LIVE UPDATES
Bota

Sanksionet e reja amerikane kundër Hamasit, vënë në shënjestër transferimin e parave nga Irani në Gazë

Departamenti i Shtetit po ashtu vendosi në listën e sanksioneve diplomatike drejtuesin ushtarak të grupit “Xhihadi Islamik Palestinez”.

14 Nëntor 2023, 20:42 Nga I.A
Sanksionet e reja amerikane kundër Hamasit, vënë në
Departamenti i Thesarit

SHBA- Shtetet e Bashkuara njoftuan të martën se kanë vendosur sanksione ndaj zyrtarëve të Hamasit dhe pjesëtarëve të grupit Xhihadi Islamik Palestinez që merren me transferimin e parave nga Irani për në Gazë, si dhe një shërbimi libanez për parash që bën transferim parash.

Sanksionet e njoftuara nga departamenti i Thesarit, të bashkërenduara me Britaninë e Madhe, janë si kundërpërgjigje ndaj sulmit të befasishëm të Hamasit më 7 tetor ndaj Izraelit, që la të paktën 1200 të vdekur ose të rrëmbyer. Sanksionet i ndalojnë qasjen individëve e kompanive në prona dhe llogari bankare amerikane dhe ua ndalojnë të punojnë me shtetasit amerikanë.

Ky raund sanksionesh dhe ato të mëparshmit kundër Hamasit dhe grupeve të lidhura me të, kanë për qëllim të parandalojnë përdorimin e sistemit ndërkombëtar financiar nga militantët e Hamasit dhe bashkëpunëtorët e tyre, sipas Departamentit të Thesarit. Departamenti i Shtetit po ashtu vendosi në listën e sanksioneve diplomatike drejtuesin ushtarak të grupit “Xhihadi Islamik Palestinez”.

Në një deklaratë të dërguar me email, Sekretarja e Thesarit Janet Yellen tha se “së bashku me partnerët tanë po veprojmë me vendosmëri për ta dëmtuar infrastrukturën financiare të Hamasit, për t’u ndërprerë financimin nga jashtë dhe bllokuar burime të reja për financimin e veprimeve të tyre të tmerrshme.”

Sekretari i shtetit Antony Blinken tha se “do të vazhdojmë të punojmë me partnerët dhe aleatët tanë për t’ia ndërprerë Hamasit kanalet për financimin e terrorizmit.” Shtëpia e Bardhë tha se deri tani nuk ka gjetur informacion që Irani, sponsori kryesor financiar dhe ushtarak i Hamasit, të ishte drejtpërdrejt i përfshirë në operacionin e Hamasit kundër Izraelit.

Megjithatë, Shtetet e Bashkuara ndërmorën gjatë dy javëve të fundit tre sulme ndaj depove të armatimit të lidhura me Iranin brenda Sirisë për t’u hakmarrë ndaj mbi 50 sulmeve me raketa dhe dronë të grupeve militante ndaj bazave amerikane në Irak dhe Siri që nga 7 tetori, gjatë të cilave disa amerikanë janë lënduar lehtë.
Presidenti Joe Biden dhe zyrtarë të tjerë të administratës së tij kanë vizituar Lindjen e Mesme për të treguar përkrahjen e tyre për Izraelin dhe janë përpjekur të zbusin tensionet në luftën që po përshkallëzohet ndërmjet Izraelit dhe Hamasit. Por këto përpjekje nuk kanë arritur ndonjë përparim.

Mbi 11,000 palestinezë, prej të cilëve dy të tretat gra dhe fëmijë, janë vrarë që nga fillimi i luftës, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës të kontrolluar nga Hamasi, e cila nuk bën dallim midis civilëve të vrarë dhe militantëve.
Sekretari i jashtëm britanik David Cameron tha se “palestinezët janë gjithashtu viktima të Hamasit. Solidarizohemi me ta dhe do të vazhdojmë të mbështesim pauzat humanitare që mundësojnë depërtimin e ndihmës jetike në Gazë.”

Britania e Madhe të martën po ashtu vuri sanksione ndaj katër drejtuesve të lartë të Hamasit dhe dy financuesve të organizatës. Drejtuesi i krahut ushtarak të Hamasit, Mohammed Deif tha se sulmi i 7 tetorit ishte kundërpërgjigje ndaj bllokadës 16 vjeçare të Gazës, sulmeve izraelite në qytetet e Bregut Perëndimor gjatë vitit të fundit, sulmeve të shpeshta të kolonëve ndaj palestinezëve dhe shtimin e vendbanimeve të tyre, ndër arsyet e tjera. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, që shpalli gjendje lufte në Izrael, tha se ushtria e tij do të përdorte tërë fuqinë e vet për të shkatërruar aftësitë e Hamasit. “Të gjitha vendet ku fshihet Hamasi, nga të cilat vepron,” tha ai, “do t’i shndërrojmë në gërmadha”.

Marrë nga VOA

departamenti i thesarit

Sondazh

Poll
Bota 14 Nëntor 2023, 18:05 I.A

Biden: Spitalet e Gazës duhet të mbrohen

Joe Biden SHBA- Të martën autoritetet palestineze propozuan evakuimin nën mbikëqyrjen e Kryqit të Kuq të mbi 30 foshnjeve q&e...

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët