LIVE UPDATES
Bota

Samiti i G20-ës në Indi, Presidenti kinez Xi Jinping anulon pjesëmarrjen

Ministria e Jashtme kineze njoftoi se Kryeministri Li Qiang, do ta përfaqësojë Kinën në këtë takim, që do të mbahet me 9-10 shtator.

5 Shtator 2023, 17:14 Nga f.i
Samiti i G20-ës në Indi, Presidenti kinez Xi Jinping anulon
Xi Jiping

INDI- Presidenti kinez Xi Jinping nuk pritet të merr pjesë në takimin e nivelit të lartë të grupit të vendeve të G20, që do të mbahet gjatë kësaj jave në Indi, në një periudhë kur marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë ftohur.

Ministria e Jashtme kineze njoftoi se Kryeministri Li Qiang, do ta përfaqësojë Kinën në këtë takim, që do të mbahet me 9-10 shtator.

Marrëdhëniet ndërmjet Kinës dhe Indisë janë acaruar së fundi për shkak të problemeve kufitare mes tyre. Para tre vitesh, tensionet çuan tek një përplasje në rajonin Ladakh, që la të vdekur 20 ushtarë indianë dhe kinezë. Që atëherë, dy palët kanë vendosur dhjetëra mijëra trupa ushtarake krahas tankeve, aeroplanëve luftarakë dhe artilerisë.

Mospajtimet kanë lindur edhe rreth çështjeve tregtare dhe forcimit të marrëdhënieve strategjike ndërmjet Indisë dhe Shteteve të Bashkuara. India dhe Kina kanë dëbuar gazetarët e njëra-tjetrës. Dy vendet kanë numrin më të madh të popullatës në botë, janë rivale në teknologji, hulumtim të hapësirës dhe në tregtinë globale.

I pyetur pse Presidenti Xi nuk do të marrë pjesë në takim zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning refuzoi të komentojë.

"Takimi i G20 është forum i madh ndërkombëtar për bashkëpunim ekonomik ndërkombëtar. Kina gjithmonë i ka kushtuar rëndësi të veçantë dhe ka qenë pjesëmarrëse aktive në aktivitetet e rëndësishme”, deklaroi zonja Mao në konferencë shtypi.

“Kryeministri Li Qiang do të shtjellojë pikëpamjet e Kinës dhe propozimet për bashkëpunimin e G20, do të flasë mbi nevojën për të forcuar solidaritetin dhe bashkëpunimin dhe për të punuar së bashku për t’u dhënë përgjigje sfidave globale ekonomike dhe zhvillimore”, tha ajo.

Komandantët ushtarakë të Kinës dhe Indisë u takuan muajin e kaluar dhe u betuan “të mbajnë paqen dhe qetësinë” përgjatë kufirit, në përpjekje për të shtensionuar situatën. Por, mungesa e Presidentit Xi në takimin e nivelit të lartë G20, përpos që mund të ketë ndikim në marrëdhëniet mes Kinës dhe Indisë, eliminon mundësinë e një takimi mes tij dhe Presidentit Biden.

Marrëdhëniet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara janë në pikën më të ulët, pavarësisht vizitave së fundmi të Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken dhe zyrtarëve të tjerë amerikanë në Pekin.

Të dielën, Presidenti Biden u tha gazetarëve se nuk pret të takohet me udhëheqësin kinez.

“Jam i zhgënjyer, por e di se do ta takoj”, deklaroi zoti Biden.

Nuk është ende e qartë se kur mund të ndodhë një takim i tillë pasi nuk është e qartë nëse Presidenti Xi do të marrë pjesë në forumin për Bashkëpunimin Ekonomik të vendeve të Paqësorit, që do të mbahet në San Francisko, në nëntor.

Marrë nga VOA

xi jiping samiti g20

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit