LIVE UPDATES
Bota

Korrupsioni dhe klima e biznesit, VOA: 5 Dhoma Tregtie kërkojnë reformim

Dhoma Amerikane e Tregtisë (AmCham), Dhoma Gjermane e Tregtisë (DIHA), Dhoma Italiane e Tregtisë, Dhoma Franceze e Tregtisë dhe Confindustria Albania publikuan të martën një deklaratë të përbashkët, ku theksojnë se mjedisi aktual i biznesit në Shqipëri ka nevojë për përmirësime të konsiderueshme.

11 Prill 2023, 21:41 Nga k.m.
Korrupsioni dhe klima e biznesit, VOA: 5 Dhoma Tregtie kërkojnë
Foto ilustruese

Në Tiranë, pesë Dhoma Tregtie, perëndimore dhe vendase shprehën sot shqetësimin e tyre për klimën aktuale të biznesit, duke e cilësuar atë si “joefektive, dhe si një ndër sfidat kryesore të sipërmarrjes”. Dhoma Amerikane, Gjermane, Franceze, Italiane si dhe Konfindustria shqiptare kërkojnë strategji zhvillimi mbi investimet në Shqipëri për të nxitur punësimin, luftë kundër korrupsionit, besueshmëri në prokurimet publike dhe dialog me grupet e interesit.

Dhoma Amerikane e Tregtisë (AmCham), Dhoma Gjermane e Tregtisë (DIHA), Dhoma Italiane e Tregtisë, Dhoma Franceze e Tregtisë dhe Confindustria Albania publikuan të martën një deklaratë të përbashkët, ku theksojnë se mjedisi aktual i biznesit në Shqipëri ka nevojë për përmirësime të konsiderueshme.

Ato i bënë thirrje Kuvendit, qeverisë dhe agjencive të tjera publike që të angazhohen me reforma gjithëpërfshirëse në ekonomi dhe investime. Drejtuesja e revistës ekonomike Monitor, Ornela Liperi, thotë se deklarata e përbashkët është një kambanë alarmi mbi problemet e vërteta të ekonomisë, që fakti që kaq shumë dhoma tregtie janë bërë bashkë për të renditur pengesat njëzëri tregon se situata shumë shqetësuese.

Por, sipas saj, ka një kontrast të thellë mbi mënyrën si e shohin ekonominë investitorët e huaj, - si një ekonomi me rritje të paqëndrueshme - dhe mënyrës se si e sheh qeveria, e cila mbahet pas disa shifrave për rritje ekonomike, që vjen nga ndërtimet dhe pasuritë e paluajtshme.

“Ne kemi një ekonomi që në fasadë të gënjen, sepse duket sikur po rritet, por nga brenda është që, për të mos thënë e kalbur, është një ekonomi primitive, e vjetëruar, ekonomi që nuk prodhon mirëqenie. Ka shifra rritje, por nuk sjell mirëqenie. Sa kohë që ne nuk i shohim gjërat nga A-ja, duke bërë reforma strukturore në ekonomi, sa kohë që ne nuk shohim të dënohet korrupsioni, situata do të vazhdojë po njësoj”, thotë Liperi.

Dhomat e Tregtisë me anëtarësi biznesesh të lidhura me SHBA-të, Gjermaninë, Italinë dhe Francën kërkuan “miratimin e një strategjie investimi për të reduktuar ndjeshëm pengesat burokratike”, një sistem për lëshimin e lejeve si dhe nxitjen e projekteve të bazuar mbi shumën e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Ato kërkuan zbatimin e një pakete për luftën kundër korrupsionit, me masa kundër ryshfetit sipas standardeve të OECD-së dhe me transparencë të agjencive publike.

“Kjo do të rriste ndjeshëm besimin e komunitetit të biznesit në përgjithësi dhe veçanërisht të kompanive të huaja që investojnë në Shqipëri”, theksohet në deklaratë.

Drejtuesi i Qendrës për Kërkime Ekonomike, Zef Preçi, thotë se klima e biznesit në vend është përkeqësuar gjatë dekadës së fundit dhe kjo pranohet gjerësisht nga ekspertët e ekonomisë, sidomos në pjesën që lidhet me korrupsionin, me institucionet, me ligjet, me rregullimin e tregjeve dhe garantimin e konkurrencës. Korrupsioni mbetet, sipas tij, emëruesi i përbashkët i deklaratës së pesë Dhomave të Tregtisë, sepse ai ka arritur në kapjen e shumë niveleve të shtetit.

“Nuk flasim më për korrupsion të policit, të mjekut, të mësuesit, që kanë përhapur në të shkuarën e afërt, por tani flasim për ligje që hartohen për individë dhe kompani, për penetrim në infrastrukturën publike të krimit të organizuar dhe kapitale me origjinë kriminalitetin. Flasim tani për para të pista në ndërtime, në lojërat e fatit e ndoshta në sistemin banker. Këto veprime ngrejnë pikëpyetje shumë të mëdha për ardhmërinë mbi normalitetin ekonomik dhe demokratik të vendit”, thotë Preçi.

Midis kërkesave prej pesë Dhomave të Tregtisë renditet edhe nevoja për një reformë që të rritet besueshmëria dhe rezultatet e prokurimeve publike.

“Duhen miratuar Standardet e të Dhënave të Hapura të Kontraktimit (Open Contracting Data Standards) në proceset e prokurimeve, duke eliminuar “përjashtimet e veçanta” nga prokurimi i fondeve publike”, thuhet në deklaratën e tyre të përbashkët.

Krahas transparencës me gazetarët dhe shoqërinë civile mbi procesin e prokurimeve, ata kërkuan konsultime publike me qytetarët dhe grupet e interesit gjatë zbatimit të ligjeve dhe vendimeve të qeverisë. Ekspertët pohojnë se Shqipëria vazhdon të jetë vendi më i varfër në Europë, me pagën mesatare më të ultën në Europë, por qeveria nuk reflekton ndaj vështirësive të biznesit, nuk e merr seriozisht situatën, justifikohet pas disa shifrave, që nuk sjellin nuk mirëqenie të vërtetë, duke propozuar zgjidhje sipërfaqësore, dhe duke nënvlerësuar largimin masiv të forcës punëtore, një shqetësim i madh për të gjithë.

Liperi e revistës Monitor thotë se Shqipëria po ndjek modelin e zhvillimit rastësor të ekonomisë, me korrupsion të lartë dhe kjo ka sjellë gjendjen aktuale problematike.

“Çështjet e ngritura dihen nga të gjithë. Dihet shumë mirë që prej shumë vitesh Shqipëria ka nevojë për një model të ri të ekonomisë. Dihet se avantazhi konkurrues nuk mund të jenë më kostoja e ulët e fuqisë punëtore. Dihet që korrupsioni është shumë i lartë. Dihet që ne duhet të tërheqim investime të huaja me vlerë të shtuar. Dihen të gjitha, por nuk bëhen, sepse ka një mungesë vullneti nga qeveria, apo ka një vetëkënaqje nga ato shifra rritje, që janë vetëm një lustër e asaj që ndodh realisht në ekonominë shqiptare”, thotë Liperi.

Dhomat e Tregtisë kërkuan goditjen e informalitetit në ekonomi, mosndryshimin e ligjeve tatimore në periudha më pak se 4 vjet, si dhe modernizimin e sistemit të taksave sipas standardeve ndërkombëtare.

“Kjo reformë do të krijojë një regjim taksimi më të parashikueshëm dhe më të qëndrueshëm, për të tërhequr investimet e huaja dhe ato vendase”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Dhomave.

Organizatat e sipërmarrjeve propozuan që një Këshill i ri Ekonomik Kombëtar të mbështesë investimet e huaja të drejtpërdrejta, duke shërbyer si platformë për dialog dhe bashkëpunim midis sektorëve publik dhe privat, për nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe për krijimin e një klime më të favorshme investimesh.

“Këto reforma të propozuara do të krijojnë një mjedis biznesi më të favorshëm në Shqipëri, do të tërheqin investime të huaja të drejtpërdrejta dhe do të lehtësojnë tranzicionin e Shqipërisë në BE dhe tregjet ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Dhomave të Tregtisë. Preçi thotë se shqetësimet e qarqeve të biznesit lidhen me mungesën e strategjive zhvillimore, si dhe moszbatimi i atyre strategjive që janë hartuar me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare.

Goditjen më të madhe, sipas tij, e ka marrë konkurrueshmëria, e cila ka rënë në nivele shqetësuese. Po ashtu, rritja e borxhit e fokusuar tek kontratat PPP, shton zoti Preçi, ka ndikuar në faktin që vendi është më pak tërheqës për investime, sepse po largohen investitorë me origjinë nga vendet e europiane dhe perëndimore dhe ata po zëvendësohen me kompani nga Turqia, Kina dhe vendet arabe.

“Për një numër arsyesh kryesisht të brendshme, qeverisja ka notuar në tehun midis ligjshmërisë dhe paligjshmërisë dhe tani në janë në rendin e ditës problemet që kanë të bëjnë me strategjitë e zhvillimit, me respektimin e kuadrit ligjor sa i takon pronës, me nevojën për një luftë efikase kundër korrupsionit, si dhe me një dialog të vërtetë dhe jo fals me komunitetin e biznesit”, thotë Preçi.

Raportet ndërkombëtare e përmendin korrupsionin në Shqipëri si një dukuri e vazhdueshme në të gjitha degët dhe nivelet e qeverisjes, përfshirë edhe prokurimet publike si dhe partneritetet publike - private. Përfaqësuesit e qeverisë pohojnë se përgjegjësia e zyrtarëve të akuzuar për korrupsion është individuale para gjykatës, dhe se lufta kundër korrupsionit po jep rezultatet e para pas reformës në sistemin e drejtësisë, prej të cilit kanë pritshmëri të larta qytetarët dhe institucionet vendase e ndërkombëtare./VOA

tirane

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit