LIVE UPDATES
Bota

Rritja e kostove të qirave, dy universitete belge gjejnë zgjidhjen: Kazermat e xhandarmërisë në Bruksel kthehen në godina strehimi

Ish-godinat e policisë së Brukselit janë kthyer në apartamente dhe strehimore për studentët. Dy universite belge kanë gjetur zgjidhjen e dobishme në një kohë që janë rritur kostot e qirasë si dhe kërkesa për banesa.

19 Tetor 2024, 08:53 Nga M.B
Rritja e kostove të qirave, dy universitete belge gjejnë zgjidhjen:
Foto ilustruese

BRUKSEL- Kur në vitin 1906 në Bruksel,  në bulevardin "Générale Jacques” u ndërtuan 27 kazerma për xhandarmërinë, ku përgatiteshin dhe vepronin punonjësit policorë të kohës, muret e larta dhe rrethimi nuk lejonin askënd nga banorët e qytetit as të shihnin se çfarë ndodhte atyre brenda. Një shekull më vonë, pakkush do ta kishte menduar se në këto godina do të mund të jetoje apo të kaloje vitet e universitetit.

Rreth 56 mijë metër katrorë që dikur i shërbenin xhandarmërisë e më vonë policisë belge, kanë kaluar krejtësisht tek rezidentët dhe studentët e Brukselit, të cilët përballen në të shumtën e kohës me qira të shtrenjta ose me ‘luftën' e përditshme për gjetjen e një shtëpie.

Nga kazerma, në apartamente dhe konvikte

Të gjendur në këtë situatë dhe para ndryshimeve të shpejta sociale, ekonomike dhe mjedisore, rajoni i Brukselit mori nën administrim këtë pronë në vitin 2018. Por transformimi erdhi nga bashkëpunimi i dy universiteteve prestigjoze belge: "Université Libre de Bruxelles” dhe "Vrije Universiteit Brussel”, të cilët të mbështetur nga një grant prej rreth 12 milionë eurosh nga Fondi Europian për Zhvillimin Rajonal (EFRD), mundën që ta shndërrojnë kompleksin "Usquare” në një ndërthurje tepër të efektshme mes botës akademike dhe hapësirës urbane.

"Programi ka mbështetur nismat që kontribuojnë tek përmirësimi i ‘metabolizmit urban', në linjë me strategjinë e Bashkimit Europian mbi zhvillimin e qëndrueshëm urban”, thotë Quentin Richard, përfaqësues i EFRD-së.

Investimi kryesor i projektit u përmbyll në shkurtin e këtij viti, por në kompleks punohet ende dhe banorët e rinj do të "pushtojnë” apartamentet aq shumë të dëshiruara. 70% e familjeve që do të strehohen në këtë kompleks do të përfitojnë nga shërbimi i banesave sociale dhe 30% do të mund të marrin me qira mjediset e tjera. Ndërsa rreth 460 dhoma janë planifikuar për studentët.

Bruno Allardin, urbanist dhe arkitekt, drejtuesi i projektit nga Koorporata e Zhvillimit Urban, shpjegon se "Usquare” shërben si kompleks banesash sociale dhe apartamentesh, qendër edukimi dhe qendër kërkimore për autizmin, sipërmarrjen dhe inovacionin, krahas hapësirës akademike. "Usquare po i risjell gjallërinë dhe ngrohtësinë kësaj lagjeje. Ai përmirësoi sitet e trashëgimisë si dhe forcoi strategjinë e energjisë qarkulluese” – shprehet Allardin.

"Kemi ricikluar tullat, dritaret, dyert... Pjesa më e madhe është riciklim”, thotë gjeografi Benjamin Wayens, njëkohësisht koordinatori shkencor për "Usquare” nga "Université Libre de Bruxelles”, i cili thekson se e gjithë kjo punë ka marrë kohë dhe nuk është përmbyllur ende, pikërisht se "është dashur më shumë kohë dhe mund për të ricikluar se sa do të duhej për të shembur muret dhe për t'ia nisur nga e para”. Gjithashtu, përshtatja me ndryshimet klimatike ka bërë që transformimi të përfshijë edhe vendosjen e paneleve diellore, sistemin qëndror ftohës dhe një rrjet të ri për ngrohje.

Biznese që ndihmojnë fermerët

Francois Viellevoye ishte pjesë e një rrjeti produktesh organike, para se të hapte biznesin e saj plot ngjyra dhe aromëra të mrekullueshme të stinës së vjeshtës në kompleksin e "Usquare”. Asaj nuk i pëlqente që supermarketet e mëdha "mbysnin” prodhuesit lokale të pakicës. Dhe një ditë, teksa e gjithë bota përballej me pandeminë dhe izolimin, ajo vendosi që të ideonte e një vit më pas të hapte biznesin e saj të vogël "Pedaló” në Bruksel dhe t'u vinte në ndihmë fermerëve të zonave përreth. Ish-barrakat e xhandarmërisë iu dukën vendi ideal për t'ia nisur nga e para.

"Ideja fillestare ishte të paturit e një zgjedhjeje tjetër, përveç supermarketeve të mëdha, dhe të paturit e frutave dhe perimeve të freskëta direkt nga prodhuesit. Ne nuk e negociojmë çmimin me ta, sepse nuk duam që t'u krijojmë atyre presion dhe duam që ata të marrin mbrapsht mundin”, thotë Francoise.

Ajo është vetëm një nga sipërmarrësit e vegjël që po luan një rol thelbësor në transformimin e kësaj qendre të re urbane. Pak metra më tutje, punëtorët po bëjnë gati një treg tjetër që do të plotësojë nevojat e rezidentëve të rinj, i cili po ngrihet pikërisht aty ku një shekuj më parë ishte arena e stërvitjes së kuajve të xhandarmërisë.

Sepse ashtu si ruajtja e trashëgimisë dhe ekonomia qarkulluese, ushqimi i qëndrueshëm dhe pakësimi i mbetjeve ushqimore është një tjetër ambicie e shëndetshme e kompleksit më të ri të Brukselit./ DW

bruksel

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet