13 Maj 2024, 08:24
Nga N.F
Siljanovska-Davkova
MAQEDONI E VERIUT- Pas vitesh grindjeje me Greqinë u zgjidh konflikti për emrin e ri, Maqedoni e Veriut, pas ujdisë. Por presidentja e re e vendit, Siljanovska-Davkova duket se po e rihap grindjen duke përdorur emrin e vjetër. Reagon BE.
Presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, me betimin e saj në parlament të dielën rindezi një debat të vjetër. Në vend të "Maqedoni e Veriut", siç është emri i ri i vendit pas ujdisë me Greqinë, ajo përdori emrin "Maqedoni".
Ambasadorja greke në vend, Sophia Philippidou në shenjë proteste u largua nga salla. Edhe Ministria e Jashtme në Athinë reagoi duke deklaruar më vonë, se qëndrimi i presidentes së re të vendit rrezikon marrëdhëniet bilaterale dhe rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen kërkoi nga vendi të respektojë marrëveshjet e arritura, nëse do të mbetet në rrugën e anëtarësimit në BE.
Fituesit e rinj të zgjedhjeve duan të përdorin emrin e vjetër
Gordana Siljanovska-Davkova fitoi qartësisht të mërkurën zgjedhjet presidenciale si kandidate e partisë nacionaliste, VMRO-DPMNE kundrejt kandidatit socialdemokrat atëherë në detyrë, Stevo Pendarovski. Në zgjedhjet parlamentare VMRO u zgjodh po ashtu forca më e fuqishme parlamentare, e me gjasë kreu i partisë, Hristijan Mickoski do të formojë qeverinë e re. Si presidentja e re, Gordana Siljanovska-Davkova edhe politikanë të VMRO kishin bërë të ditur në zgjedhje, se nuk do të përdornin më emrin e ri zyrtar të vendit por atë të dikurshmin Maqedoni.
Maqedonia e Veriut ka qenë kandidate anëtarësimi në BE që nga viti 2005. Por fillimi i bisedimeve të anëtarësimit u shty për shkak të konfliktit të emrit me Greqinë. Në vitin 2027 socialdemokratët qeverisës arritën një marrëveshje me Greqinë për ndryshimin e emrit, që në vitin 2019 edhe u zbatua. Athina këmbënguli për ndryshimin e emrit Maqedoni, pasi një rajon në veri të Greqisë mban po këtë emër. Ndryshimi i emrit në Maqedoni e Veriut solli edhe anëtarësimin e vendit në NATO dhe me këtë edhe hapjen e rrugës për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit.
Marrë nga DW
siljanovska-davkova maqedoni e veriut greqia
Bota
13 Maj 2024, 08:11
M.B
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidenti turk Tajip Erdogan
TURQIA- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis do të vizitojë Turqinë...
Bota
13 Maj 2024, 08:11
B.Z
Ursula von der Leyen
Maqedoni e Veriut - Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar pas deklaratës së presidentes së...
Bota
13 Maj 2024, 08:02
N.F
Davkova dhe Mitsotakis
GREQI- Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka reaguar ditën e sotme në lidhje me betimin e presidentes së re t&eum...
Bota
13 Maj 2024, 08:02
M.B
Emmanuel Macron
PARIS- Ngjarja e këtij viti "Zgjidh Francën", një samit vjetor që synon tërheqjen e investimeve të huaja n&eu...
Bota
13 Maj 2024, 07:42
M.B
Protesta
GJEORGJIA- Kur filluan protestat në kryeqytetin e Gjeorgjisë kundër projektligjit të vendit për “agjentët...
Bota
13 Maj 2024, 07:25
N.F
Olena Zelenska
SERBI- Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, dhe ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, e nisën të diel&eum...
Bota
12 Maj 2024, 22:46
E. D
foto ilustruese
GAZA- Mohammed Tahir, një kirurg ortopedik nga Londra, mjek vullnetar u shpreh për Al jazeera-n se është e tmerrshme t&...
Bota
12 Maj 2024, 22:45
N.F
Foto ilustruese
VATIKAN- Punonjësit e Muzeut historik të Vatikanit janë ankuar se kushtet e tyre të punës janë problemat...
Bota
12 Maj 2024, 22:32
E. D
pamje nga vendngjarja
VARSHAVË- Një zjarr masiv ka shpërthyer të shtunën mbrëma në një qendër tregtare në...
Bota
12 Maj 2024, 22:19
N.F
Gordana Silanovska-Davkova
GREQI- Betimi i presidentes së re të Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova ka marrë v&e...