17 Shtator 2023, 07:51
Nga a.l
Foto ilustruese
KOSOVË- Tre aksidente tragjike u raportuan brenda pak minutash mbrëmjen e djeshme në Kosovë, ku humbën jetën 5 persona dhe 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe mësohet se janë në gjendje të rëndë. Aksidentet kanë ndodhur në Graçanicë, Podujevë dhe Pejë.
Aksidenti i parë ka ndodhur rreth orës 16:30, në rrugën Llapnasellë-Graçanicë, ku një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur rëndë. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar rastin për mediat e Kosovës, ndërsa ka treguar se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy makina, të cilat kanë qenë në lëvizje.
“Sot rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Llapnasellë -Graqanicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona, një prej tyre nuk ka arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë Ahmeti.
Dy persona të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Podujevë, në afërsi të fshatit. Edhe këtë rast e ka konfirmuar Ahmeti, e cila bëri me dije se edhe një person ka mbetur i plagosur rëndë.
“Sot rreth orës 20:30 në rrugën që lidhë fshatin Sfeqël me fshatin Shajkovc të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Dy nga personat e lënduar nuk kanë arrit të përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe të njëjtit kanë vdekur. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.Me hetimin për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti, po merren hetuesit nga Njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti.
Një tjetër aksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Ozdrim të Pejës. Si pasojë e këtij aksidenti kanë vdekur dy persona, dhe është plagosur rëndë një tjetër, i cili është dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës. Lajmin për mediat e Kosovës e ka konfirmuar zëdhënësi i PK të Pejës, Driton Rugova, i cili ka treguar se poashtu shoferi i automjetit gjendet në stacionin Policor të Pejës.
“Policia është informuar për një askidnet trafiku në Ozdrim të Pejës. Të përfshira janë një veturë dhe tre këmbësorë. Dy janë të vdekur, këmbësori i tretë është dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës. Vozitësi i Automjetit është në stacion policor në Pejë” , ka deklaruar Rugova.
Lidhur me rastin ka folur edhe zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, i cili ka konfirmuar aksidentin tragjik. Policia ka nisur hetimet për shkaqet e 3 aksidenteve tragjike.
aksident ne kosove
Bota
17 Shtator 2023, 07:47
a.l
Foto ilustruese
INDI- Autoritetet në Indi po përpiqen të ndalojnë një shpërthim të rrallë të Nipah,...
Bota
17 Shtator 2023, 07:43
a.l
Tërmeti në Marok
MAROK- Ekipet e kërkim-shpëtimit në Marok për të nëntën ditë radhazi vazhdojn...
Bota
17 Shtator 2023, 07:38
a.l
Rexhep Taip Erdogan
TURQI- Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, ka kritikuar ashpër një raport nga Parlamenti Evropian n&...
Bota
16 Shtator 2023, 22:46
f.i
Mykhailo Fedorov
UKRAINË- Ministri i Transformimit Dixhital Mykhailo Fedorov, i cili ka luajtur një rol kyç në ndërtimin e ...
Bota
16 Shtator 2023, 22:15
f.i
foto ilustruese
LIBI- Të mbijetuar të përmbytjeve katastrofike që shkatërruan qytete të tëra në lindje të...
Bota
16 Shtator 2023, 22:06
f.i
foto ilustruese
BRUKSEL–Një zyrtar i lartë ushtarak i NATO-s paralajmëroi të shtunën se një rritje drastike e çm...
Bota
16 Shtator 2023, 20:47
f.i
foto ilustruese
EUROPË- Platforma e rrjetit social TikTok është gjobitur me 345 milionë euro për shkeljen e ligjeve të p...
Bota
16 Shtator 2023, 19:35
f.i
Joe Biden
SHBA-Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden shkon në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork jav&...
Bota
16 Shtator 2023, 19:26
f.i
foto ilustruese
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka njoftuar vendimin e Komisionit Evropian për të anuluar masat kufiz...
Bota
16 Shtator 2023, 18:38
f.i
pamje nga vendngjarja
ITALI- Një avioni i aeronautikës ushtarake italiane është rrëzuar në aeroportin Caselle të Pi...