6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se Shtetet e Bashkuara i dhanë informata të hollësishme shërbimeve ruse të sigurisë për një sulm ekstremist në Moskë para se ai të ndodhte.
SHBA- Shtëpia e Bardhë të enjten i ka hedhur poshtë përsëri pretendimet e Rusisë se Ukraina ishte përfshirë në sulmin vdekjeprurës në sallën e koncerteve Crocus në afërsi të Moskës më 22 mars.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se Shtetet e Bashkuara i dhanë informata të hollësishme shërbimeve ruse të sigurisë për një sulm ekstremist në Moskë para se ai të ndodhte.
Ai i cilësoi akuzat e Rusisë se Ukraina është gjoja e përfshirë si “të pakuptimta dhe propagandë”.
Më herët të enjten, Komisioni Hetues i Rusisë tha se ka zbuluar prova se katër kryerësit e sulmit të 22 marsit, ku u vranë më shumë se 140 njerëz, kishin lidhje me Ukrainën.
Por, Kirby tha se është “tejet e qartë” se Shteti Islamik “është i vetmi përgjegjës për sulmin e tmerrshëm në Moskë javën e kaluar”, duke e përsëritur qëndrimin amerikan, të cilin e mban edhe Franca.
“Në fakt, Shtetet e Bashkuara tentuan të ndihmojnë në parandalimin e këtij sulmit terrorist dhe Kremlini e di këtë”, tha Kirby.
Mesazhi i shkruar iu dërgua shërbimeve ruse të sigurisë më 7 mars në orën 11:15 dhe ishte njëri prej paralajmërimeve të shumta paraprake që Shtetet e Bashkuara ua bënë autoriteteve ruse për mundësinë e sulmeve ekstremiste në koncerte dhe në tubime të mëdha në Moskë, tha Kirby.
Shteti Islamik ka thënë disa herë se është përgjegjës për sulmin dhe kanalet mediatike të lidhura me të kanë publikuar video grafike të kryerësve të sulmit brenda koncertit.
Me gjithë informatat e ofruara nga Shtetet e Bashkuara dhe përgjegjësinë që e mori Shteti Islamik, presidenti rus Vladimir Putin dhe zyrtarë të tjerë rusë kanë ngulur këmbë në përpjekje për ta fajësuar Ukrainën.
“Si pasojë e punës me terroristët e arrestuar, vlerësimit të mjeteve teknike të konfiskuara nga ata dhe analizimit të transaksioneve financiare, është siguruar dëshmi se ata kanë lidhje me nacionalistë ukrainas”, tha Komisioni Hetues i Rusisë më 28 mars./REL
fotot ilustruese AFRIKA E JUGUT- Një aksident i rëndë ka ndodhur në shtetin e Afrikës së Jugut. Departamenti i Transport...
Foto Ilustrim SHBA- Një aktivitet për mbledhje fondesh i presidentit Joe Biden të enjten në qytetin e Nju Jorkut, po grumbullon rreth 2...
fotot ilustruese KOSOVË- Rusia dështoi të enjte në përpjekjen për një seancë të Këshillit të Sigurim...
Foto Ilustrim SPANJË- Erërat e forta të stuhisë dhe dallgët 7 metra të larta po pushtojnë Spanjën, shkak I të ...
Papa Françesku ROMË- Papa Françesku, Kreu i Kishës Katolike Romake, lau sot këmbët e 12 grave në një burg n&eu...
Foto Ilustrim KATAR- Përfaqësuesi i përhershëm i Katarit në OKB, Sheikha Alya Ahmed bin Saif Al Thani, thotë se shteti i tij ...
fotot ilustruese HAIT- Dhuna e bandave në Haiti ka vrarë mbi 1,500 njerëz deri më tani duke përfshirë shumë fëmij&e...
Joe Lieberman SHBA- Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pranë postit të Nënpresidentin kur kandidoi me demokratin A...
Foto Ilustrim SHBA- Rusia vendosi veton ndaj një rezolute të Kombeve të Bashkuara të enjten që praktikisht shfuqizon një meka...
Milorad Dodik SERBI- Milorad Dodik, Presidenti i entitetit të Bosnje-Hercegovinës, Republikës Serbe (RS), gjatë fjalimit të ...