LIVE UPDATES
Bota

Rrjetet islamiste në Gjermani, kush janë "Muslim Interaktiv"?

Shumë u habitën nga marshimi i këtij grupimi. Edhe sociologja, Necla Kelek, që drejton shoqatën e islamit laik në Hamburg. Së bashku me shoqata të tjera ajo organizoi një kundërdemonstratë. "Ne ishim po ashtu të habitur nga demonstrimi i "Muslim Interaktiv", tha ajo për D". "Para së gjithash kjo është një organizatë që organizohet sidomos përmes mediave sociale, si TikTok. Kjo e bën edhe më të rrezikshme. Në një xhami mund të shkosh dhe të informohesh."

13 Maj 2024, 08:35 Nga N.F
Rrjetet islamiste në Gjermani, kush janë "Muslim
Muslim Interaktiv

GJERMANI- Kur përkrahësit e një grupimi islamist "Muslim Interaktiv" lëshuan thirrje për Kalifatin, reagimet në Gjermani ishin të mëdha. Ata sërish protestuan në fundjavë, por pa incidente. Kush është grupimi "Muslim Interaktiv"?

Ishin rreth 1000 vetë që protestuan në fund të prillit në Hamburg të thirrur nga grupimi "Muslim Interaktiv". Gjatë demonstratës u dëgjuan thirrjet "Kalifati është zgjidhja" dhe "Gjermania - diktaturë vlerash". Reagimet ishin në Gjermani të forta, madje u kërkua edhe ndalimi i këtij grupimi. Të shtunën sërish pati protesta të këtij grupimi në Hamburg, por sipas njoftimeve të policisë të dielën (12.05.), në tubimin e zhvilluar me rregulla të forta, nuk pati shkelje të tyre.

Shumë u habitën nga marshimi i këtij grupimi. Edhe sociologja, Necla Kelek, që drejton shoqatën e islamit laik në Hamburg. Së bashku me shoqata të tjera ajo organizoi një kundërdemonstratë. "Ne ishim po ashtu të habitur nga demonstrimi i "Muslim Interaktiv", tha ajo për D". "Para së gjithash kjo është një organizatë që organizohet sidomos përmes mediave sociale, si TikTok. Kjo e bën edhe më të rrezikshme. Në një xhami mund të shkosh dhe të informohesh."

"Muslim Interaktiv" ndiqet me vëmendje nga autoritetet gjermane, madje përmendet në një raport të shërbimit të Mbrojtjes Kushteutuese të landit. I themeluar në vitin 2020 ky grupim e rendit veten të afërt me organizatën Hizb ut-Tahrir (HuT), që në vitin 2003 u ndalua, sepse mbështeste përdorimin e dhunës dhe kishte bërë thirrje për vrasjen e hebrenjve. Tek organizatat që konsiderohen si degë të HuT është edhe "Generation Islam" dhe "Realität Islam".

"E sigurtë si ekstremiste"

"Muslim Interaktiv" konsiderohet nga autoritetet si "e sigurtë ekstremiste". Kjo lidhet edhe me atë që grupimi kërkon një kalifat në mbarë botën dhe me këtë refuzon demokracinë dhe rendin kushtetues të shtetit ligjor në Gjermani. "Ky është në thelb një program politik, që shpërndahet këtu dhe madje mbi bazën e islamit dhe Sharias. Kjo, e formuluar në formë neutrale, është një lëvizje politike revolucionare, që kërkon riformësim themelor të rendit aktual, jo vetëm në botën islamike, por në të gjithë botën", shpjegon Andreas Jacobs, drejtues i sektorit për unitetin shoqëror në fondacionin Konrad-Adenauer.

Ndryshe nga lëvizjet e tjera islamiste, si salafistët, në këtë grupim nuk janë parësore rregullat konkrete të zbatimit të islamit. "Aty diskutohen më pak çështje që lidhen me stilin e jetesës, si a mund të preket një grua apo gjëra të tilla", thekson Andreas Jacobs. Për ekspertin "Muslim Interaktiv" është një grupim si "kult rinor identitar", në analogji me lëvizjet ekstremiste të djathta identitare, si ata të "Qytetarëve të Rajhut".

Inskenim në mediat sociale

Një vështrim në paraqitjen sociale të MI e bën të qartë: Më shumë se 20.000 ndjekës ka ky grupim në TikTok. Videot janë të bëra në mënyrë profesionale, personat e njohur të tyre inskenojnë veten në mënyrë moderne dhe janë elokuentë. Ka edhe sondazhe në rrugë për të krijuar përshtypjen e afërsisë me komunitetin mysliman. Dhe mesazhet që ky grupim përcjell duket se gjejnë përkrahës. Në një portal online të "t-online", një mësues raporton në mënyrë anonime, se personat drejtues të Muslim Interaktiv shikohen si yje të muzikës dhe nxënësit e tij shkojnë tek demonstratat e tyre për të takuar "idhujt" e tyre.

Shpesh ky grupim prek edhe debatet shoqërore: si përndjekjen e uigurëve në Kinë, djegien e kuranit në Suedi, debatet për shaminë e kokës në Gjermani. Gjithmonë ai i prezanton myslimanët si të diskriminuar dhe të përjashtuar. Sidomos pas sulmit terrorist të Hamasit kundër Izraelit, dhe fillimit të luftës në Gaza e protestave kudo në botë. Gjuha e përdorur nga "Muslim Interaktiv" dhe grupime të tjera është bërë shumë e drejtpërdrejtë tani, tha për DW, Navid Wali, punonjës pedagogjik në organizatën joqeveritare, Violence Prevention Network."Muslim Interaktiv përdor edhe inluencer të njohur që i ndajnë përmbajtjet e tyre pa e vrarë mendjen dhe thonë me këtë, e shikoni, ne myslimanët tani duhet të bashkohemi, për të vepruar kundër armiqësisë ndaj islamit. Kjo është strategjia që përdorin ata për të tërhequr dhe për të bërë për vete të tjerët."

Për Wali, "Muslim Interaktiv" përdor përmbajtje vetëm në gjermanisht, të shkurtra. Grupimi i drejtohet studentëve por edhe akademikëve, pasi qëllimi nuk është fitimi i përkrahësve, por popullariteti.

Ndalim-po apo jo?

Nga ana strategjike nuk është edhe aq mençuri që "Muslim Interaktiv", sërish doli në rrugë duke provokuar kërkesa të reja për ndalimin e grupimit, mendojnë ekspertët Jacobs dhe Wali. "Por nga ana juridike ky grupim është i përgatitur." Në demonstrata të reja nuk ka për të pasur ekstremizma, sepse ata duan vëmendje, mendon eksperti. Mënyra si vepron juridikisht "Muslim Interaktiv" e bën të vështirë ndalimin. Ashtu si edhe organizata të tjera identitare ekstremiste të djathta, ata e dinë kuadrin brenda të cilit duhet të lëvizin. Kërkesa për kalifatin, për sa kohë që kjo është vetëm teorikisht e shprehur nuk është e ndaluar në Gjermani.

Navid Wali është i mendimit se ndalimi ushqen pikërisht narrativin e viktimës që do të përhapë "Muslim Interaktiv". "Ne duhet me gjasë pastaj të shpjegojmë me të rinjtë, se nuk bëhet fjalë për të ndaluar jetën myslimane. Do të ishte më mirë në vend të ndalimit, të rinjve t'u tregoheshin alternativa se ç'pamje mund të ketë jeta myslimane në Gjermani." Kurse studiuesi, Andreas Jacobs kritikon se ka pak njohuri mbi organizatën dhe ende nuk ka studim të thelluar për të.

Marrë nga DW

 

muslim interaktiv grup islamik

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën