’i braktisë studimet. Pastaj, i dashuri i saj i cili jeton jashtë vendit, e prishi fejesën me të.

Shabana, e cila ishte në të 20-at e saj, bëri vetëvrasje muajin e kaluar në vendlindjen e vet, Çarikar, kryeqyteti provincial i provincës veriore, Parvan. Ajo është në mesin e një numri në rritje të grave dhe vajzave të cilat e kanë vrarë veten në Afganistan, njërin nga vendet e pakta në botë kur ekspertët vlerësojnë se gratë vetëvriten më shumë se burrat.

Ekspertët e kanë ndërlidhur rritjen e numrit të vetëvrasjeve te gratë në këtë vend me kufizimet e skajshme të sundimit taliban ndaj grave. Grupi islamist ua ka ndaluar grave arsimimin dhe shumicën e llojeve të punësimit, duke ua pamundësuar çfarëdo roli publik në shoqëri, si dhe ua ka kufizuar lëvizjet dhe mënyrën sesi duken.

Megjithëse nuk ka shifra zyrtare, profesionistët afganë të shëndetit mendor dhe organizatat e huaja kanë theksuar se ka rritje shqetësuese të vetëvrasjeve te gratë në dy vjetët e fundit.

“Sot, shumica e pacientëve që vuajnë nga shëndeti mendor në Afganistan janë gra dhe vajza”, tha Mujeeb Khpalwak, psikiatër në Kabul.

“Nëse i shikojmë gratë të cilat punonin apo studionin në të kaluarën, 90 për qind e tyre tani vuajnë nga problemet e shëndetit mendor. Ato përballen me pasiguri të jashtëzakonshme ekonomike, pasi e kanë humbur punën dhe janë në ankth për të ardhmen e vet”, shtoi ai.

Shumë gra afgane thonë se janë shndërruar në të burgosura virtuale në shtëpitë e veta, qëkur talibanët e morën pushtetin në dorë. Shumica dërrmuese e grave janë të papunësuara. Dhe shumica e tyre thonë se tani janë plotësisht të pashpresa.

Dhuna ndaj grave, ndërkohë, është rritur nën sundimin taliban. Militantët i kanë hequr programet e ndihmës ligjore dhe i kanë shfuqizuar gjykatat speciale të përcaktuara për ta luftuar dhunën kundër grave dhe vajzave.

Po ashtu, janë rritur edhe martesat e detyrueshme dhe të hershme të vajzave të mitura nëpër Afganistan. Prindërit po i martojnë vajzat adoleshente për t’i ikur detyrimit për t’i martuar ato me luftëtarët talibanë.

Maryam Saeedi, aktiviste afgane për të drejtat e grave, tha se disa gra e shohin vetëvrasjen si rrugëdalje të vetme për t’i ikur gjendjes së vështirë dhe halleve.

“Ato kryejnë vetëvrasje për t’iu dhënë fund telasheve të veta, që është rrezikshme”, tha ajo për Radio Azadi.

Maryam, banore e Kabulit, tha se motra e saj 16-vjeçare ka vuajtur nga depresioni i skajshëm qëkur talibanët ua ndaluan shkollën vajzave nga klasa e gjashtë.

“Motra ime ka vuajtur shumë nga shëndeti mendor. Është e vështirë për vajzat ta përballojnë heqjen e lirive”, shtoi ajo.

Regjimi taliban ka thënë se 360 njerëz bënë vetëvrasje në vend vitin e kaluar, pa dhënë ndonjë hollësi. Shifrat jozyrtare tregojnë se numri i vetëvrasjeve te gratë është rritur shumë që nga viti 2021, kur edhe ra qeveria afgane e mbështetur nga Perëndimi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë zbuloi më 2018 se rreth 2 milionë afganë – nga një popullsi prej 40 milionëve – vuanin nga stresi mendor.

“Këto shifra me gjasë janë shumë më të larta sot”, sipas një deklarate më 5 shtator të Aksionit Kundër Urisë, organizatës joqeveritare me bazë në Shtetet e Bashkuara.

Kjo organizatë shtoi se Afganistani po përballet me një “krizë të paparë të shëndetit mendor”. Khpalwak, psikiatër, tha se vendit i mungojnë burimet për ta adresuar atë që e cilësoi si pandemi të shëndetit mendor.

“Numri i pacientëve me telashe me shëndetin mendor po rritet shpejt, por nuk ka tretman të mjaftueshëm për ta. Psikiatret nuk mund të punojnë për shkak të kufizimeve në punën e tyre. Kriza në rritje e sipër e shëndetit mendor duhet të adresohet urgjentisht”, tha ai./REL

maryam saeedi

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët