Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Hamasi gjithashtu e dënoi sulmin në një deklaratë, duke thënë se goditja në shkollë përfaqëson "një vazhdimësi të luftës së gjenocidit dhe masakrave të neveritshme kundër popullit tonë të pambrojtur".

GAZA- Ministria palestineze të Shëndetësisë në Gaza ka njoftuar se një sulm ajror në një shkollë që strehonte njerëz të zhvendosur pranë Khan Younis vrau të paktën 25 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë.
Ndë deklaratën e ministrisë thuhet se Izraeli kishte në shënjestër "portën e një shkolle që strehonte njerëz të zhvendosur në qytetin e Abasan, në lindje të qytetit të Khan Younis", duke e quajtur atë "një masakër të tmerrshme kundër qytetarëve të zhvendosur". 53 persona të tjerë u plagosën, ku disa prej tyre janë në gjendje më kritike, shtoi ministria. Numri i të vdekurve pritet të rritet.
Zyra e Qeverisë për Media në Gaza e dënoi sulmin, duke e quajtur atë një masakër kundër civilëve nga Izraeli. Deklarata e qeverisë u bëri thirrje gjithashtu komuniteteve ndërkombëtare, Kombeve të Bashkuara dhe OJQ-ve ndërkombëtare që të bëjnë presion mbi Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara për të ndaluar luftën në Gaza, shkruan CNN.
Hamasi gjithashtu e dënoi sulmin në një deklaratë, duke thënë se goditja në shkollë përfaqëson "një vazhdimësi të luftës së gjenocidit dhe masakrave të neveritshme kundër popullit tonë të pambrojtur".
Hamasi u bëri thirrje njerëzve në mbarë botën që "menjëherë të dalin në sheshe me demonstrata masive" në mbështetje të njerëzve në Gaza. Gjithashtu u bëri thirrje njerëzve në Bregun Perëndimor që të mbështesin Gazën dhe të përplasen me forcat izraelite.
Kjo vjen disa ditë pasi një sulm izraelit vrau të paktën 16 palestinezë dhe plagosi dhjetëra të tjerë në një shkollë të drejtuar nga agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë në Gazën qendrore. Shkolla Al-Jaouni e UNRWA-s po strehonte njerëzit e zhvendosur në kampin al-Nuseirat.
Më 1 korrik, IDF lëshoi udhëzime për qindra mijëra njerëz në Khan Younis në jug, Shujaya në Gaza qendrore dhe disa lagje të qytetit të Gazës që të largoheshin. Efekti ka qenë rritja e numrit të përgjithshëm të njerëzve të zhvendosur në Gaza, nga 1.7 milion në maj në rreth 1.9 milion tani, sipas OKB-së. Përafërsisht nëntë nga 10 persona në Gaza tani vlerësohet të jenë të zhvendosur brenda vendit, shumë prej tyre disa herë.
IDF ka thënë se urdhrat e evakuimit janë të nevojshëm në mënyrë që civilët të mos përfshihen në operacionet e saj të rinovuara në zonat ku Hamasi po kërkon të rivendosë një prani. IDF këmbëngul se bën përpjekje të mëdha për të shmangur viktimat civile.
Hamasi ka thënë se evakuimet kërcënojnë të kthejnë negociatat për një armëpushim dhe marrëveshje pengjesh në "pikën zero". Agjencitë humanitare thonë se urdhrat e evakuimit kanë pasur një ndikim të madh në disa spitale operative në Gaza. Përveç rreziqeve të dukshme në lëvizjen nga një pjesë e Gazës në tjetrën, zhvendosjet e vazhdueshme e bëjnë më të vështirë për agjencitë e ndihmës që të synojnë sigurimin e ushqimit.
Foto ilustruese RUANDË- Qeveria e Ruandës ka paralajmëruar se nuk parashikon të kthejë fondet që tashmë i jan&...
Harris SHBA- Presidenti Joe Biden këmbëngul se vetëm “Zoti i Plotfuqishëm” mund ta bindë që të tërhiqet...
kyriakos mitsotakis SHBA- Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar sot se do ta ngrejë në samitin e NATO-s &...
Vulin SERBI- Zëvendëskryeministri i Serbisë Aleksandër Vulin së fundmi ka bërë një reagim ndaj deklaratave t&e...
FRANCË- Ish-presidenti socialist i Francës, Francois Hollande dhe të tjerë ligjvënës të sapozgjedhur të koalicionit t&...
SHBA- Një person është arrestuar në SHBA, pasi dyshohet se është përfshirë në një incident t&...
wesley clark SHBA- Ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark, ka thënë se nëse ekziston një problem në Ukrainë, shumë shpejt ...
Foto ilustruese SHBA- Shumica e studentëve të mjekësisë të universitetit “Johns Hopkins” nuk do të paguajnë ...
jens stoltenberg SHBA- NATO ka porositur raketa kundërajrore të llojit Stinger në vlerë prej pothuajse 700 milionë dollarësh ...
bob menendez SHBA- Prokurori në gjyqin federal që po zhvillohet ndaj Senatori demokrat Bob Menendez nën akuzat për korrupsion tha se se...