Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Zyrtarët thanë se operacioni rus është pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme për të nxitur mosmarrëveshje në Shtetet e Bashkuara përmes krijimit të profileve false në rrjetet sociale që të japin përshtypjen e individëve legjitimë, por që në fakt ishin krijuar për të çuar përpara synimet e qeverisë ruse, përfshirë përhapjen e dezinformatave rreth agresionit rus në Ukrainë.
SHBA- Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi të martën se ka goditur një fushatë propagandistike ruse në internet, të mbështetur nga Kremlini, e cila përhapte dezinformata në Shtetet e Bashkuara duke përdorur inteligjencën artificiale. Drejtësia amerikane tha se ka bllokuar rreth 1000 llogari false që përhapnin dezinformata në rrjetet sociale.
Zyrtarët thanë se operacioni rus është pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme për të nxitur mosmarrëveshje në Shtetet e Bashkuara përmes krijimit të profileve false në rrjetet sociale që të japin përshtypjen e individëve legjitimë, por që në fakt ishin krijuar për të çuar përpara synimet e qeverisë ruse, përfshirë përhapjen e dezinformatave rreth agresionit rus në Ukrainë.
Zyrtarët amerikanë thanë se skema u organizua në vitin 2022 nga një redaktor i rrjetit mediatik shtetëror rus “Russia Today” që është regjistruar në Departamentin e Drejtësisë si agjent i huaj. Përpjeka ruse u mbështet financiarisht nga Kremlini, me një oficer të FSB-së ruse që drejtonte një organizatë private zbulimi për të përhapur dezinformata përmes rrjeteve sociale. Rrjeti “Russia Today” nuk iu përgjigj një kërkese për koment nga agjencia e lajmeve “Associated Press”.
Goditja ndaj asaj që njihet si “fermë robotike në rrjetet sociale” në zhargonin kibernetik, vjen ndërsa zyrtarët amerikanë kanë ngritur alarmin lidhur me mundësinë e përdorimit të inteligjencës artificiale për të ndikuar në zgjedhjet amerikane dhe shqetësimeve të vazhdueshme se fushatat e huaja mund të manipulojnë opinionin e disa votuesve.
“Veprimet e sotme janë goditja e parë ndaj një fushate të sponsorizuar nga Rusia që përdorte inteligjencën artificiale në rrjetet sociale”, tha përmes një deklarate drejtori i FBI-së, Christopher Wray. “Rusia synonte ta përdorte këtë taktikë për të shpërndarë dezinformata të huaja të krijuara përmes inteligjencës artificiale, duke përshkallëzuar veprimet e tyre me ndihmën e inteligjencës artificiale për të goditur partnerët tanë në Ukrainë dhe për të ndikuar tek prirjet gjeopolitike në favor të qeverisë ruse.”
Byroja Federale e Hetimeve dhe Forca e Misionit Kombëtar Kibernetik bashkëpunuan me Qendrën për Sigurinë Kibernetike të Kanadasë dhe organet e rendit në Holandë lidhur me ‘fermat robotike’ në platformat e mediave sociale./VOA
donald trump SHBA- Komiteti Kombëtar Republikan ka publikuar platformën e vitit 2024, e cila reflekton politikat dhe axhendën e kandidatit ...
joe biden SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se Rusia nuk kërkon “asgjë më pak” se “ta fshij&eu...
aleksander vucic SERBI- Serbia po krijon lidhje të ngushta me stafin e Donald Trump edhe pse përpiqet të ndjekë një rrugë t&...
joe biden SHBA- Presidenti Joe Biden iu drejtua udhëheqësve të vendeve të NATO-s gjatë një fjalimi të martën n&eum...
Foto ilustruese AFRIKË- Një turist spanjoll është shkelur për vdekje nga elefantët në një park kombëtar të...
foto ilustruese GAZA- Ministria palestineze të Shëndetësisë në Gaza ka njoftuar se një sulm ajror në një shkoll&eum...
Foto ilustruese RUANDË- Qeveria e Ruandës ka paralajmëruar se nuk parashikon të kthejë fondet që tashmë i jan&...
Harris SHBA- Presidenti Joe Biden këmbëngul se vetëm “Zoti i Plotfuqishëm” mund ta bindë që të tërhiqet...
kyriakos mitsotakis SHBA- Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar sot se do ta ngrejë në samitin e NATO-s &...
Vulin SERBI- Zëvendëskryeministri i Serbisë Aleksandër Vulin së fundmi ka bërë një reagim ndaj deklaratave t&e...