LIVE UPDATES
Bota

Rusia publikon një libër historie për fëmijët, justifikon luftën ruse në Ukrainë

14 Gusht 2023, 09:54 Nga f.i
Rusia publikon një libër historie për fëmijët,
Sergej Krawzow

RUSI- Nga shtatori në Rusi fëmijët do të kenë libra të rinj të historisë. Në një libër të aktualizuar të historisë shkruhet në mënyrë propagandistike për luftën në Ukrainë dhe flitet për një botë armiqësore ndaj Rusisë.

"Kapitujt për vitet 70-të, 80-të, 90-të dhe vitet e fillimit të shekullit janë ripunuar tërësisht dhe parimisht janë rishkruar, atyre i është shtuar një segmet i ri nga 2014 deri më sot, përfshirë edhe operacionin ushtarak në Ukrainë", shprehet Vladimir Medinskij, këshilltar i presidentit rus, gjatë një konference shtypi tek agjencia e lajmeve, "Interfax" mbi prezantimin e librit të ri të historisë.

Në Rusi lufta kundër Ukrainës paraqitet si "operacion ushtarak special". Në konferencën e shtypit ish-ministri i Kulturës qëndron krahas rektorit për Institutin Shtetëror të Moskës për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Anatolij Torkunov dhe drejtorit shkencor në Institutin e Historisë Botërore të Akademisë së Shkencave të Rusisë, Aleksandr Tshubarjan, një nga autorët e librit.

Përse bëhet fjalë në librin e ri?

Për klasat 10 deri në të 11-nga 1 Shtatori në të gjitha shkollat do të jepet mësim me librat e rinj të aktualizuar të historisë. Gjatë vitit 2024 i njëjti ekip autorësh do të prezantojë libra të rinj për klasat e 5-a deri në të 9-n. Në librin e ri kapitulli për epokën bashkëkohore zëvendësohet nga zhvillimet në Donbas dhe Marrëveshjen e Minskut dhe përfundon me "operacionin special ushtarak".

Autorët mbështesin tezën se "është ideja fikse e perëndimit që të destabilizojë gjendjen në Rusi" dhe krijojnë një zinxhir ngjarjesh që duhet të justifikojnë invazionin rus në Ukrainë - dhe fillojnë që nga shkatërrimi i Jugosllavisë, ku "skenari i shkatërrimit të Rusisë është përpunuar nga NATO në shembullin e Jugosllavisë", përmes ngjarjeve në Gjeorgji, ku "regjimi proamerikan i Mihail Sakashvilit sulmoi Osetinë Jugore, që prej shekujsh është në miqësi me Rusinë dhe është e lidhur nga historia e përbashkët, vazhdohet me shkatërrimin e monumenteve sovjetikë ne Europën lindore, "ringjalljen e nacionalsocializmit" në vendet baltike dhe në fund krijimin e "neonazizmit ukrainas".

Këtiu bëhet fjalë, sipas autorëve "për dhunë të pamëshirshme kommbëtare, gjuhësore, kulturore të një pakice agresive kundër shumicës". Libri i historisë kërkon të shpërndajë mesazhin se qëllimi i Europës dhe SHBA "nuk është një Ukrainë e fortë, por një Rusi e dobët", dhe se "junta aktuale ukrainase" erdhi në pushtet përmes kryengritjes së armatosur në vitin 2014. Autorët i referohen dëshirës së Ukrainës të anëtarësohet në NATO, kjo sipas tyre ishte pika e fundit drejt "operacionit special ushtarak" dhe kalojnë në patos patriotik. "Ky do të ishte edhe fundi i civilizimit, dhe nuk duhet të lejohet."

Në libër autorët përmendin si qëllim të "operacionit special ushtarak" "mbrojtjen e Donbasit dhe sigurimin proaktiv të sigurisë së Rusisë". Libri nuk përmban një gjuhë shkencore me fakte të qarta dhe realitete historike por i drejtohet me një stil gjuhësor të caktuar emocioneve dhe ndjenjave. Gjithnjë e më shumë në libër në vend të shprehjeve "rusët" dhe "Rusia" gjen "ne", "Vendi ynë". Autorët nuk paraqesin fakte, por më shumë bëjnë thirrje. "Ju jeni të rritur gjimnazistë". "Mos lejoni t'iu ikin shanset!" "Rusia është sot vend i mundësive."

Ideologji dhe propagandë

Konstantin Pachaljuk, historian ruso-izraelit dhe politolog para luftës në Ukrainë ka qenë vetë bashkautor i librave të historisë në Rusi. "Kam shkruar në një nga librat mësimore për Luftën e Parë Botërore. Por ai u përpunua nga ana redaksionale dhe u shndërrua në agjitacion patriotik. Me debate të mëdha më duhej të mbroja disa pika", thekson Pachaljuk.

Historianëve nuk u shkakton më habi ideologjizimi i librave mësimorë në Rusi. "Në librat e historisë gjithçka rrotullohet rreth ideologjisë. Ne reagojmë kaq shumë, sepse e shohim që ndiqen artikujt kryesorë në mediat propagandistike, por jo gjithmonë  me korrektësi ka raste kur janë tërësisht të gabuar", thotë historiani Sergej Tshenyshov ish-drejtues i "Novocollege", një shkolle të lartë në Novosibirsk.

Historianët e shohin si të papërshtatshëm nga ana shkencore që zhvillimet aktuale të bëhen objekt i menjëhershëm i shkencave historike. "Kjo mënyrë veprimi, ku ngjarje të sotme futen në librat e historisë nuk është praktikë e zakonshme. Kjo kritikohet nga historianët. Aktualiteti nuk është detyrë e shkencës historike. Duhet të ketë një distancë historike. Ndoshta shteti kërkon të kombinojë historinë me të tashmen, që e tashmja të duket kaq e stabilizuar si historia", thotë historiani Konstantin Pachaljuk. Sipas qëndrimit të historianit, qeveria ruse shkrin kufirin me historisë dhe propagandës, me futjen zhvillimeve të sotme në librat shkollorë.

Marrë nga DW

lufta rusi-ukraine sergej krawzow

Sondazh

Poll
Bota 14 Gusht 2023, 09:13 f.i

DW: Grupi Wagner ka probleme financiare

Wagner RUSI- Grupi Wagner ndoshta nuk merr më financime nga shteti rus. Kështu supozon shërbimi sekret britanik. Për mercenarë...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet