LIVE UPDATES
Bota

Nga Ukraina deri në Paqësor, administrata Trump përballet me kërcënime të reja nga partneriteti Kinë-Rusi

Derisa Kina e ka mbështetur Rusinë diplomatikisht prej fillimit të pushtimit të plotë të Ukrainës, e ka ndihmuar ekonominë e saj dhe e ka furnizuar atë me teknologji për përdorim të dyfishtë për fushëbetejë, mundësia e rritjes së bashkërendimit midis Pekinit dhe Moskës përbën sfidë të re për administratën e presidentit amerikan, Donald Trump.

25 Janar 2025, 18:54 Nga r.ll
Nga Ukraina deri në Paqësor, administrata Trump përballet me
xi jinping, vladimir putin

SHBA- Sulmet në kabllot nënujore të telekomunikacionit pranë brigjeve të Tajvanit nuk janë të reja, por kablloja e këputur në bregdetin verior të tij nga një anije e dyshuar kineze në fillim të janarit, u përputh me një model sulmesh të tilla gjithnjë në rritje.

Disa javë më herët, një anije me flamur rus e kishte këputur një kabllo elektrike që shtrihej mes Finlandës dhe Estonisë në Detin Baltik.

Këto ndodhën pas disa zhvillimeve të ngjashme në Baltik, në të cilat u përfshinë anije me flamuj kinezë, të cilat e dëmtuan infrastrukturën nënujore, përfshirë këputjen e kabllove të fibrave optike në nëntor dhe dëmtimin e tubacionit të gazit në tetor 2023.

Për Gabrielius Landsbergis, i cili shërbeu si ministër i Jashtëm i Lituanisë deri në dhjetor, ky varg incidentesh thekson se si vijat ndarëse mes rritjes së tensioneve ndërmjet Perëndimin dhe Rusinë për luftën në Ukrainë dhe agresionit të Kinës në Detin e Kinës Jugore, po bëhen gjithnjë e më të paqarta. Kina pretendon se ishulli i vetëqeverisur i Tajvanit është i saj.

“Nuk duhet të ketë asnjë dyshim se Rusia qëndron mbrapa këtyre incidenteve në Blatik”, tha Landsbergis në një intervistë për Radion Evropa e Lirë (REL), teksa e vizitoi Tajvanin.

“Në lidhje me Kinën, asaj nuk mund t’ia atribuosh këto qartazi, por nëse ajo dëshiron të shtojë trysni ndaj Tajvanit përmes luftës së errët duke këputur kabllo, atëherë mësimet mund t’i nxjerrë nga Moska”, shtoi ai.

Derisa Kina e ka mbështetur Rusinë diplomatikisht prej fillimit të pushtimit të plotë të Ukrainës, e ka ndihmuar ekonominë e saj dhe e ka furnizuar atë me teknologji për përdorim të dyfishtë për fushëbetejë, mundësia e rritjes së bashkërendimit midis Pekinit dhe Moskës përbën sfidë të re për administratën e presidentit amerikan, Donald Trump.

"Kina po përpiqet të krijojë një normalitet të ri rreth Tajvanit", tha për REL-in Chiu Chui-cheng, ministri i Tajvanit për Çështje të Brendshme. "Qëllimi i Pekinit është ta tkurrë zonën e sigurisë mes nesh dhe ta bëjë shumë më të lehtë mundësinë për ta përshkallëzuar situatën, nëse vendos të veprojë".

Incidenti rishtazi me kabllo është më i fundit nga ajo që Chiu thotë se është një rritje e vazhdueshme e ngjarjeve të tilla - duke filluar nga stërvitjet e reja ushtarake që synojnë ta simulojnë një bllokadë të ishullit deri te një trefishim i rasteve të dyshuara të spiunazhit kinez – që kanë për qëllim ta përgatisin terrenin për lëvizjen e ardhshme kundër Tajvanit.

SHIKONI EDHE:Kina dhe Rusia me stërvitje të përbashkëta ushtarake
"Nuk i shohim këto si aksidente, i shohim si strategji", tha ai, duke iu referuar një rritjeje të incidenteve që kanë në shënjestër infrastrukturën nënujore rreth Tajvanit gjatë viteve të fundit.

Jeta në “zonën gri”

Druajtjet për pushtimin e mundshëm nga Kina janë larg sipërfaqes së jetës së përditshme në kryeqytetin e zbukuruar urban të Tajvanit.

Por, realiteti i ndryshimit të këtyre dinamikave po troket në derë gjithashtu. Gjatë fushatës së tij, Trumpi tha se Tajvani nuk po paguan mjaftueshëm për mbrojtjen e vet dhe ngjalli dyshime për shkallën e mbështetjes amerikane në rast se Kina e pushton.

Për politikëbërësit e ishullit, kjo ka ngritur shqetësime se këputja e kabllove nënujore si pjesë e të ashtuquajturave operacione në "zonën gri" - një term që përdoret shpesh nga zyrtarët tajvanezë për t’iu referuar taktikave hibride të përdorura për ta frikësuar ishullin, por që mbeten nën pragun e luftës - do ta bëjë më të vështirë mbrojtjen kundër agresionit kinez në rast të ndonjë sulmi të drejtpërdrejtë.

Kina ka mohuar përfshirjen në dëmtimin e kabllove në Tajvan në janar, ndërsa hetimet për incidentet në Detin Baltik janë ende duke vazhduar.

Derisa këto sulme ndaj kabllove nënvizojnë brishtësinë e infrastrukturës së rëndësishme detare dhe vështirësitë për t’i ndjekur penalisht sabotuesit, analistët thonë se ato janë pjesë e një klime të re shqetësuese për sigurinë në zonat e vijës së parë pranë Ukrainës dhe Tajvanit, të cila mund të përshkallëzohen lehtësisht gjatë viteve në vijim.

"Këto taktika hibride, që po i shohim nga Kina dhe Rusia, kanë për qëllim krijimin e kushteve të favorshme për ta, nëse u paraqitet ndonjë mundësi për të bërë ndonjë lëvizje më të madhe", tha për REL-in Sari Arho Havren, hulumtues në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara në Londër. "Duket se ka gjithashtu një dëshirë për ta njoftuar Uashingtonin me disa vija të kuqe, teksa Trumpi e merr detyrën".

Normaliteti i ri

Derisa Trumpi është zotuar se do t’i japë fund shpejt luftës në Ukrainë, rreziku që tensionet midis Pekinit dhe Taipeit të përshkallëzohen në luftë, duket se po rritet.

Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar vitet e fundit se Kina po përgatitet për një pushtim të mundshëm të Tajvanit. Ky paralajmërim u përsërit nga sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, gjatë seancës së konfirmimit të tij në Senatin amerikan, më 15 janar.

"Duhet ta pranojmë faktin se, përveç nëse ndodh diçka dramatike, si një baraspeshë [midis Kinës dhe Tajvanit], ku ata arrijnë në përfundimin se kostot e ndërhyrjes në Tajvan janë shumë të larta, ne do të duhet të përballemi me këtë çështje para fundit të kësaj dekade", tha Rubio.

Tensionet në rritje, të shoqëruara me përplasje hibride gjithnjë e më të shpeshta, po thellohen edhe më shumë nga një bashkëpunim i rritur ushtarak midis Pekinit dhe Moskës.

Kohët e fundit, bombardues kinezë dhe rusë kanë kryer stërvitje pranë Alaskës, kanë zhvilluar stërvitje të përbashkëta detare në brigjet e Afrikës së Jugut dhe kanë kryer stërvitje duke përdorur armatimin në Detin e Kinës Jugore.

Lojërat e përbashkëta të luftës janë pjesë e një modeli rreth një dekadësh të koordinimit të përforcuar ushtarak,

Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS), një institut kërkimor me bazë në Uashington, ka regjistruar 102 lojëra të përbashkëta lufte, stërvitje ushtarake shumëpalëshe ose patrulla nga viti 2003 deri në fund të korrikut 2024.

Prej atëherë, janë zhvilluar edhe katër stërvitje të tjera që përfshijnë Kinën dhe Rusinë. Sipas të dhënave të CSIS-it, forcat e tyre ushtarake kanë mbajtur të paktën katër dhe më së shumti dhjetë stërvitje të përbashkëta çdo vit midis viteve 2014 dhe 2023.

Ato i kryen 11 stërvitje të përbashkëta në vitin 2024.

Vendimmarrësit amerikanë kanë paralajmëruar vazhdimisht gjatë viteve të fundit për rreziqet që paraqet partneriteti në rritje midis Kinës dhe Rusisë - nga mbështetja ekonomike deri te bashkëpunimi ushtarak në rritje. Një raport i mandatuar nga Kongresi e përshkruan afrimin e Kinës me Rusinë si “zhvillimin më të madh strategjik në vitet e fundit”.

“Si planifikues ushtarak, duhet të përgatiteni për skenarin më të keq, që është Rusia dhe Kina duke u bashkuar në këtë mënyrë”, tha Elizabeth Wishnick, hulumtuese në Qendrën për Analiza Detare, e cila studion politikën e jashtme kineze.

Marrë së bashku, ky trend ngre pyetje të vështira për administratën Trump dhe vendimmarrësit e tjerë amerikanë, të cilët prej kohësh janë duke menduar se si të merren veçmas me secilin prej këtyre dy fuqive bërthamore, por tani duhet të planifikojnë për rrezikun e përballjes me të dyja njëkohësisht.

“Ende nuk është e qartë si do të zhvillohej kjo situatë dhe kjo nuk është aleancë e mirëfilltë ushtarake”, tha Wishnick, duke shtuar se “megjithatë, brenda kufijve të asaj se ku Pekini dhe Moska pëlqejnë të bashkëpunojnë, kjo po rritet”/REL

partneriteti kine-rusi donald trump

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen