LIVE UPDATES
Bota

Rusia vazhdon sulmet ndaj porteve ukrainase

Ukraina në ditët e fundit ka kryer një seri të sulmeve ndaj caqeve ushtarake ruse në Krimenë e pushtuar dhe ndaj ndërtesave të Flotës së Detit të Zi të marinës ruse. Sulmet brenda Rusisë, larg nga vijat e frontit, po ashtu janë rritur dhe kretari i Moskës tha se të paktën dy dronë u rrëzuan në rajonin e kryeqytetit rus.

17 Shtator 2023, 11:00 Nga a.l
Rusia vazhdon sulmet ndaj porteve ukrainase
Porti ukrainas

UKRAINË- Ukraina tha se Rusia ka kryer sulme me raketa dhe dronë mëngjesin e 17 shtatorit, duke shënjestruar kryesisht pjesët jugore të rajonit të Odesës, përderisa Moska dhe rajonet e tjera në Rusi kanë raportuar për sulme ukrainase me dronë.

Ukraina në ditët e fundit ka kryer një seri të sulmeve ndaj caqeve ushtarake ruse në Krimenë e pushtuar dhe ndaj ndërtesave të Flotës së Detit të Zi të marinës ruse. Sulmet brenda Rusisë, larg nga vijat e frontit, po ashtu janë rritur dhe kretari i Moskës tha se të paktën dy dronë u rrëzuan në rajonin e kryeqytetit rus.

Ndërkaq, sulmet ruse ndaj infrastrukturës së porteve në Ukrainë kanë vazhduar dhe më 17 shtator, autoritetet ukrainase raportuan se një ndërtesë e agrikulturës në rajonin jugor të Odesës ishte cak i sulmeve ajrore ruse.

Rusia ka kryer sulme me gjashtë dronë Shahed – të prodhimit iranian – dhe ka lëshuar dhjetë raketa lundruese, ndërkaq forcat ukrainase kanë shkatërruar gjashtë dronë dhe gjashtë raketa para se ato të arrinin cakun, thanë forcat ajrore ukrainase.

“Avionët luftarakë, njësitë kundërajrore, grupet mobile luftuese dhe mjete të tjera sulmuese u përfshin në zmbrapsjen e sulmeve ajrore”, thanë forcat ajrore të Ukrainës.

Sulmet ajrore në Odesa vijnë një ditë pasi Kievi tha se dy anije mallrash arritën në brigjet e saj duke përdorur një korridor të përkohshëm lundrimi për në portet në Detin e Zi. Këto anije u ngarkuan me drithëra, që destinacion kanë tregjet afrikane dhe aziatike.

Muajin e kaluar, Ukraina njoftoi për një “korridor humanitar” në Detin e Zi, për të mundësuar që anijet të lundrojnë nga portet e saj për të shmangur një bllokadë de facto që u krijua pasi Rusia braktisi marrëveshjen që i mundësonte Kievit të eksportonte sigurt drithërat e saj përmes porteve në Detin e Zi.

Ndërkaq, Ministria ruse e Mbrojtjes shkroi në Telegram se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore kanë shkatërruar gjashtë dronë në rajonin e pushtuar ukrainas të Krimesë. Kjo ministri nuk tregoi nëse ka pasur dëme apo viktima në gadishullin, që Rusia e aneksoi paligjshëm më 2014.

Në rajonin e Moskës, një dron u shkatërrua mbi qarkun Istra, ndërkaq një tjetër mbi qarkun Ramenski, shkroi në Tegram kreu i Moskës, Sergei Sobyanin. Ai shtoi se nuk ka dëme apo viktima.

Agjencitë shtetërore të lajmeve në Rusi kanë raportuar se të paktën 30 fluturime janë shtyrë apo anuluar në tri aeroportet kryesore të kryeqytetit rus.

Në jugperëndim të Rusisë, një dron ukrainas ka dëmtuar një depo nafte mëngjesin e 17 shtatorit, duke shkaktuar zjarr, i cili më pas është shuar, raportuan autoritetet lokale.

Në adresimin e tij gjatë natës, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, më 16 shtator falënderoi aleatët e shtetit të tij për mbështetjen e vazhdueshme për luftën e Ukrainës kundër pushtimit rus.

Zelensky pritet që javën tjetër të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara, ku do të takohet me presidentin amerikan, Joe Biden, dhe ligjvënës të lartë të Kongresit nga të dyja partitë. Ai po ashtu pritet t’i adresohet Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që zhvillon punimet javën e ardhshme./REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Marshim kilometrik në Tiranë! Protestuesit njëzëri:Rama jep dorëheqjen

Marshim kilometrik në Tiranë! Protestuesit njëzëri:Rama jep dorëheqjen

“Poshtë patronazhistët”/ Protestuesit zhvendosen në sheshin Italia: Rama jepe dorëheqjen!

Prapaskenat e tensioneve në shesh, djali i Paulin Sterkajt fyeu influenceren dhe protestuesit

Rama për protestën: Nuk është fjala për flamingot, por për Donald Trump

“Me çfarë do ta bëjnë mirëqenien këta patriotët?”/ Rama: Shqipëria e 2030 do jetë në BE

“Ky është investimi i madh që i ka ardhur Shqipërisë”/ Rama: Nëse bota do të ishte kaq e ndjeshme...

Rama për projektin në Zvërnec: Shqipëria nuk e ka luksin ta refuzojë

Rama protestuesve: Unë nuk kam asnjë negociatë me ju!

Rama: Nuk përfaqësojmë interesat e investitorëve, por interesta e Shqipërisë

Rama: Nëse akuzat do të ishin të vërteta, do të isha po aq i neveritur sa disa prej jush

Patronazhistët provokojnë protestuesit, tensione në shesh

Rama: Krenohem se i kam dhënë PS-së pa kursim gjithçka që kërkohet nga një lider

“Shqipëria nuk ka qenë kurrë në shitje”/ Rama: Shqipëria është amanet i shenjtë në zemrën time

Rama: Kemi çuar në 25% territorin e zonave të mbrojtura

Rama: 90 për qind e pemëve i kemi mbjellë së bashku me disa të tjerë që janë këtu

Rama në 35-vjetorin e PS: Rrjetet sociale po keqinformojnë

Dita e 13-të e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit

Paraqitet në SPAK, Kryetari Bashkisë së Kolonjës Erion Isai

Berisha: Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje

Berisha: Heqja e sanksioneve ndaj meje në përputhje të plotë me ligjet e Shteteve të Bashkuara

Berisha: SHBA hoqi sanksionet për mua dhe familjen time, vendimi është marrë në interes të Amerikës

"Mos vendos flamingon në bluzë por..."/ Berisha: Dënoj provokimet e Ramës ndaj protestuesve

Berisha: Ndërkombëtarët të mbështesin fuqishëm protestën qytetare

Berisha: PD mbështet fuqishëm protestën e rinisë dhe qytetarëve, ftoj çdo demokrat që t’i bashkohet

Megaoperacioni i SPAK, Sekuestrohen makinat luksoze të biznesmenit të “Top Seven”

Tentohet të vidhet një Exchange në Tiranë/ Vihet në pranga autori, ishte i pajisur me një pistoletë

Marshimi kilometrik në Astir, protestuesit njëzëri: Revolucion, revolucion

Tubim madhështor! Qytetarët nuk ndalin marshimin, shkojnë drejt Astirit

Dita e 12 e protestës/ Qytetarët vijojnë marshimin drejt rrugëve të Tiranës

Mijëra qytetarë vijonë mashimin e tyre kilometrik, përsërisin kërkesën e tyre: Rama jep dorëheqje!

“Bashkohuni me ne”/ Protestuesit thirrje qytetarëve: Çohuni nga kafja!

Tubimi historik në Tiranë!/ Protestuesi: Populli ju ka shpallur non-grata!

Turisti amerikan i bashkohet protestës: Ne nuk jemi të frikësuar, mos ndaloni!

Ish-efektivi: E gjithë Vlora do të vij në Tiranë, ose arrijmë qëllimin ose do të shtrihemi të vdekur

Karriget boshe në protestë që simbolizojnë rininë e larguar nga vendi: Ikur në Angli e Gjermani

Çfarë i motivoi qytetarët të protestojnë? Përgjigjet qytetarja: Kur ai person u tërhoq zvarrë...

Dita e 12-të e protestës/ Mijëra qytetarë nisin marshimi drejt Kryeministrisë: O sot o kurrë!

Influencerja: Nëse është e nevojshme do të flemë para Kryeministrisë

“Protestojmë kundër të gjithë establishmentit të vjetër”/ Protestuesi: Ka shumë të rinj

Përplasja me ministrin Malaj, Agron Shehaj përjashtohet nga seanca në Kuvend

Berisha: Nuk kam qenë kurrë non-grata në SHBA, ka pasur vetëm një ndalim hyrje

Muçi në Kuvend: Ai treni i projektligjeve ka ngecur, na thoni ta shtyjmë

‘Struc i Nartës’, Zhupa-Jaupajt: S’të vjen pak turp? Jep dorëheqjen dhe shijo jetën

Hoti në Kuvend: Rinia do ta rrëzojë qeverinë, do e largojë PS-në nga pushteti

Heqja e sanksioneve për Berishën, Shehu në Kuvend: E vërteta ka fituar, bashkë me të gjithë ne

"Jo Sali Lushën të çoni, por të shkoni dhe vetë"/ Stresi i kthehet Ballës: Sali Lusha 'tqr' ty

Balla: Non grata e Berishës vështirë të hiqet, por do e komentoj kur të shoh njoftimin zyrtar

Ulsi Manja flet në foltore, deputetët e Opozitës në kor: Rama jepe dorëheqjen

Berisha: Duhet të merremi vetëm me plotësimin e kërkesave absolutisht të drejta të protestuesve!

"Gjobaxhi", Balla replikon me Shehajn: Je një hajdut, i vodhe PD listën e anëtarësisë