LIVE UPDATES
Bota

Rusia njofton marrjen nën kontroll të dy fshatrave në zona kyçe në lindje të Ukrainës

Prej muajsh të tërë, Moska po përparon në Ukrainën lindore, duke shfrytëzuar avantazhin ndaj ushtarëve ukrainas me më pak armatime në dispozicion.

6 Dhjetor 2024, 22:41 Nga E. D
Rusia njofton marrjen nën kontroll të dy fshatrave në zona
foto ilustruese

RUSI- Rusia njoftoi të premten se forcat e saj kishin marrë kontrollin e një fshati pranë qytetit stretegjik Pokrovsk dhe një tjetër pranë qytetit industrial Kurakhove, duke fituar terren në dy zona kyçe në vijën e frontit, në lindje të Ukrainës.

Prej muajsh të tërë, Moska po përparon në Ukrainën lindore, duke shfrytëzuar avantazhin ndaj ushtarëve ukrainas me më pak armatime në dispozicion.

Njësitë e ushtrisë ruse "çliruan vendbanimet" e Sukhi Yalyt dhe Pustynkas në rajonin lindor të Donetskut, tha ministria ruse e Mbrojtjes në konferecën e përditshme për shtypin.

Zona e Sukhi Yalyt është rreth 13 kilometra në jugperëndim të Kurakhovës, një qytet industrial strategjik në brigjet e një rezervuari që Moska po përpiqet ta marrë nën kontroll.

Pustynka shtrihet në jug të qytetit Pokrovsk, një qendër logjistike në kryqëzimin e akseve rrugore dhe hekurudhore që përdoren për të furnizuar trupat ukrainase në vijën e frontit.

Konflikti gati tre-vjeçar është përshkallëzuar ndjeshëm muajt e fundit, pasi Kievi dislokoi raketa me rreze të gjatë veprimi të furnizuara nga Shtetet e Baskuara dhe Britania për sulme në tokën ruse dhe Moska goditi Ukrainën me raketë eksperimentale hipersonike si kundëpërgjigje.

Ukraina është përpjekur të arrijë një pozicion sa më të sigurt që të jetë e mundur përpara kthimit në krye të Shtëpisë së Bardhë në janar, të Presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Republikani Trump ka premtuar se me ardhjen në pushtet do t'i japë fund me shpejtësi konfliktit, duke ngritur shqetësimet në Kiev se Ukraina do të detyrohet të bëjë lëshime masive territoriale ndaj Moskës.

Ndërkohë, të premten, dronët ukrainas goditën qytetin Oleshky, të pushtuar nga Rusia, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur rëndë tre të tjerë, njoftoi guvernatori i rajonit i emëruar prej Moskës.

Në pamjet e shpërndara nga Vladimir Saldo, guvernatori i caktuar nga Rusia në rajonin Kherson, në jug të Ukrainës, shfaqeshin ato që dukej të ishin trupa të shtrirë në një rrugë dhe jashtë një ndërtese, të mbuluar me batanije.

Kievi nuk komentoi, por Ukraina mohon kryerjen e sulmeve ndaj objektivave civilë në rajonet e kontrolluara nga Rusia. Oleshky kishte një popullsi prej rreth 20 mijë banorësh përpara se Moska të niste sulmin në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës, në shkurt 2022.

Qyteti shtrihet në rajonin Kherson, në jug të Ukrainës, përgjatë bregut lindor të lumit Dnipro që kontrollohe nga Rusia. Lumi, de facto, është si një vijë fronti mes forcave të Moskës dhe Kievit, ndërsa të dyja palët akuzojnë rregullisht njëra-tjetrën për goditje me artileri dhe dronë./VOA

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj