LIVE UPDATES
Bota

Senatore që në vitin 1992, gruaja më e moshuar në Kongres nuk do të kërkojë një mandat tjetër: S'dua të rizgjidhem

Nën presion gjatë viteve të fundit për të dhënë dorëheqjen, Senatorja Feinstein hodhi poshtë deklaratat e ligjvënësve se kujtesa e saj ishte përkeqësuar.

15 Shkurt 2023, 08:58 Nga I.A
Senatore që në vitin 1992, gruaja më e moshuar në Kongres
Dianne Feinstein

SHBA- Senatorja amerikane Dianne Feinstein, një pioniere për gratë në politikën amerikane, njoftoi të martën se nuk do të kërkoj rizgjedhjen në vitin 2024, duke hapur rrugën për një garë të ashpër mes demokratëve në Kaliforni.

E zgjedhur për herë të parë në Senat në vitin 1992, 89-vjeçarja Feinstein është ligjvënësja më e moshuar në Kongres. Nën presion gjatë viteve të fundit për të dhënë dorëheqjen, Senatorja Feinstein hodhi poshtë deklaratat e ligjvënësve se kujtesa e saj ishte përkeqësuar.

“Po njoftoj sot se nuk do të kandidoj për rizgjedhje në vitin 2024, por synoj të bëj sa më shumë që të mundem për Kaliforninë deri në fund të vitit të ardhshëm, kur përfundon mandati im”, tha ajo në një deklaratë, ndërsa nuk pranoi të shprehte mbështetje për pasuesin e saj.

Zonja Feinstein do të mbahet mend si figurë udhëheqëse e grave në politikën amerikane, gruaja e parë që sherbeu në krye të bashkisë së San Françiskos, e para që drejtoi Komisionin Juridik të Senatit dhe gruaja që ka sherbyer më gjatë në Senat.

“Kam shërbyer me më shumë senatorë se kushdo. Mund të them se Dianne Feinstein është ndër më të mirët”, tha Presidenti Joe Biden të martën, duke vënë në pah kohën që kanë shërbyer së bashku në Komisionin Juridik të Senatit.

Kalifornia përgjithësisht voton për demokratët dhe shumë politikanë demokratë kanë njoftuar ose lënë të kuptohet se do të kandidojnë për postin e zonjës Feinstein. Mes tyre janë dhe ligjvënësit demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve Katie Porter dhe Adam Schiff. Zgjedhjet paraprake në Kaliforni zhvillohen më 5 mars të vitit 2024.

Udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer, u tha gazetarëve se zonja Feinstein mbajti një fjalim emocionues para senatorëve demokratë, që u vlerësua me një ovacion që zgjati disa minuta.

“Ajo është një legjendë”, tha ai. “Ajo lujati rol udhëheqës në çështje të ndryshme, që nga ligjet kundër armëve, çështje të mjedisit, të drejtat e grave dhe shumë të tjera”.

Këtë vit zonja Feinstein pritej të shërbente si presidente “pro tempore”, kreu ceremonial i Senatit dhe i treti në radhë për presidencën, një post që zakonisht i jepet një senatori të lartë të partisë që ka shumicën.

Ajo hoqi dorë nga posti disa muaj pasi Senatori Schumer nuk pranoi të thoshte nëse kishte besim në aftësitë e saj për të shërbyer. Në vend të saj u emërua Senatorja 72-vjeçare Patty Murray. Ndërsa fitorja në Kaliforni pritet të jetë e sigurtë për demokratët, zgjedhjet e vitit 2024 në shtete si Arizona, Montana, Ohajo dhe Virxhinian Perëndimore pritet të rrezikojnë ruajtjen e shumicës demokrate në Senat në vitin 2025.

Marrë nga VOA

dianne feinstein joe biden

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë