LIVE UPDATES
Bota

Sekretari Blinken do të takohet me ministrin e Jashtëm kinez

Megjithëse Shtetet e Bashkuara dhe Kina nuk janë vende të Azisë Juglindore, diplomatë të lartë nga të dyja vendet ftohen zakonisht të ndjekin takimet rajonale dhe shpesh mbajnë edhe bisedime dypalëshe në këtë kuadër.

20 Korrik 2024, 07:25 Nga r.ll
Sekretari Blinken do të takohet me ministrin e Jashtëm kinez
antony blinken

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se do të takohet me ministrin e Jashtëm kinez, Wang Yi javën e ardhshme në Laos, ku do të mblidhen zyrtarë të lartë të vendeve të ASEAN-it (Shoqata e Vendeve të Azisë Juglindore).

Sekretari Blinken shtoi se flet me zotin Wang rregullisht, një praktikë e rëndësishme kjo për të qartësuar qëllimet e secilit vend dhe për të shmangur konfliktet për shkak të keqkuptimeve.

Jemi në gjendje të komunikojmë shumë qartë për fushat ku nuk jemi dakort. Kështu që të paktën Kina e njeh pozicionin tonë, ashtu siç ne e njohim pozicionin e tyre. E kemi këtë për Detin e Kinës Jugore. E kemi për Tajvanin dhe për mbiprodhimin”, i tha sekretari Blinken audiencës të mbledhur të premten në Forumin e Sigurisë në Aspen.

Megjithëse Shtetet e Bashkuara dhe Kina nuk janë vende të Azisë Juglindore, diplomatë të lartë nga të dyja vendet ftohen zakonisht të ndjekin takimet rajonale dhe shpesh mbajnë edhe bisedime dypalëshe në këtë kuadër.

Të premten, qeveria amerikane këshilloi qytetarët amerikanë në Tajvan që të veprojnë në përputhje me rrethanat për një stërvitje të ardhshme vjetore të mbrojtjes ajrore në Tajvan të quajtur “Wan An Number 47”, e planifikuar të kryhet nga e hëna deri të enjten. Gjatë stërvitjes 30-minutëshe për civilët, do të testohet sistemi i njoftimit për emergjencat, që sinjalizon fillimin dhe përfundimin e një ngjarjeje.

Javën e ardhshme, ushtria e Tajvanit do të zhvillojë gjithashtu stërvitjet e saj vjetore të mbrojtjes “Han Kuang”, të cilat zakonisht përfshijnë ushtrime në shkallë të gjerë me zjarr të drejtpërdrejtë.

Stërvitjet e mbrojtjes ajrore ndodhin ndërsa avionët dhe anijet ushtarake kineze vazhdojnë të operojnë përreth Tajvanit. Në muajt e fundit, Tajvani ka raportuar se avionët ushtarakë kinezë kalojnë shpesh vijën e mesme dhe hyjnë rregullisht në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore të Tajvanit (ADIZ).

Nëse do të kishte një krizë për Tajvanin, do të ishte një krizë që prek vërtet të gjithë botën, jo vetëm fqinjët e afërt. Pesëdhjetë për qind e trafikut komercial të mallrave kalon përmes ngushticës çdo ditë; 70% e gjysmëpërçuesve tek të cilët mbështetet bota janë prodhuar në Tajvan”, tha sekretari Blinken të premten.

Bisedimet e sekretarit Blinken me ministrin Wang javën e ardhshme në Vientiane, kryeqyteti i Laosit, do të pasojnë përfundimin e një takimi të madh politik katërditor të mbajtur nga Partia Komuniste e Kinës në Pekin.

I njohur si Pleniumi i Tretë i Kinës, takimet miratuan politika që synojnë avancimin e fuqisë teknologjike të vendit dhe forcimin e sigurisë së tij kombëtare.

Ndryshimet e personelit të bëra në plenium tërhoqën shumë vëmendje pasi Partia Komuniste Kineze miratoi zyrtarisht largimin e ish-ministrit të saj të jashtëm, Qin Gang, nga Komiteti Qendror i saj.

Gjithashtu, pleniumi konfirmoi përjashtimin e ish-ministrit të mbrojtjes Li Shangfu. Li Yuchao dhe Sun Jinming, të Forcave Raketore të Ushtrisë Çlirimtare Popullor, u hoqën gjithashtu nga Komiteti Qendror.

ASEAN ka njoftuar synimin e saj për të përshpejtuar negociatat me Kinën për një kod sjelljeje për të zvogëluar rrezikun e konflikteve në Detin e kontestuar të Kinës Jugore. Kjo organizatë e Azisë Juglindore shpreson t’i përfundojë bisedimet deri në vitin 2026.

E ndjekim gjatë gjithë kohës, jo vetëm ngushticën e Tajvanit, [por edhe] Detin e Kinës Jugore”, tha sekretari Blinken të premten gjatë Forumit të Sigurisë në Aspen. Ai vuri në dukje përshkallëzimin e tensioneve midis Kinës dhe Filipineve për shkak të përplasjeve të fundit pranë ujërave rreth Second Thomas Shoal, i njohur si Rén'ài Jiao në Kinë.

Sipas një vendimi ligjërisht të detyrueshëm të gjykatës ndërkombëtare të lëshuar në korrik 2016, Second Thomas Shoal është brenda zonës ekonomike ekskluzive të Filipineve dhe Kina nuk ka pretendime të ligjshme detare për ujërat përreth.

Pekini e ka hedhur poshtë vendimin, duke pretenduar "sovranitet të padiskutueshëm" mbi pjesën më të madhe të Detit të Kinës Jugore./VOA

antony blinken wang yi

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait