All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Schmidt u bën thirrje politikanëve në Bosnje të gjejnë zgjidhje për çështjen e pronave

Republika Srpska, entiteti serb që së bashku me Federatën boshnjake-kroate përbëjnë shtetin e Bosnjës, ka tentuar disa herë që të zbatojë Ligjin për pronën, që do t’i mundësonte transferimin e pronës së shtetit në juridiksionin e saj, pavarësisht se një veprim i tillë është cilësuar si jokushtetues.

25 Prill 2023, 22:30 Nga k.m.
Schmidt u bën thirrje politikanëve në Bosnje të gjejnë
Christian Schmidt
All - Paragraf - 1

Përfaqësuesi i lartë i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, sërish u ka bërë thirrje politikanë lokalë që të zgjidhin mospajtimet sa i përket pronës shtetërore. Këto thirrje vijnë në kohën kur po vazhdojnë pretendimet e serbëve etnikë që këto prona i takojnë dy entiteteve të shtetit dhe jo shtetit të Bosnjës.

Republika Srpska, entiteti serb që së bashku me Federatën boshnjake-kroate përbëjnë shtetin e Bosnjës, ka tentuar disa herë që të zbatojë Ligjin për pronën, që do t’i mundësonte transferimin e pronës së shtetit në juridiksionin e saj, pavarësisht se një veprim i tillë është cilësuar si jokushtetues.

Marrëveshja e Dejtonit, e vitit 1995, që i dha fund luftës në Bosnje, themeloi një sistem administrativ sipas të cilit, Bosnja ndahet në Republikën Sërpska dhe Federatën boshnjake-kroate, që lidhen përmes një qeverie të dobët qendrore.

Republika Sërpska ka thënë se Ligji për pronën synon të sigurojë që aseset që gjenden në territorin e këtij entiteti, përfshirë qeveritë lokale, kompanitë publike, institucionet publike dhe departamentet e tjera, t’i përkasin entitetit serb. Por, Gjykata Kushtetuese e Bosnjës ka deklaruar se Parlamenti kombëtar duhet të miratojë një ligj për pronën, që do të ishte i vlefshëm në mbarë Bosnjën, e jo vetëm në një prej dy entiteteve.

Më 25 prill, Schmidt theksoi se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare, të obligueshme dhe duhet të zbatohen, pasi Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës është pjesë integrale e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit.

“Pretendimet [e serbëve etnikë] se çështja e pronësisë të pronave shtetërore veçse është vendosur në Marrëveshjen e Dejtonit, nuk janë të vërteta. Kjo është një çështje që ende kërkon zgjidhje në këtë shtet. Prandaj, mesazhi është i thjesht: politikanë të Bosnjës, bëni punën tuaj”, tha Schmidt.

Politikanët serbë etnikë më 24 prill nënshkruan një deklaratë që thoshte se shteti i Bosnjës nuk ka në pronësi territor, por vetëm kufij të jashtëm, Gjykata Kushtetuese e Bosnjës dhe Zyra e Prokurorit janë jokushtetuese dhe të paligjshme dhe se Republika Sërpska do të marrë të gjitha kompetencat “që nuk janë të përcaktuara drejtpërdrejtë nga Kushtetuta e shtetit”.

Schmidt tha se ka nevojë për negociata në nivelin teknik dhe ligjor për të lëvizur përpara drejt zgjidhjeve të qëndrueshme dhe të pranueshme lidhur me mospajtimet mes shtetet dhe etnive sa i përket aseteve.

Në përgjigje të kërcënimeve të vazhdueshme nga lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, se Republika Sërpska do të largohet nga Bosnja nëse çështja e pronës nuk zgjidhet në favor të saj, Schmidt përsëriti se entitete nuk kanë të drejtë të shkëputen, pasi që ato ekzistojnë vetëm në bazë të Kushtetutës që është përpiluar në Marrëveshjen e Dejtonit.

“Sovraniteti dhe integriteti territorial i Bosnje e Hercegovinës nuk vihen në pikëpyetje dhe unë hedh poshtë të gjitha aktivitetet e papërgjegjshme që bëhen në këtë drejtim”, tha Schmidt.

Ai shtoi se nuk mund të vendosen kufij e as pengesa brenda Bosnjës dhe se çdo kufizim i lirisë së lëvizjes është i papranueshëm./REL

christian schmidt

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet