LIVE UPDATES
Bota

Sekretari Austin paralajmëron luftë të gjatë në Ukrainë: Duhen më shumë armatime

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin u bëri thirrje të enjten aleatëve të Kievit të bëjnë të gjitha përpjekjet për të siguruar armë për Ukrainën, veçanërisht për mbrojtjen ajrore.

15 Qershor 2023, 16:49 Nga I.A
Sekretari Austin paralajmëron luftë të gjatë në
Lloyd Austin

BRUKSEL- Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s u mblodhën të enjten në Bruksel për të diskutuar marrëdhëniet në të ardhmen me Ukrainën, ndërsa agresioni rus është bërë pengesë për synimet e vendit për t’iu bashkuar aleancës. Ministrat morën pjesë gjithashtu në takimin e atij që njihet si Grupi i Kontaktit për Ukrainën, që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara e në përbërje të së cilit janë 50 vende. Grupi synon të grumbullojë sa më shumë armatime për Ukrainën.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin u bëri thirrje të enjten aleatëve të Kievit të bëjnë të gjitha përpjekjet për të siguruar armë për Ukrainën, veçanërisht për mbrojtjen ajrore. Duke iu drejtuar një takimi të ministrave të mbrojtjes, të vendeve anëtare të Grupi të Kontaktit, zoti Austin theksoi se Kievi ka nevojë për mbështetje afatshkurtër dhe afatgjatë.

Forcat ukrainase kanë treguar trimëri dhe aftësi të jashtëzakonshme, lufta e Ukrainës është një maratonë, jo një sprint. Ndaj ne do të vazhdojmë t'i ofrojmë Ukrainës aftësitë për të përmbushur nevojat urgjente si dhe ato që i nevojiten për të garantuar siguri nga agresioni rus në plan afatgjatë. Nuk duhet të ketë asnjë dyshim, se ne do të qëndrojmë me Ukrainën për një kohë të gjatë”, tha ai.

Sekretari Austin vuri në dukje se grupi i kishte dhënë Ukrainës sisteme të mbrojtjes ajrore Patriot, IRIS-T dhe NASAMS. Por ai tha se Kievi kishte nevojë për më shumë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se mbështetja e aleancës për Ukrainën, ka sjellë ndryshime në fushën e betejës, ndërsa vendi ka nisur kundërofensivën ndaj Rusisë.

Ajo që ne po shohim është një luftë e ashpër. Është ende herët, por megjithatë ne po shohim se ukrainasit po bëjnë përparim dhe se Ukraina është në gjendje të çlirojë tokën e pushtuar. Kjo për shkak të guximit, trimërisë dhe aftësive të ushtarëve ukrainas. Por gjithashtu thekson dhe demonstron se mbështetja që aleatët e NATO-s i kanë dhënë Ukrainës po sjell në fakt ndryshim në fushën e betejës”.

Zoti Stoltenberg i bëri komentet në fillim të një takimi dy-ditor të ministrave të mbrojtjes të aleancës në Bruksel, që diskutoi edhe mbi mundësitë për rritje të prodhimit në fushën e mbrojtjes. Takimi i NATO-s në Bruksel i paraprin takimit në nivel kryetarësh shtetesh që mbahet në Lituani, në një shfaqje simbolike të mbështetjes për Ukrainën, si dhe për të nënvizuar vendosmërinë për të vepruar nëse Presidenti rus Vladimir Putin përpiqet të zgjerojë luftën drejt Perëndimit.

Në vitin 2008 NATO ra dakord që Ukraina t'i bashkohej organizatës, por nuk caktoi një datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Me fillimin e luftës, Ukraina aplikoi më 30 shtator për "anëtarësim të përshpejtuar" në NATO. Po Sekretari Stoltenberg ka thënë se nuk ka konsensus për anëtarësimin e vendit ndërsa lufta vazhdon. Megjithatë aleanca po përmirëson marrëdhëniet me Kievin. Komisioni aktual NATO-Ukrainë, do të shndërrohet në një Këshill NATO-Ukrainë, duke i dhënë Kievit një vend të barabartë në tryezë mes 31 aleatëve.

Marrë nga VOA

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet