25 Janar 2025, 19:47
Nga r.ll
kristi noem
SHBA- Senati miratoi të shtunën kandidaturën e Kristi Noem për postin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare duke e vënë ish-guvernatoren e Dakotës së Jugut, në krye të një agjencie që është thelbësore për sigurinë kombëtare dhe planet e Presidentit Donald Trump për të ndalur emigracionin e paligjshëm. Zonja Noem u miratua me 59 vota pro dhe 34 kundër.
Të premten Senati miratoi kandidaturën e Pete Hegseth për postin e Sekretarit të Mbrojtjes me një votim të ngushtë 51 me 50. Zonja Noem dhe Zoti Hegseth i bashkohen Sekretarit të Shtetit Marco Rubio dhe drejtorit të CIA-s John Ratcliffe, të konfirmuar tashmë në detyrë.
Të hënën në mbrëmje Senati do të votojë për miratimin e Scott Bessent për postin e Sekretarit të Thesarit. Zonja Noem, një aleate e Presidentit Trump mori 7 vota nga demokratët. Republikanët, të cilët gjithësesi i kishin votat e nevojshme për ta miratuar kandidaturën e saj, shprehën besimin në vendosmërinë e saj për të udhëhequr çështjet që lidhen me sigurinë kufitare dhe imigracionin. Në një postim në rrjetet sociale, zonja Noem falënderoi Presidentin Trump për "besimin që i dha për të shërbyer si Sekretare e Sigurisë Kombëtare”.
"Do të punoj për ta bërë Amerikën sërish të sigurt!", shkruante ajo më tej.
Udhëheqësi i shumicës në Senat, republikani John Thune, tha të premten se “rivendosja e respektit për sundimin e ligjit është një nga prioritetet kryesore të Presidentit Trump dhe republikanëve. Dhe kjo do të kërkojë udhëheqës të vendosur e të përkushtuar në Departamentin e Sigurisë Kombëtare”.
Demokratët janë të ndarë se si duhen zbatuar masat që lidhen me kufijtë dhe imigracionin nën administratën Trump. Disa prej tyre po mbajnë qëndrime të zbutura ndaj vijës së ashpër që po ndjek Presidenti Trump për të goditur emigracionin e paligjshëm. Megjithatë, udhëheqësi i pakicës demokrate në Senat Chuck Schumer si dhe shumica e demokratëve, votuan kundër zonjës Noem. Zoti Schumer theksoi rëndësinë e "zgjidhjeve dypartiake për të ndrequr problematikën në kufi", dhe tha se zonja Noem "duket se po shkon në drejtimin e gabuar".
Sekretari i Sigurisë Kombëtare mbikëqyr Doganat, Mbrojtjen e Kufijve dhe Emigracionin. Departamenti është gjithashtu përgjegjës për sigurinë në transportin ajror, mbrojtjen e personaliteteve, reagimin ndaj fatkeqësive natyrore e çështje të tjera. Presidenti Trump ka në plan të bëjë ndryshime të mëdha në mënyrën se si funksionon departamenti, duke përfshirë edhe ushtrinë në zbatimin e ligjeve mbi emigracionin si dhe riformësimin e Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave.
Këto plane pritet ta vendosin zonjën Noem në qendër të vëmendjes. Të premten Presidenti Trump vizitoi vendet që janë prekur së fundmi nga fatkeqësitë natyrore, Karolinën e Veriut dhe Kaliforninë. Gjatë seancës dëgjimore në Senat, zonja Noem u pyet vazhdimisht nga senatorët demokratë nëse ajo "do t'u dërgonte ndihmë shteteve në raste fatkeqsish natyrore edhe nëse zoti Trump do t'i kërkonte që të mos e bënte një gjë të tillë". Zonja Noem tha se "do të zbatonte ligjit dhe se kjo do të bëhej pa paragjykime politike"./VOA
kristi noem senati amerikan
Bota
25 Janar 2025, 19:42
E. D
Instagram dhe Facebook
SHBA- Platformat e mediave sociale të Metës, Instagram dhe Facebook, së fundmi kanë fshirë postimet e dy k...
Bota
25 Janar 2025, 19:12
E. D
foto ilustruese
LITUANI- Thesaret mbretërore të fshehura për më shumë se 85 vjet janë gjetur në Lituani. Thesaret të...
Bota
25 Janar 2025, 18:54
r.ll
xi jinping, vladimir putin
SHBA- Sulmet në kabllot nënujore të telekomunikacionit pranë brigjeve të Tajvanit nuk janë të...
Bota
25 Janar 2025, 18:49
E. D
foto nga vendngjarja
GAZA- Një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit ka filluar pas 15 muajsh luftë. Marrëveshja synon t'i japë fund...
Bota
25 Janar 2025, 18:27
E. D
Marco Rubio
SHBA- Ministri i ri i Jashtëm i SHBA-së ngrin thuajse të gjithë ndihmat për botën e jashtme. Përjashtimet e ...
Bota
25 Janar 2025, 18:16
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, shkarkoi 17 inspektorë të pavarur në disa agjenci qeveritare të premten. In...
Bota
25 Janar 2025, 18:00
rr.ll
foto shkrimeve
LONDËR- Muret e xhamive, qendrat e komunitetit dhe një shkollë fillore në Londër kanë qenë shënjestr...
Bota
25 Janar 2025, 17:50
E. D
foto nga vendngjarja
GAZA- Shërbimi i Burgjeve izraelite ka konfirmuar se ka liruar 200 të burgosur palestinezë në këmbi...
Bota
25 Janar 2025, 17:43
E. D
fotot ilustruese
IZRAEL- Pengjet izraelite të liruar nga Hamasi në kuadër të marrëveshjes së armëpushimit në Gaz&eu...
Bota
25 Janar 2025, 17:23
E. D
foto ilustruese
KANADA- Një shtetas gjerman është qëlluar për vdekje nga një shkëmbim zjarri në afërsi të...