LIVE UPDATES
Bota

Rusia e akuzoi për mercenarë në Ukrainë, Sveçla: Nuk kemi asnjë të dhënë që shqiptarë të Kosovës luftojnë atje

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë publikoi një listë me numrin e pretenduar të mercenarëve nga shtete të ndryshme të botës dhe Kosovën e renditi në vendin e nëntë.

20 Korrik 2022, 14:05 Nga d.a.
Rusia e akuzoi për mercenarë në Ukrainë, Sveçla: Nuk
Foto ilustruese

Rusia pretendon se prej 24 shkurtit, kur ka nisur sulmet në shkallë të gjerë në Ukrainë, e deri më 17 qershor, kësaj lufte i janë bashkuar edhe 156 mercenarë nga Kosova.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë publikoi një listë me numrin e pretenduar të mercenarëve nga shtete të ndryshme të botës dhe Kosovën e renditi në vendin e nëntë.

Aty, po ashtu, pretendohet se Rusia ka eliminuar 61 mercenarë nga Kosova, ndërsa për 60 të tjerë thuhet se janë larguar. Aktualisht, sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, 35 shtetas të Kosovës mbeten pjesë e luftës në Ukrainë. Përfaqësues të institucioneve të Kosovës thonë se nuk kanë të dhëna për këto pretendime.

“Ne nuk kemi asnjë informacion për asnjë qytetar të Republikës së Kosovës që është pjesë e luftës në Ukrainë, e për më pak se paskemi edhe viktima në mesin e tyre, ashtu siç paskan deklaruar agjencitë e [presidentit rus, Vladimir] Putinit”, tha ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Ai shtoi se të gjitha pretendimet e Rusisë, në raport me Kosovën, janë propagandë.

“... me qëllim që të arsyetojë agresionin e saj të padrejtë dhe të paprovokuar në Ukrainë, por edhe t’i mobilizojë radhët e veta dhe mbështetësit e saj kundër vendeve demokratike, liridashëse, ndër të cilat është edhe Republika e Kosovës”, tha Sveçla.


Kosova, për më tepër, ka në fuqi Ligjin për Ndalimin e Bashkimit në Konflikte të Armatosura Jashtë Territorit të Vendit. Me këtë ligj, çdo qytetar i Kosovës që i bashkohet ndonjë konflikti të armatosur jashtë vendit, mund të përballet me dënim me burgim nga 5 deri në 15 vjet.

“Ky ligj vazhdon të jetë në fuqi, prandaj është edhe një ndalesë për cilindo që mendon të bëhet pjesë e luftërave”, tha Sveçla.

Në muajin shkurt, pak ditë para se Rusia të niste pushtimin e Ukrainës në shkallë të gjerë, ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka deklaruar se “mercenarë nga Kosova” po dërgohen në Donbas të Ukrainës. Në këtë rajon, forcat qeveritare të Ukrainës luftojnë separatistët pro-rusë qysh në vitin 2014.

Në përgjigje të deklaratës së Lavrovit, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka thënë se zyrtarët rusë janë duke bërë “fushatë të egër propaganduese” kundër shtetit të Kosovës.

Drejtori i Institutit Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED), Lulëzim Peci, njëherësh hulumtues i fushatave dezinformuese të Rusisë në raport me Kosovën, thotë se nuk ka asgjë të vërtetë sa u përket listave me mercenarë që publikon Rusia.

“Kjo çfarë thotë Rusia, është vetëm pjesë e propagandës së saj, e cila është e orientuar ndaj vendeve që kanë qëndrim properëndimor, pra që janë me Perëndimin. Asgjë më tepër nuk ka aty dhe, normalisht, Rusia e ka Kosovën gjithmonë cak të posaçëm”, thotë Peci për Radion Evropa e Lirë.

Rusia, shton ai, propagandon kundër çdo vendi që rreshtohet në anën e kundërt të saj, e në veçanti kundër vendeve që janë anëtare apo që e mbështesin NATO-n. Këtë aleancë ushtarake, Rusia e sheh si rivale dhe pretendon - pa asnjë provë - se zgjerimi i saj paraqet kërcënim për të. Kosova, sikurse shumica e vendeve të Ballkanit, u është bashkuar sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Listën ruse me shifrat e pretenduara të mercenarëve e publikoi më 18 qershor, në një postim online në gjuhën shqipe, edhe Ambasada e Rusisë në Shqipëri.

Nga disa komentues në profilin e kësaj ambasade në Facebook, lista u cilësua e pavërtetë dhe propaganduese.

“Një listë si kjo mund ta përgatisë gjithkush në kompjuter. Kjo nuk është aspak e besueshme”, shkroi një komentues.

“Në histori, Rusia ka pasur dhe ka makinerinë më të madhe dhe më të fuqishme të dezinformimit”, shkroi një komentues tjetër.

Në vendin e dhjetë për nga numri i mercenarëve në luftën në Ukrainë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë e listoi Shqipërinë.

Sipas pretendimeve ruse, 150 mercenarë nga Shqipëria iu bashkuan luftës nga 24 shkurti deri më 17 qershor. Prej tyre, gjithnjë sipas shtetit rus, 42 janë eliminuar, 40 janë larguar dhe 68 janë ende të pranishëm atje. Pretendimet e tilla i hodhi poshtë Tirana zyrtare. Shqipëria, po ashtu, ka ligjin që dënon deri në 15 vjet burgim pjesëmarrjen në luftëra të huaja.

Një vend tjetër nga Ballkani Perëndimor, i përfshirë në listën e mercenarëve të Ministrisë ruse të Mbrojtjes, është Bosnje e Hercegovina, në vendin e shtatë. Sipas kësaj liste, 167 qytetarë të Bosnje e Hercegovinës i janë bashkuar luftës në Ukrainë; prej tyre, 51 janë eliminuar, 46 janë larguar dhe 70 janë ende në zonën e luftimeve.

Analisti ushtarak dhe politik në Bosnje e Hercegovinë, Neven Kazazoviq, i vë në pikëpyetje këto pretendime.

“Nëse [rusët] janë të sigurt se është kështu, se mercenarët vijnë nga Bosnja dhe Kosova, duhet ta vërtetojnë. Prandaj, mendoj se është më shumë propagandë, sesa e vërtetë”, thotë Kazazoviq për Radion Evropa e Lirë.

Në rastin e Bosnje e Hercegovinës, zyrtarët kanë konfirmuar se dy qytetarë të këtij vendi janë përfshirë në luftën në Ukrainë, njëri në anën e trupave ukrainase, tjetri në krah të trupave ruse. Kjo, me gjithë faktin se Bosnje e Hercegovina e ka të sanksionuar me ligj pjesëmarrjen e qytetarëve të saj në konflikte të armatosura jashtë vendit.

Kazazoviq pranon se në luftën në Ukrainë mund të ketë luftëtarë që janë qytetarë të Bosnje e Hercegovinës, por thotë se ata i takojnë komunitetit serb.

“Ndoshta ka shumë mercenarë që marrin pjesë nga Bosnje e Hercegovina [të komunitetit serb], por në anën ruse. Është krejtësisht e kundërta e asaj që pretendojnë rusët”, thotë Kazazoviq.

Udhëheqësi i serbëve në Bosnje, Millorad Dodik, shpreh hapur mbështetjen e tij për presidentin rus, Vladimir Putin. Serbia, në anën tjetër, është vendi i vetëm në Ballkan që nuk u është bashkuar sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë. Në dhjetëshen e parë të listës së mercenarëve, Rusia ka renditur edhe Kroacinë, nga vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe vende të tjera, si: Poloninë, Rumaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Disa vende të Bashkimit Evropian, përfshirë Çekinë e Letoninë, u kanë lejuar shtetasve të tyre të luftojnë në Ukrainë, nëse dëshirojnë, pa u përballur me pasoja.

Në arenën ndërkombëtare, Rusia është një ndër kundërshtaret më të mëdha të pavarësisë së Kosovës. Ajo, vazhdimisht, paraqet pengesa në raport me anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Putin, në fjalimet e tij, e përmend shpesh Kosovën - mes tjerash, duke tërhequr paralele midis pavarësisë së saj nga Serbia dhe aneksimit të Gadishullit ukrainas të Krimesë nga Moska, më 2014.

Aneksimi me forcë i Krimesë, pas një referendumi të kurdisur, është cilësuar si i paligjshëm dhe rajoni nuk njihet si pjesë e Rusisë nga shumica e komunitetit ndërkombëtar. Ndryshe, Kosova njihet nga 117 shtete të botës. Për më tepër, në vitin 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konstatuar se pavarësia e Kosovës “nuk bie ndesh me ligjin ndërkombëtar”.

Më 18 korrik, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka përmendur Kosovën në një shkrim për mediumin rus “Izvestia”. Kjo nuk është hera e parë as për Lavrovin që i referohet Kosovës, për të tërhequr paralele të supozuara me zhvillimet në Rusi apo Ukrainë. Në artikullin në “Izvestia”, Lavrov ka akuzuar Kosovën dhe komunitetin ndërkombëtar për inskenim të masakrës së Reçakut, e cila ka ndodhur më 15 janar të vitit 1999. Në këtë ngjarje, forcat serbe kanë vrarë dhe masakruar 45 civilë shqiptarë.

Zyrtarët në Serbi dhe Rusi, disa herë, kanë pretenduar se masakra “është trilluar”. Lavrov e ka bërë akuzën e njëjtë në “Izvestia” dhe ka thënë, po ashtu, se Perëndimi dhe Ukraina po e ngarkojnë Rusinë me akuza të pavërteta për krime lufte kundër civilëve ukrainas.

Kosova dhe Rusia kanë marrëdhënie formale përmes Zyrës Ndërlidhëse Ruse në Prishtinë. Ajo është hapur qysh në vitin 2005, por veprimtaria e saj në publik është e shfaqur fare pak. Viteve të fundit, Kosova ka shpallur disa diplomatë rusë persona të padëshirueshëm./REL/

mercenaret shqiptar ne ukraine lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen