25 Janar 2023, 10:53
Nga I.A
Olaf Scholz
GJERMANI- Pas javësh hezitimi, kancelari gjerman, Olaf Scholz, pritet të njoftojë të mërkurën se Qeveria e tij do të miratojë furnizimin me tanke luftarake të prodhimit gjerman në Ukrainë. Kancelari Scholz do të njoftojë dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë, më 25 janar gjatë një fjalimi në Parlament, i thanë Politico-s dy zyrtarë gjermanë.
Scholz, gjithashtu, pritet të njoftojë se Gjermania do t'ua lejojë aleatëve të tjerë, si Polonia, t'i dërgojnë tanket e tyre Leopard në Ukrainë, thanë burimet. Vendimi i shumëpritur erdhi pasi zyrtarët amerikanë thanë se ishte arritur një marrëveshje paraprake që Shtetet e Bashkuara të dërgonin tanke M1 Abrams për të ndihmuar Kievin t'i zmbrapsë forcat ruse të vendosura në lindje të vendit.
Scholz kishte këmbëngulur se çdo lëvizje për t'i siguruar Ukrainës tanke të fuqishme Leopard 2 do të duhej të koordinohej ngushtë me aleatët e Gjermanisë, kryesisht Shtetet e Bashkuara. Anëtarët e Qeverisë së koalicionit tre-partiak të Scholzit e mirëpritën lajmin përpara njoftimit zyrtar.
Ukraina ka muaj që kërkon tanke luftarake, për të luftuar forcat ruse që e kanë nisur luftën në këtë shtet. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, beson se rreth 300 tanke Leopard do të ndihmonin në mposhtjen e Rusisë.
Marrë nga REL
olaf scholz volodymyr zelensky
Bota
25 Janar 2023, 10:27
I.A
Ivica Daçiç
SERBI- Ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç tha sot në Bruksel se bashkëbiseduesit e tij, p...
Bota
25 Janar 2023, 10:22
I.A
Shaqir Totaj
KOSOVË- Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj ka marrë kërcënime mbrëmë përmes mesazheve. Rasti është...
Bota
25 Janar 2023, 09:58
I.A
Volodymyr Zelensky dhe Olena Zelenska
UKRAINË- Presidenti Volodymyr Zelensky ka festuar sot datëlindjen e tij të 45-të. Dhe një ng...
Bota
25 Janar 2023, 09:49
I.A
demet
SHBA- Një stuhi e fuqishme goditi bregun e Gjirit amerikan të martën, duke nxitur një tornado që shkaktoi dëme në ...
Bota
25 Janar 2023, 09:38
I.A
Papa Françesku
VATIKAN- Papa Françesku kritikoi ligjet që kriminalizojnë homoseksualitetin dhe i quajti "të padrejtë", du...
Bota
25 Janar 2023, 09:36
I.A
Foto Ilustruese
Në vitin 2022, numri i gazetarëve të vrarë në mbarë botën u rrit me 50% krahasuar me vitin e kaluar, sip...
Bota
25 Janar 2023, 08:59
I.A
Aleksandër Vuçiç
KOSOVË- Pas një mbështetjeje ‘online’ për presidentin e Serbisë, Aleksandër ...
Bota
25 Janar 2023, 08:47
I.A
zyrtaret
KOSOVË- Se propozimi i Bashkimit Evropian (BE) për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po...
Bota
25 Janar 2023, 08:25
I.A
Miroslav Lajcak dhe Sofia Grammata
GREQI- I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka vazhduar taki...
Bota
25 Janar 2023, 08:23
A.B
Christopher Wray
SHBA- 'Sjellja kriminale e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal nuk përfaqëson veprimet e pjesës tjetër...