LIVE UPDATES
Bota

Macron kërkoi që Evropa të krijojë ‘pol të tretë’ në arenën globale, SHBA: Aleanca jonë me Francën mbetet e fortë

Vizita e parë e këtillë në 23 vjet vjen pasi Macron shkaktoi polemika kur deklaroi se nuk është në interes të Evropës përshpejtimi i konfliktit në Tajvan dhe se Evropa duhet të bëhet një “pol i tretë”, i pavarur si nga Uashingtoni, ashtu edhe nga Pekini.

11 Prill 2023, 20:00 Nga k.m.
Macron kërkoi që Evropa të krijojë ‘pol të
Foto ilustruese

Presidenti francez Emmanuel Macron shkoi sot në Holandë, pas vizitës tre-ditore në Kinë javën e kaluar, gjatë së cilës foli për nevojën që Evropa të krijojë një pol të tretë, të pavarur nga Uashingtoni dhe Kina. Ndërsa deklarata e tij u prit me kritika nga të dyja anët e Atlantikut, zëdhënësi i Këshillit amerikan të Sigurisë Kombëtare theksoi të hënën bashkëpunimin e shkëlqyer mes Shteteve të Bashkuara dhe Francës për të garantuar sigurinë e të dy popujve.

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij Brigitte u mirëpritën nga Mbreti Willem-Alexander dhe Mbretëresha Maxima në pallatin mbretëror në Amsterdam, ndërsa filluan të martën një vizitë dy ditore në Holandë.

Vizita e parë e këtillë në 23 vjet vjen pasi Macron shkaktoi polemika kur deklaroi se nuk është në interes të Evropës përshpejtimi i konfliktit në Tajvan dhe se Evropa duhet të bëhet një “pol i tretë”, i pavarur si nga Uashingtoni, ashtu edhe nga Pekini.

Faktorët politikë në të dy anët e Atlantikut kritikuan pozicionin e presidentit francez se i bën lëshime Kinës pikërisht në momentin kur ajo po zhvillon manovra ushtarake përreth Tajvanit. I pyetur të hënën gjatë konferencës për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, këmbënguli se Shtetet e Bashkuara dhe Franca kanë një bashkëpunim të shkëlqyer dypalësh.

“Sërish, do ja lë Presidentit Macron që të flasë për komentet e tij. Ne kemi besim tek aleanca e fortë dhe tek miqësia e fortë që ekziston mes dy vendeve tona dhe faktin se po bashkëpunojmë në mbarë botën me Francën, qoftë siç përmenda për rajonin Indo-Paqësor, patjetër për Ukrainën, në Afrikë, në Sahel, duke u marrë me kërcënimet terroriste atje. Pra ka shumë bashkëpunim të shkëlqyer mes Shteteve të Bashkuara dhe Francës. Jemi të përqëndruar tek kjo. Jemi të përqëndruar që së bashku të përmbushim detyrimet për sigurinë kombëtare të dy popujve tanë”, tha Kirby.

Gjatë vizitës së tij tre ditore në Kinë, Macron dha një intervistë për gazetën franceze Les Echos dhe për faqen Politico, gjatë së cilës tha për Tajvanin se “gjëja më e keqe do të ishte që ne evropianët të bëheshim ndjekës për këtë çështje dhe t’i përshtateshim ritmit amerikan apo reagimit të tepruar kinez”.

Manovrat ushtarake kineze përreth Tajvanit filluan të shtunën në përgjigje të takimit të Presidentes tajvaneze Tsai në Shtetet e Bashkuara me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësueve, Kevin McCarthy. Ushtria e Tajvanit tha se Kina dërgoi dhjetëra avionë luftarakë dhe 11 luftanije.

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë shpesh se Shtetet e Bashkuara do ta mbronin Tajvanin ushtarakisht nëse Kina do ta sulmonte atë, megjithëse Uashingtoni ka konfirmuar se politika e tij e “Një Kine” të vetme nuk ka ndryshuar. Politika e "Një Kine", pranon se Pekini e konsideron Tajvanin si pjesë të Kinës. Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë statusin e Tajvanit të pazgjidhur dhe dërgojnë ndihma ushtarake në ishullin e vetëqeverisur për ta ndihmuar atë të mbrohet./ VOA

emmanuel macron

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet