LIVE UPDATES
Bota

Izraeli thotë se droni që goditi Tel Avivin erdhi nga Jemeni

Në një konferencë televizive për shtypin, zëdhënësi i ushtrisë së Izraelit, Daniel Hagari tha se një hetim fillestar i kryer në skenën e sulmit tregon se bëhet fjalë për një dron iranian Samad-3, që "me sa duket kishte pësuar një përmirësim për të rritur rrezen e tij të veprimit".

19 Korrik 2024, 22:55 Nga r.ll

Izraeli thotë se droni që goditi Tel Avivin erdhi nga Jemeni

IZRAEL- Ushtria izraelite tha se një dron iranian që goditi qendrën e Tel Avivit para agimit të së premtes, duke vrarë një person dhe duke plagosur të paktën tetë të tjerë, ishte i prodhuar nga Irani dhe u lëshua nga Jemeni.

Në një konferencë televizive për shtypin, zëdhënësi i ushtrisë së Izraelit, Daniel Hagari tha se një hetim fillestar i kryer në skenën e sulmit tregon se bëhet fjalë për një dron iranian Samad-3, që "me sa duket kishte pësuar një përmirësim për të rritur rrezen e tij të veprimit".

Ai tha se ushtria beson se droni erdhi nga Jemeni, më shumë se 1600 kilometra larg. Rebelët Houthi me bazë në Jemen kanë marrë tashmë përgjegjësinë për sulmin.

Zoti Hagari tha se pothuajse në të njëjtën kohë me sulmin në Tel Aviv, një tjetër dron që vinte nga lindja u rrëzua pranë kufirit izraelit. Ai tha se ushtria po heton lidhjen midis dy sulmeve.

Një zyrtar ushtarak izraelit tha se droni që goditi Tel Avivin u zbulua nga një sistem i mbrojtjes ajrore izraelite, por nuk u rrëzua për shkak të "gabimit njerëzor".

"Dua të theksojë se sistemi i mbrojtjes ajrore nuk është e padepërtueshëm", u tha zoti Hagari gazetarëve. "Ne po forcojmë patrullat tona ajrore dhe mbrojtjen e të gjithë hapësirës ajrore të vendit. Ne po hetojmë incidentin, po përmirësojmë dhe përsosim aftësitë tona për të mbrojtur më mirë qytetarët izraelitë ."

Zëdhënësi ushtarak i grupit Houthi, Yahya Saree, tha në një deklaratë televizive se sulmi ishte kryer me një dron të ri të aftë për të shmangur sistemet e mbrojtjes ajrore. Drejtuesit e grupit Houthi kanë thënë se sulmet e tyre ndaj Izraelit dhe objektivave të tjera perëndimore në rajon po kryhen për të treguar solidaritet me palestinezët në Rripin e Gazës.

Ndërkohë, agjencia e lajmeve Reuters thotë se raketat e lëshuara nga Libani goditën Izraelin verior të premten, por ato u rrëzuan nga sistemi izraelit i mbrojtjes nga raketat.

Sulmi vjen një ditë pasi ushtria izraelite konfirmoi se kishte vrarë një komandant të lartë të Hezbollahut, që mbështetet nga Irani, në Libanin jugor. Komandanti i vrarë i forcave elite të Hezbollahut, “Radwan” është drejtuesi i fundit i lartë, që vritet nga forcat izraelite ndërsa ato vazhdojnë të luftojnë me militantët në Libanin jugor.

Izraeli ka shkëmbyer të shtëna me raketa dhe artileri me Hezbollahun përgjatë kufirit të tij verior dhe në Libanin jugor pothuaj çdo ditë që nga fillimi i luftës në Gazë, duke shkaktuar frikën e një konflikti më të gjerë rajonal nëse situata përshkallëzohet.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu vizitoi trupat izraelite në Gazën jugore të enjten ndërsa tanket e tyre vazhdojnë të hyjnë në qytetin e Rafahut. Kjo ndodh vjen në prag të vizitës së javës së ardhshme të Netanyahut në Uashington, ku ai do mbajë një fjalim në Kongres.

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir vizitoi një vend të shenjtë të kontestuar në Jeruzalem në të njëjtën ditë. Zyra e Netanyahut njoftoi vizitën pasi ai u largua nga Gaza jugore. Ai më vonë lëshoi një deklaratë duke thënë: "Vetëm trysnia ushtarake na ndihmon të avancojmë marrëveshjen e pengjeve".

Më parë, parlamenti i Izraelit miratoi lehtësisht një rezolutë që kundërshtonte krijimin e një shteti palestinez.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Kirby tha të enjten se politikanët izraelitë nuk duhet të nxisin konfliktin pas vizitës së zotit Ben-Gvir në Xhaminë Al-Aksa. "Ne do të vazhdojmë t'i bëjmë thirrje homologëve tanë izraelitë që të mos bëjnë asgjë që do të nxiste më tej veprimet e dhunshme", tha zoti Kirby./VOA

lufta izrael-hamas

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës