2 Mars 2023, 17:31
Nga k.m.
Foto ilustruese
Në një deklaratë të përbashkët, senatorët amerikanë të Nënkomitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë për Evropën dhe Bashkëpunimin Rajonal të Sigurisë, kërkuan nga liderët e Kosovës dhe Serbisë që të pajtohen për planin e zbatimit të Propozimit Evropian - Marrëveshjes drejt normalizimit mes dy vendeve.
Pas takimit të 27 shkurtit në Bruksel, përfaqësuesit e Bashkimi Evropian, thanë se edhe Kosova, edhe Serbia e kanë pranuar tekstin, siç e quajnë ata, marrëveshje bazë, dhe pritet në vazhdim të diskutohet për planin e zbatimit të saj. Senatorët, të cilët vizituan Kosovën dhe Serbinë në muajin prill të vitit të vitit të kaluar, uruan qeveritë e Serbisë dhe Kosovës për “arritjen e një marrëveshjeje të përkohshme për normalizimin e marrëdhënieve”.
Marrëveshja pritet të zhbllokojë mundësitë për të dy vendet, duke përfshirë ndjekjen e rrugës së anëtarësimit në BE dhe integrimin ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor, thanë ata.
Kjo marrëveshje përfshin zotimin e Kosovës dhe Serbisë për t'i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.
Senatorët theksuan gjithashtu implikimet e rëndësishme të marrëveshjes për Ballkanin Perëndimor, ku "ndikimi rus kërkon të minojë unitetin transatlantik“.
“Marrëveshja dhe aneksi i zbatimit kanë implikime të rëndësishme për rajonin e Ballkanin Perëndimor, ku ne e dimë se [presidenti rus, Vladimir] Putini po kërkon të minojë unitetin transatlantik dhe të zgjerojë ndikimin rus”, thuhet në deklaratë.
Ky grup i senatorëve, i përbërë nga demokratët dhe republikanët Jeanne Shaheen dhe Pete Ricketts – që janë në krye të Nënkomitetit - dhe senatorët Thom Tillis, Chris Murphy, Ron Johnson dhe Chris Van Hollen, u zotuan të punojnë me qeveritë e Kosovës dhe Serbisë “për të finalizuar aneksin e zbatimit dhe avancimin e prioriteteve që sjellin paqe, stabilitet dhe prosperitet në rajon“./REL
dialogu kosove-serbi
Bota
2 Mars 2023, 17:18
k.m.
Foto ilustruese
GREQI- Një i ri që humbi babanë dhe vëllain e tij 15-vjeçar kërkon përgjigje për aksidentin fatal...
Bota
2 Mars 2023, 16:57
k.m.
Mesazhi
GREQI- Një simbolikë e veçantë është përdorur si shenjë solidarizimi me familjarët e viktimave t&eum...
Bota
2 Mars 2023, 16:57
k.m.
Agron Haradinaj
PRISHTINË- Ka vdekur ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agron Haradinaj, pasi prej kohësh vuant...
Bota
2 Mars 2023, 16:39
k.m.
Foto ilustruese
Nga një moment i caktuar shumë nga personat e papërfshirë nuk mund ta përballojnë më vërshimin e la...
Bota
2 Mars 2023, 16:18
I.A
Blinken dhe Lavrov
INDI- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, biseduan shkurtimisht të enjten...
Bota
2 Mars 2023, 15:55
a.l
Aksidenti në Greqi
GREQI- Rreth 356 pasagjerë arritën të shpëtonin nga aksidenti fatal hekurudhor në Larisa. Në parim,&n...
Bota
2 Mars 2023, 15:40
a.l
Krenar Kullau
GREQI- Krenar Kulla, xhaxhai i shqiptares Olta Kulla të plagosur gjatë aksidentit të trenave në Greqi, ka zbuluar pë...
Bota
2 Mars 2023, 15:23
a.l
Zittel
SHBA- Autoritetet në Florida arrestuan një burrë 72-vjeçar pasi hetuesit gjetën në shtëpinë e tij t&e...
Bota
2 Mars 2023, 14:59
a.l
Takimi në Bruksel
KOSOVË- Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord të mbështesin një plan të propozuar të ...
Bota
2 Mars 2023, 14:53
a.l
Aksion në Brezovicë
KOSOVË- Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë së Ferizajt ka zhvilluar sot nj&...