All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

SHBA/ Fermerët ndajnë praktikat vendase për kultivimin e prodhimeve bujqësore

Një pllakë pranë një biznesi të sapondërtuar në një zonë industriale të Los Anxhelosit Jugor u kujton kalimtarëve "Fermën Qendrore Jugore", ku më shumë se 300 familje kultivonin prodhimet e tyre midis viteve 1994 dhe 2006.

2 Shtator 2023, 20:55 Nga I.A
SHBA/ Fermerët ndajnë praktikat vendase për kultivimin e
Fermerët
All - Paragraf - 1

SHBA- Fermerët e dëbuar nga një kopsht komunitar në jug të Los Anxhelosit, në vitin 2006 po vazhdojnë të ndihmojnë njerëzit të kultivojnë prodhimet e tyre në Luginën Qendrore të Kalifornisë. Korrespodentja e Zërit të Amerikës, Genia Dulot sjell materialin mbi një program bujqësor që ndihmon komunitetet me qasje të kufizuar ndaj prodhimeve, që të kenë produkte të freskëta dhe të përballueshme

Një pllakë pranë një biznesi të sapondërtuar në një zonë industriale të Los Anxhelosit Jugor u kujton kalimtarëve "Fermën Qendrore Jugore", ku më shumë se 300 familje kultivonin prodhimet e tyre midis viteve 1994 dhe 2006.
Kur qyteti e shiti këtë tokë dhe i dëboi këta fermerë në vitin 2006, lajmi se të korrat e kopshtit më të madh të komunitetit urban të vendit në atë kohë, u rrafshuan, u kthye në lajm kombëtar.

Carmen Gaspar kishte një copë të vogël toke atje.

“Shumica e njerëzve ishin pensionistë dhe të moshuar, shumë fëmijë që mund të vraponin lirshëm në kopsht dhe të luanin, gjithashtu adoleshentë që merreshin me bujqësi në vend që të ishin në rrugë dhe të rrezikoheshin nga droga. Ai vend kishte kaq shumë potencial.”

Tani ajo udhëton më shumë se 170 kilometra çdo fundjavë në këtë tokë pranë qytetit Bakersfield, në Kaliforni, ku Fondacini jofitimprurës “Shëndeti dhe Arsimi i Fermerëve të Jugut”, i krijuar nga fermerët e dëbuar, mori një donacion nga një pronar lokal toke për të blerë 32 hektarë arë dhe mblodhi para për sistemet elektrike dhe të vaditjes.

Këtu, aktivisti Parë, Tezozomoc, thotë se ata po mësojnë praktikat bujqësore të rajonit historic dhe kulturor Meso-amerikan, që fillon në pjesën jugore të Amerikës së Veriut dhe shtrihet në pjesën më të madhe të Amerikës Qendrore. Tezozomoc, President i Fondit për Shëndetin dhe Arsimin e Fermerëve

“Ne nuk përdorim shumë makineri të mëdha. Si për të vaditur, apo për brazdat, për hapjen me parmendë të vijave në arë. Nuk është njësoj me atë që bëjnë këta këtu. Këto janë praktika kulturore që ne përdorim, si hapësira, sa hapësirë ju nevojitet për bimë, ka një mënyrë shumë të vjetër për t'i bërë gjërat. Këtu ata thjesht mbjellin gjithçka në mënyrë shumë të dendur dhe u hedhin plot kimikate.”

Vëllezërit Angel dhe Jessie Rodriguez kaluan të premten dhe të shtunën e pushimeve të tyre verore duke u marrë me bujqësi këtu. Xhesi 13-vjeçar mezi pret që një ditë të ketë një cope toke të tijën.

“Dua të mbjell gjëra që më pëlqen të ha, si shalqinj dhe gjëra të tjera. Shalqiri është me të vërtetë i preferuari im.”

Që nga viti 2007, Kooperativa e Fermerëve Qendrore Jugore ka ofruar produkte të freskëta dhe të përballueshme për komunitetet me qasje të kufizuar ndaj prodhimeve në Los Anxhelos. Duke bashkëpunuar me organizatën lokale të ndihmës Farm2Power, kooperativa furnizon me prodhime falas për një muaj depot e ushqimit në lagjet e Los Anxhelosit. Elliot Snow është një nga vullnetarët.

“Ne sigurohemi që t'i blejmë të gjitha prodhimet prej tyre. Ata janë shumë bujarë dhe na japin ndoshta pesë deri në dhjetë kuti shtesë sa herë që marrim furnizime, sepse mendoj se atyre u pëlqen puna që bëjmë dhe ata gjithashtu duan të kontribuojnë.”

Kopshti i komunitetit “South Central Farm” u krijua fillimisht për t'u dhënë atyre që nuk kanë mundësi të blejnë produkte të freskëta mjetet për të kultivuar prodhimet e tyre. Me kostot w larta të tokës dhe ujit në Los Anxhelos, Tezozomoc thotë se të mbash gjallë këtë mision do të thotë të punosh tokën në Luginën e “San Joaquin”.

Marrë nga VOA

genia dulot jessie rodriguez south central farm

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet