LIVE UPDATES
Bota

Rubin: Ka njerëz në Rusi që nuk duan ta shohin Maqedoninë e Veriut në BE

Për rreziqet nga dezinformatat ruse ka folur edhe Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.

11 Prill 2023, 22:25 Nga k.m.
Rubin: Ka njerëz në Rusi që nuk duan ta shohin Maqedoninë e
James Rubin dhe Dimitar Kovaçevski

Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, James Rubin, u ka thënë të martën krerëve institucionalë në Maqedoni të Veriut se duhet të punojnë me vendosmëri në parandalimin e përhapjes së dezinformatave. Ai është takuar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi dhe Ministren e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovka, me të cilët ka diskutuar për dezinformat ruse dhe kineze dhe ndikimin e tyre ndaj gjendjes së sigurisë.

“Është e qartë se burimi kryesor i kërcënimit në këtë pjesë të botës është dezinformata e gjeneruar nga Rusia...presidenti (rus, Vladimir) Putin mendoi se mund të pushtonte Ukrainën dhe të ndante Evropën, por ai dështoi. Por kjo nuk do të thotë se Rusia nuk vazhdon të përhapë ‘helmin’ e dezinformimit dhe ndarjes,”- ka thënë Rubin.

Duke folur për Rusinë, Rubin ka thënë se është i sigurt se në Kremlin ka njerëz që nuk duan që Maqedonia e Veriut të përparojë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

“Jam i sigurt se ka njerëz në rajon, dhe në Kremlin, që nuk duan përparim në procesin që do t'i lejojë Maqedonisë së Veriut të ecë përpara drejt BE-së. Unë jam i sigurt se ata janë ulur diku duke menduar se çfarë të bëjnë për ta bërë atë një problem dhe gjithçka që mund të them është se Qeveria këtu do të punojë me ne për të krijuar një qasje më të gjerë shoqërore për trajtimin e dezinformimit, si institucionet, ligjet, standardet, e tjera”.

Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, ka thënë se Maqedonia e Veriut ka ndërmarrë masa për t'u përballur me efektet e dëmshme të dezinformatave që, sipas tij, kanë për qëllim të fusin frikë dhe pasiguri në popullatë, për të minuar demokracitë e tyre dhe në mënyrë të pandershme, manipuluese, në dëm të interesit publik dhe mirëqenies së qytetarëve, për të përhapur ndikime te të tretët.

“Qeveria qëndron e vendosur në luftën kundër dezinformimit dhe po krijon vazhdimisht partneritet në këtë betejë globale, me partnerë strategjikë, me shërbime të pavarura të verifikimit të fakteve, me institucionet vendase, me organizatat mediatike dhe me median. Vetëm me qasje të përbashkët dhe gjithëpërfshirëse të të gjitha palëve të interesit në shoqëri do të mund të përballemi me veprimet e dëmshme të dezinformatave,”- ka deklarauar kryeministri Kovaçevski.

Për rreziqet nga dezinformatat ruse ka folur edhe Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.

“Kërcënimet hibride, duke përfshirë dezinformimin, synojnë të ulin elasticitetin tonë shoqëror dhe të shkaktojnë ndarje të brendshme dhe mosbesim të qytetarëve tek institucionet dhe efikasiteti i tyre. Prandaj duhet të kemi një qasje të përbashkët që bashkon përpjekjet e të gjithë aktorëve të shoqërisë në përballimin e kësaj sfide”, ka thënë Petrovska./REL

james rubin dimitar kovacevski

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet