LIVE UPDATES
Bota

Serbët vendosën për largim nga institucionet e Kosovës – Çfarë ndodh tashmë?

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se dorëheqjet përfshijnë pozitat në Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës, dhe ato të gjyqësorit e Policisë së Kosovës në veri.

5 Nëntor 2022, 22:56 Nga I.A
Serbët vendosën për largim nga institucionet e Kosovës
Lista Serbe

KOSOVË- Përfaqësuesit serbë në Kosovë kanë vendosur të shtunën e 5 nëntorit që të mos jenë më pjesë e institucioneve të këtij shteti. Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se dorëheqjet përfshijnë pozitat në Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës, dhe ato të gjyqësorit e Policisë së Kosovës në veri. Katër komunat me shumicë serbe në veri janë: Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku.

Sepse serbët e Kosovës nuk e mbështesin vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe, në targat RKS – Republika e Kosovës. Besohet se në Kosovë janë rreth 10.000 makina me targa serbe. Goran Rakiç, kryetari i Listës Serbe, ka thënë pas një takimi me dyer të mbyllura se, vendimi do të zbatohet deri në momentin kur Qeveria e Kosovës të tërheqë vendimin për riregjistrim të makinave dhe të respektojë marrëveshjet e Brukselit.

Nga 1 nëntori deri më 21 prill të vitit të ardhshëm, Qeveria e Kosovës mëton të finalizojë planin në tri faza për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS. Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshjen për lëvizje të lirë, më 2011.

Goran Rakiç, kryetar i Listës Serbe ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës. Dorëheqje kanë dhënë edhe 10 deputetë serbë nga ulëset në Kuvendin e Kosovës, dhe pjesëtarët serbë të gjyqësorit dhe Policisë së Kosovës në rajonin e veriut. Analistët, Agon Maliqi dhe Ehat Miftaraj kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se, një vendim i tillë përshkallëzon situatën dhe - nëse formalizohet - përbën kthim mbrapa për veriun e Kosovës në periudhën para vitit 2013.

Sipas Miftarajt, veriu do të përballet me vakum institucional. Sepse atëherë është nënshkruar një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë – në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian në Bruksel. Kjo marrëveshje parasheh integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës në fushën e drejtësisë dhe sigurisë. Dy analistët përmendin sigurinë. Analisti Maliqi beson se kjo situatë krijon rrezik të madh për incidente.

Miftaraj beson se dorëheqjet cenojnë rëndë sigurinë në pjesën veriore të Kosovës dhe shkatërrohet "gjithë mundi dhe investimet e bëra nga Qeveria e Kosovës, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian për procesin e integrimit". Pak pas vendimit për dorëheqje të serbëve, disa media lokale në Kosovë dhe Serbi, kanë raportuar se njësitet speciale të Policisë së Kosovës janë nisur drejt veriut të Kosovës. Mirëpo, Policia e Kosovës ka thënë se nuk ka ndodhur diçka e tillë.

Përmes një komunikate, Policia ka thënë se, sipas nevojës dhe vlerësimeve operacionale, do të angazhojë personelin e saj, me qëllim të kryerjes së detyrave dhe autorizimeve ligjore për të garantuar sigurinë. Ende nuk dihet nëse dorëheqjet e 5 nëntorit janë shenjë proteste, apo do të formalizohen në ditët në vijim. Miftaraj ka thënë se vendimi i serbëve “do të ketë efekt juridik nëse formalizohet me aktin e dorëheqjes”. Kjo nënkupton që mënyra e vetme e kthimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në institucione është përmes konkurseve. Në një situatë të atillë, procesi do të duhej të niste nga fillimi.

Sipas marrëveshjes së Brukselit, Kosova është e obliguar që në këto pozita të punësojë pjesëtarë të komunitetit serb. Megjithatë, Miftaraj beson se në një skenar të tillë, finalizimi i procesit do të merrte kohë, andaj institucionet e Kosovës duhet të punojnë tani që të mos cenohet siguria. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka konsideruar dorëheqjet si veprime të Serbisë me qëllim të destabilizimit të veriut të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje serbëve që të mos braktisin institucionet e Kosovës dhe që të mos jenë pre “e manipulimeve politike dhe lojërave gjeopolitike”. Partitë opozitare në Kosovë janë shprehur të shqetësuara për situatën në veri dhe i kanë bërë thirrje Qeverisë për reflektim. Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, në anën tjetër, e ka mbrojtur vendimin e serbëve në Kosovë për dorëheqje.

“Në luftën e tyre për paqe, stabilitet, sundim të ligjit dhe respektim të të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara, ata do ta kenë gjithmonë mbështetjen e plotë të Qeverisë së Serbisë”, ka thënë ajo përmes një deklarate.

Edhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, e ka mbështetur vendimin.

Analisti Maliqi beson se Beogradi nuk është i interesuar për propozimin franko-gjerman, për finalizim të procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Duhet kuptuar që në fund të të gjitha zhvillimeve që kanë të bëjnë me targat, qëndron kjo nismë franko-gjermane për ta mbyllur kontestin mes Kosovës dhe Serbisë. Qeveria e Kosovës duhet ta bashkërendojë çdo hap me aleatët, para së gjithash me SHBA-në, në mënyrë që të mos krijohen situata që e favorizojnë Serbinë në tentimin e saj për ta bllokuar procesin e dialogut”.

Për planin franko-gjerman nuk ka shumë informacione. Në tetor, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë se Franca dhe Gjermania kanë propozuar që Serbia të lejojë që Kosova të anëtarësohet në organizata dhe institucione ndërkombëtare, përfshirë edhe në Kombet e Bashkuara, në këmbim të një anëtarësimi të shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se propozimi franko-gjerman parasheh zgjidhjen e kontesteve në dy faza, "ku një pjesë e madhe e kontesteve do të zgjidheshin tani, kurse një pjesë shumë e vogël që ata thonë është 1 për qind, do të liheshin për një periudhë të mëvonshme".

Lidhur me kërkesat e palës serbe për anulim të vendimit për targat, analisti Maliqi beson se bazuar në pozicionin ku ka arritur Kurti, “tani e ka vështirë të kthehet”.

“Bashkësia ndërkombëtare do t’i gjykojë ashpër të dyja palët për efektin që e prodhon kjo situatë, pra potencialin për eskalim në dhunë. Në këtë kontekst, për Kosovën do të ishte më e favorshme që, veçanërisht me SHBA-në, të forcojë presionin drejt Serbisë, dhe kjo nënkupton që të mos e bëjë çështjen e targave si prioritet, por çështjen e njohjes dhe përmbylljes së dialogut”.

Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme. Ndonëse Kosova deklaron se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”.

Marrë nga REL

dorehiqet lista serbe tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel