LIVE UPDATES
Bota

Samiti i 'Open Balkan'/ Mediat në Mal të Zi: Provokim nga Rama, Abazoviç e ka pikë orientuese kryeministrin shqiptar dhe Vuçiçin

Sipas Pobjedës, vizita e Ramës me kabinetin e ministrave në Podgoricë dhe konferenca e përbashkët për shtyp, ka treguar krizën në të cilën ndodhet Mali i Zi.

28 Shkurt 2023, 11:01 Nga F.M
Samiti i 'Open Balkan'/ Mediat në Mal të Zi: Provokim nga
Dritan Abazoviç dhe Edi Rama

MALI I ZI- Gazeta e Malit të Zi, Pobjeda nuk e ka mirëpritur faktin që Samiti i radhës i Ballkanit të Hapur do të mbahet në vendin fqinj me Shqipërinë. Në një artikull të botuar sot, me autor Miodrag Vllahoviç, shkruhet se deklarata është thënë nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe se kjo më shumë tingëllon si një improvizim provokues. Sipas Pobjedës, vizita e Ramës me kabinetin e ministrave në Podgoricë dhe konferenca e përbashkët për shtyp, ka treguar krizën në të cilën ndodhet Mali i Zi. Sipas artikullit me të njëjtin autor, Abazoviç ka treguar shumë herë në misionet e tij diplomatike, se për të Beogradi dhe Tirana, Vuçiçi dhe Rama, janë dy adresat qendrore të politikës së jashtme, të cilat ndikojnë në mënyrë vendimtare në vendimet, veprimet dhe politikën e tij të përgjithshme.

Artikulli i plotë:

Vizita e djeshme e Edi Ramës në Podgoricë tashmë po vlerësohet si “historike” në qarqet zyrtare shqiptare. Një vlerësim i tillë është i njëanshëm dhe, pa dyshim, i ekzagjeruar. Edhe pse leximit tonë të një entuziazmi të tillë zyrtar në Tiranë (të paktën kur bëhet fjalë për qeverinë e atjeshme) mund t′i bëhet vërejtje: ne nuk jemi nga Tirana, kështu që nuk mund të kuptojmë, të paktën jo në masën e plotë, politikën dhe synimet e kryetarit aktual të qeverisë shqiptare.

Vëzhguar nga pikëpamja malazeze - si nga ajo zyrtare (çfarëdo që të thotë kjo në kushtet e dhëna) ashtu edhe nga ajo jozyrtare, gjërat nuk duken dhe aq lavdiplotë. Mbledhja e përbashkët e dy qeverive dhe konferenca e përbashkët për shtyp pas saj, kishte veçori që tregonin në mënyrë të pashmangshme dhe pa dyshim krizën e thellë politike në të cilën ndodhet Mali i Zi.

PA POLITIKË

Nga njëra anë problemi qëndron në mënyrën se si sillet, d.m.th. nëse di të sillet siç duhet kryeministri “teknik” dhe Ministri në Detyrë i Punëve të Jashtme në aktivitetet diplomatike, ndërsa nga ana tjetër, shumë më e rëndësishme është nëse ai, kabineti dhe kolegët e tij kanë një politikë të jashtme konsistente dhe logjikisht dhe politikisht të qëndrueshme. Pra, për të qenë më të saktë, a janë të interesuar sadopak të kenë një të tillë, dhe nëse po, a dinë ta zbatojnë atë?

Kjo, pas dy vitesh përvojë me Abazoviçin, në funksionet e tij të ndryshme formale, është pothuajse një pyetje retorike.

Përgjigja është më se e qartë: Nuk kanë.

E gjithë përvoja dhe të gjithë treguesit dëshmojnë se nuk ka as njohuri dhe as interes që kjo Qeveri e Malit të Zi, në çfarëdo “gjendje agregate” të jetë, në mandat të plotë apo teknik, të ketë dhe të përpiqet të zhvillojë një politikë të jashtme të pavarur, e cila me të vërtetë do të mbështetej në vlerat euroatlantike dhe që në thelb dhe sinqerisht do të synonte axhendën evropiane, duke marrë si themel dhe arsye të vetme dhe përfundimtare interesat shtetërore dhe kombëtare malazeze.

Asnjë nga këto.

Abazoviç ka treguar shumë herë tashmë, madje edhe me elementë thuajse vaudevilian në misionet e tij diplomatike, se për të Beogradi dhe Tirana, Vuçiçi dhe Rama, janë dy adresat qendrore të politikës së jashtme, të cilat ndikojnë në mënyrë vendimtare në vendimet, veprimet dhe politikën e tij të përgjithshme.

Përtej kësaj, në fakt, nuk ka asgjë.

Si Uashingtoni, ashtu edhe Brukseli, sikurse dhe disa kryeqytete evropiane, pavarësisht durimit të pamasë dhe dëshirës së tyre për të ndihmuar kryeministrin e ri e papërvojë dhe kabinetin e tij tashmë të cunguar, madje edhe atë teknik, prej kohësh kanë humbur durimin dhe mirëkuptimin.

(Zërat se Mali i Zi ka nevojë për zgjedhje po bëhen gjithnjë e më të qartë. Edhe miku më i bindur malazez, komisioneri evropian Varhelyi, foli pasi u zgjodhën tre gjyqtaret e Gjykatës Kushtetuese dhe përmes një mesazhi të qartë tha se tani nevojiten zgjedhje!)

Një pozicion dhe rol vartës e i përllogaritur i Dritan Abazoviçit u duk qartë edhe gjatë aktiviteteve të djeshme “të përbashkëta” të dy kryeministrave. Ishte aq e qartë se kush ishte "më i madh" dhe më i rëndësishëm, jo vetëm për nga mosha dhe gjatësia.

Abazoviçi përsëriti gabimin që nuk ishte aq i dukshëm më herët (me rastin e fluturimit të përbashkët nga Tirana në Poloni, e më pas në Kiev, si mysafir i kryeministrit shqiptar në atë që u konsideruar gjest pa dyshim i rëndësishëm mbështetjeje për Ukrainën).

Mali i Zi nuk është një “junior partner” i Shqipërisë dhe nuk ka qenë kurrë ndonjëherë i tillë. Abazoviçi është i tillë ndaj Ramës - sepse ai nuk e di dhe nuk mundet ndryshe.

Kjo në rastin konkret nuk mund të fshihej, edhe nëse kryeministri teknik të donte ta fshihte.

Rama i arriti qëllimet e tij për të cilat erdhi në Mal të Zi, duke injoruar nga njëra anë situatën e përgjithshme politike, në kushtet e një krize të rëndë dhe, nga ana tjetër, duke harruar (vështirë të besohet se kjo është e rastësishme) karakterin, faktorët dhe rolin e qeverisë aktuale teknike dhe të partnerit të tij më të ri Abazoviç. Prandaj kjo vizitë, me respekt të plotë për urimet e sinqerta të fqinjëve dhe miqve tanë shqiptarë, nuk mund të ishte “historike”. Sepse për një tango të tillë historike nevojiten dy palë!

Kështu, politika e jashtme aktuale e Malit të Zi pa personalitet, e personalizuar pikërisht pa personalitet nga Abazoviçi, u përplas edhe një herë me realitetin: është më pak e rëndësishme, margjinale, domethënë e parëndësishme - edhe në adresat që në fakt kanë më shumë rëndësi për atë qeveri.

Abazoviçi, e mbajmë mend, numëronte makinat e eskortës gjatë vizitës së tij në Beograd. Kësaj radhe mund të numëronte vetëm lulet në buqetat që pionierët – ashtu si dikur – i dhanë të ftuarit të dashur nga Shqipëria.

PA DIPLOMACI

Mesazhi më i rëndësishëm nga takimi mes dy kryeministrave erdhi – logjikisht dhe siç pritej – nga i ftuari. Sipas kryeministrit Rama, një samit i të ashtuquajturit “Ballkani i Hapur” parashikohet të mbahet në qershor në Podgoricë.

Nuk kishte asnjë njoftim paraprak për një lajm të tillë.

Prandaj njoftimi i Ramës se, në vendin në të cilin ka ardhur si mysafir do të mbahet “kjo dhe ajo, atëherë dhe aty” ishte i pakëndshëm edhe për mikpritësin, i cili mundohej që të paktën në atë moment të dukej po aq i relaksuar dhe "i fuqishëm" si mysafiri i tij i lartë. "Është gjithsesi një takim jozyrtar,"- u përpoq të improvizojë kryeministri teknik i paditur.

Megjithatë, për Abazoviçin, por edhe për Malin e Zi, mbetet një pyetje shumë më e rëndësishme: a ishte ky një improvizim i z. Rama, apo pala shqiptare thjesht shpalli vendimin për të cilin mikpritësi ishte në dijeni - por nuk na e bëri të ditur më parë - apo të cilin as që e dinte? Çfarë do të thotë nëse boshti Vuçiç-Rama planifikon takime dhe merr vendime që Shkupi zyrtar i ndjek (tani së paku) dhe që Podgorica zyrtare e cunguar nuk ka forcën dhe guximin t'ia paraqesë Kuvendit të saj dhe qytetarëve të vet?

(Kësaj radhe do e lëmë mënjanë se cilat parti dhe politikanë në Mal të Zi janë pro hyrjes në “Open Balkans”. D.m.th, me kë mendon z. Rama të bëjë histori?)

Këto pyetje, të cilat janë të një rëndësie të veçantë dhe pashmangshëm dramatike për ne, duke pasur parasysh procesin e ngecur të integrimit europian, nuk mund të margjinalizojnë apo fshehin mesazhin qendror të z. Rama gjatë qëndrimit të tij në Podgoricë.

Ballkani i Hapur dhe Procesi i Berlinit janë komplementar, tha i ftuari i Abazoviçit. Dhe më shumë se kaq: Ballkani i Hapur përshpejtoi dhe forcoi Procesin e Berlinit! Për më tepër: as këta, as ata, përfshirë Marsianët, nuk mund të na e imponojnë, por as gjermanët! “As gjermanët!”

Ajo pjesë me Gjermaninë është veçanërisht interesante. Vjen pas dhe pavarësisht konkluzioneve të qarta dhe të padyshimta të Samitit të Procesit të Berlinit në nëntor të vitit të kaluar. Aty, “Ballkani i Hapur” përkufizohet si një nismë e paqartë, e papërfunduar dhe e panevojshme. Pas kësaj vijuan qëndrime të shprehura disa herë, me dëshirën e qartë të miqve gjermanë, përfshirë ambasadorin Peter Felten këtu në Podgoricë, që nuk linin asnjë grimë dyshimi se çfarë dhe pse mendojnë ashtu për "Ballkanin e Hapur".

E gjithë kjo nuk është e mjaftueshme dhe me sa duket as edhe aq serioze për Ramën dhe për Abazoviçin, i cili i ndjek me obediencë të gjitha këto ("teknikisht" - në emrin tonë!). Nuk e dinë gjermanët se çfarë është dhe për çfarë shërben Procesi i Berlinit, ndaj do t'ua shpjegojmë!

Në këtë mënyrë Podgorica zyrtare, nëpërmjet Abazoviçit si dhe ministrave në “qeverinë në largim” të cilët, me përjashtime sporadike, kanë (më falni!) rolin e koneve, tregoi se diplomacia e saj i është nënshtruar dy adresave rajonale, disa floskulave të rastit (përputhje formale 100% me politikën e jashtme të BE-së, etj.) dhe një iniciative të cilën të gjithë në BE (nëse nuk llogarisim Hungarinë e Orbanit dhe të Varhelyit, sigurisht) e konsiderojnë të panevojshme dhe kundërproduktive.

Kështu që nuk kemi pse të shqetësohemi për formën, kur nuk kemi përmbajtje.

Ose anasjelltas – nëse e kemi më të lehtë t'i shohim kështu takimet “historike” në të cilat mungon jo vetëm historia, por nuk ka as Mal të Zi të pavarur dhe sovran.

dritan abazovic edi rama mbledhja e qeverive ne podgorice aleksander vucic

Sondazh

Poll

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë