LIVE UPDATES
Bota

Rritja e çmimit të municioneve pengesë për forcimin e sigurisë së NATO-s

NATO-ja ka bërë thirje për rritjen e prodhimit të mbrojtjes për të plotësuar kërkesat për armë dhe pajisje, gjë që është rritur pas agresionit të Rusisë mbi Ukrainën, pasi aleatët jo vetëm që po furnizojnë Kievin, por gjithashtu po plotësojnë nevojat e veta.

16 Shtator 2023, 22:06 Nga f.i
Rritja e çmimit të municioneve pengesë për forcimin e
foto ilustruese

BRUKSEL–Një zyrtar i lartë ushtarak i NATO-s paralajmëroi të shtunën se një rritje drastike e çmimeve të municioneve do të thotë se shpenzimet më të larta të mbrojtjes së aleatëve nuk përkthehen automatikisht në siguri më të madhe, ndërsa bëri thirrje për një qasje të re mbi bashkëpunimin për mbrojtjen.

“Çmimet për pajisjet dhe municionet po rriten. Aktualisht, po paguajmë gjithnjë e më shumë për të njëjtat pajisje”, tha të shtunën admirali holandez Rob Bauer, kryetar i komisionit ushtarak të NATO-s, pas një takimi në Oslo të shefave të mbrojtjes të aleancës. “Kjo do të thotë se ne nuk mund të sigurohemi që rritja e shpenzimeve të mbrojtjes do të sjellë në të vërtetë në më shumë siguri”.

Ai bëri thirrje për një qasje të re lidhur me bashkëpunimin publiko-privat në sektorin e mbrojtjes për të rritur kapacitetin e prodhimit.

“Stabiliteti afatgjatë duhet të mbizotërojë mbi fitimet afatshkurtra. Siç e kemi parë në Ukrainë, lufta ndikon për mbarë shoqërinë. Prandaj, parandalimi i luftës nëpërmjet përshtatshmërisë dhe parandalimit duhet të jetë gjithashtu një përpjekje për mbarë shoqërinë”.

NATO-ja ka bërë thirje për rritjen e prodhimit të mbrojtjes për të plotësuar kërkesat për armë dhe pajisje, gjë që është rritur pas agresionit të Rusisë mbi Ukrainën, pasi aleatët jo vetëm që po furnizojnë Kievin, por gjithashtu po plotësojnë nevojat e veta. Një shqetësim i madh ka qenë mungesa e predhave të artilerisë të tipit 155 milimetra, ndërsa Kievi është i detyruar të përdorë deri në 10,000 predha në ditë.

Në shkurt, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëroi se Kievi po harxhonte predha më shpejt sesa mund t’i prodhonte Perëndimi. Që nga ajo kohë, NATO-ja i ka rritur objektivat për rezervat e municioneve që duhet të mbajnë aleatët.

Madje, edhe para agresionit të Kremlinit mbi Kievin më 24 shkurt të vitit të kaluar, shumë vende të NATO-s nuk arritën të përmbushnin objektivat e aleancës për rezervat. Që atëherë, ritmi i dërgesave në Ukrainë ka zbrazur rezervat e shteteve perëndimore dhe ka ekspozuar të çara në efikasitetin, shpejtësinë dhe fuqinë punëtore në zinxhirët e furnizimit.

Marrë nga VOA

nato municionet ushtarake

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet