LIVE UPDATES
Bota

SHBA: Bojkotimi i votimit për largimin e kryetarëve të komunave në veri nga Lista Serbe, për të ardhur keq

Ambasada amerikane në Prishtinë, tha në një përgjigje për Zërin e Amerikës, se është e rëndësishme që qytetarët e Kosovës të kenë mundësinë të ushtrojnë të drejtën e tyre për të shkarkuar kryetarët në përputhje me ligjin në Kosovë.

8 Prill 2024, 14:48 Nga M.B
SHBA: Bojkotimi i votimit për largimin e kryetarëve të komunave
Foto ilustruese

KOSOVA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë të hënën se vendimi i Listës Serbe, subjektit kryesor të serbëve të Kosovës, për të mos marrë pjesë në votimin për largimin nga detyra të kryetarëve shqiptarë në katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës, është për keqardhje. Ambasada amerikane në Prishtinë, tha në një përgjigje për Zërin e Amerikës, se është e rëndësishme që qytetarët e Kosovës të kenë mundësinë të ushtrojnë të drejtën e tyre për të shkarkuar kryetarët në përputhje me ligjin në Kosovë.

Ne vlerësojmë përpjekjet e zyrtarëve të Kosovës për të lejuar të gjithë qytetarët e vendit të marrin pjesë në këtë proces demokratik. Të gjithë qytetarët e regjistruar në veri të Kosovën kanë mundësi pjesëmarrjeje. Na vjen keq për deklaratën e Listës Serbe që do të tërhiqen nga pjesëmarrja në votimin për largimin e kryetarëve aktualë”, thuhet në përgjigje, në të cilën theksohet se “pjesëmarrja demokratike siguron që udhëheqësit të jenë përfaqësues të popullsisë që i shërbejnë dhe votimi është e drejtë thelbësore e shoqërive demokratike”.

“Presim që qeveria e Kosovës të trajtojë me ndjeshmëri shqetësimet e qytetarëve në veri përgjatë këtij procesi. Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara mbetet i qartë dhe i pandryshuar, mbështesim një demokraci gjithëpërfshirëse dhe shumë etnike të Kosovës dhe zgjedhjet e lira, të drejta dhe të ligjshme që e mbështesin këtë demokraci”, thuhet në përgjigje.

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, akuzoi të dielën kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se po bën përpjekje të vazhdueshme që ky votim të dështojë, ndërsa theksoi se një ndër arsyet e mospjesëmarrjes në të është edhe fryrja e listave të votuesve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, konfirmoi të hënën dorëheqjet e katër anëtarëve të Komisioneve Komunale për komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç, të cilët ishin emëruar më parë si përfaqësues të Listës Serbe.

Në një përgjigje të këtij institucioni thuhet se pas këtyre dorëheqjeve në Komisionet Komunale të Zgjedhjeve mbesin edhe 23 anëtarë nga subjektet politike, të cilët sipas ligjit do të administrojnë procesin e votimit, nën mbikëqyrjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Aktualisht Mitrovica e Veriut, Zubin Potoku, Leposaviçi dhe Zveçani, udhëhiqen nga kryetarët shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit të vitit të kaluar, të cilat u bojkotuan nga partitë politike serbe.

Dërgimi i kryetarëve në zyrat e tyre në fund të muajit maj të vitit të kaluar u kundërshtua ashpër nga grupe qytetarësh serbë të cilët u përplasen me policinë e Kosovës dhe forcat paqeruajtëse të NATO-s. Vendimi që me 21 prill të mbahen votimet për largimin nga detyra të kryetarëve në katër komunat në veri të Kosovës pasoi nënshkrimin e një peticion gjatë muajit janar nga mbi 20 për qind e votuesve me të drejtë vote në secilën komunë. Për largimin e kryetarit të një komune duhet të votojnë 50 për qind plus një e votuesve me të drejtë vote. Nëse dështon, një peticion tjetër nuk mund të organizohet përpara se të kenë kaluar 12 muaj./ VOA

shba kosova serbia

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet