6 Tetor 2023, 20:35
Nga I.A
Foto ilustruese
SPANJË- Sulmet kibernetike në disa faqe interneti publike dhe private në Spanjë, përfshirë Granadën, ku po mbahet samiti joformal i Bashkimit Evropian, u raportuan nga hakerat rusë të premten. Në njoftimin e saj, qeveria spanjolle flet për një valë sulmesh kibernetike ndaj institucioneve të ndryshme spanjolle, që përkoi me takimin informal, duke sqaruar se tashmë të gjitha shërbimet po funksionojnë normalisht pasi janë forcuar masat e sigurisë.
Objekti i këtyre sulmeve ishte edhe aplikacioni për linjat e autobusëve të Granadës (Granada Bus), siç u bë e njohur përmes platformës X. Me sulmet DDoS (distributed denial of service), sulmuesit dërgojnë një vëllim tepër të madh kërkesash në një faqe interneti, duke bërë që ajo të bjerë.
Grupi i hakerëve NoName mori përgjegjësinë në një postim në aplikacionin Telegram, duke i shtuar listës së sulmeve që ka nisur kundër vendeve që mbështesin Ukrainën. Postimi i saj i referohej vetëm bisedimeve të mbajtura në Granada të enjten (5/10) midis presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez, i cili i ofroi Kievit gjashtë sisteme anti-ajrore HAWK.
“Duket se pjesa spanjolle e internetit po pret vizitën tonë, kështu që ne nxitojmë ta sulmojmë atë me raketat tona DDoS me rreze të gjatë veprimi”, shkruan ekipi.
Sipas hakerëve, sulmet rrëzuan shumë faqe në internet të qeverisë, duke përfshirë ato të metrosë dhe autobusëve të Granadës dhe portalin turistik të qytetit.
sulm kibernetik ne spanje noname
Bota
6 Tetor 2023, 20:19
f.i
Joe Biden
SHBA- Qeni i familjes së presidentit Joe Biden, Commander, është larguar nga Shtëpia e Bardhë, raporton CNN.
...
Bota
6 Tetor 2023, 20:17
I.A
Statuja
IZRAEL- Autoritetet izraelite kanë arrestuar një turist amerikan, i cili dyshohet se ka thyer skulpturat e muzeut n&e...
Bota
6 Tetor 2023, 19:58
h.k
Gjykata Speciale
KOSOVË-Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi të premten se i ka arrestuar dy persona në Kosovë, të dysh...
Bota
6 Tetor 2023, 19:55
h.k
Hossam Metwally
ANGLI-Hossam Metwally, 61 vjeç, u burgos për 14 vjet e gjysmë në shtator 2021. Mjeku “i çmendur” ...
Bota
6 Tetor 2023, 19:53
I.A
ushtaret britanike
KOSOVË- Kontingjenti i parë prej 200 ushtarëve britanikë ka arritur në Kosovë të premten, ka njoftuar...
Bota
6 Tetor 2023, 19:44
f.i
Volodymyr Tolkach
SERBI- Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Volodymyr Tolkach, ka deklaruar se Ukraina vazhdon “të mbështes int...
Bota
6 Tetor 2023, 19:26
f.i
Christiane Amanpour
SHBA- Pas sulmit të 24 shtatorit në veri të Kosovës, rajoni mori vëmendjen e gjithë mediave. Një...
Bota
6 Tetor 2023, 19:16
f.i
foto ilustruese
RUSI- Rusia po kërkon rizgjedhjen në organin më të lartë të Kombeve të Bashkuara për të d...
Bota
6 Tetor 2023, 19:03
f.i
pamje nga vendngjarja
SHBA- Një incident dramatik ka ndodhur në Aeroportin Rajonal Chattanooga, ku një aeroplan FedEx bëri një...
Bota
6 Tetor 2023, 18:56
I.A
Mercenarët serbët
RUSI- Rusia po përpiqet të angazhojë mercenarë serbë për nevojat e luftë...