LIVE UPDATES
Bota

Aktiviteti elektoral i presidentit Biden me ish-presidentët Obama dhe Clinton, mbledh fonde rekord

Shuma e dhurimeve është një demonstrim i mbështetjes së demokratëve për presidentin Biden në një periudhë kur anketimet vazhdojnë të tregojnë nivele të ulëta mbështetjeje për të në opinionin publik.

28 Mars 2024, 21:03 Nga S.N
Aktiviteti elektoral i presidentit Biden me ish-presidentët Obama dhe
Foto Ilustrim

SHBA- Një aktivitet për mbledhje fondesh i presidentit Joe Biden të enjten në qytetin e Nju Jorkut, po grumbullon rreth 25 milionë dollarë fonde, duke arritur kështu një rekord të ri në historikun e aktiviteteve politike, njoftoi ekipi i fushatës së tij.

Shuma e dhurimeve është një demonstrim i mbështetjes së demokratëve për presidentin Biden në një periudhë kur anketimet vazhdojnë të tregojnë nivele të ulëta mbështetjeje për të në opinionin publik. Shuma masive e fondeve për Presidentin do të vërë në provë efektivitetin e tyre ndërsa përballet me kandidatin e pritshëm të Partisë Republikane, Donald Trump, i cili ka dëshmuar më parë me fitoren në vitin 2016 ndaj Hillary Clinton se nuk i nevojiten fondet më të shumta për të fituar presidencën.

Aktiviteti në Sallën e Muzikës Radiofonike të qytetit do të spikasë ndër aktivitetet e fushatës elektorale. Presidenti Biden ka vizituar disa shtete vendimtare për rezultatin e zgjedhjeve gjatë tre javëve pas fjalimit për Gjendjen e Vendit, që u pa si një apel për t’u bashkuar në mbështetje të rikandidimit të tij. Aktiviteti i së enjtes do të mbledhë së bashku figura të njohura të demokratëve që kanë qenë në udhëheqjen e vendit për rreth tre dekada.

Ish presidenti Obama iu bashkua presidentit Biden në avionin presidencial Air Force One që udhëtoi nga Uashingtoni drejt Nju Jorkut. Ata përshëndetën së bashku ndërsa zbrisnin shkallët e avionit në aeroportin ndërkombëtar “John F. Kennedy” dhe udhëtuan me autokolonën presidenciale drejt Manhatanit. Ish presidenti Clinton pritej t’u bashkohej në vendin ku do të mbahej aktiviteti.

Aktiviteti disaorësh ofron për kontribuesit nivele të ndryshme qasjeje, sipas nivelit të fondeve të dhëna. Pjesa qendrore është biseda në skenë me tre presidentët, e drejtuar nga drejtuesi i emisioneve të mbrëmjes Stephen Colbert. Do të ketë gjithashtu një pjesëmarrje të artistëve si Queen Latifah, Lizzo, Ben Platt, Cynthia Erivo dhe Lea Michelle, me moderatore aktoren Mindy Kaling. Spektatorët pritet të jenë me mijëra dhe biletat fillojnë që nga çmimi 25 dollarë.

Sa më e lartë të jetë shuma e dhuruar aq më e gjatë mund të jetë koha që mund të bisedohet me presidentët. Një fotografi me tre presidentët kushton 100 mijë dollarë. Një donacion prej 250 mijë dollarësh u jep donatorëve qasje tek një pritje, ndërsa 500 mijë dollarë u siguron ftesa për takime edhe më të veçanta.

“Por festa nuk përfundon këtu”, thuhet në njoftimin e fushatës. Zonja e Parë Jill Biden dhe DJ D-Nice do të organizojnë një festë më pas në sallën e Radio City me 500 të ftuar.

“Kjo rritje historike tregon entuziazmin e fuqishëm për Presidentin Biden dhe Nën-presidenten Harris dhe është dëshmi e sistemit të pashembullt për mbledhjen e fondeve që kemi ndërtuar”, tha njëri nga drejtuesit e fushatës Jeffrey Katzenverg. “Në dallim nga kundërshtari ynë, secili dollar që kemi mbledhur do të shpenzohet për të arritur tek votuesit që do të përcaktojnë fituesin e këtyre zgjedhjeve – për të treguar për rekordin historik të presidentit, vizionin e tij për të ardhmen dhe për të theksuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve”.

Gjatë javëve të fundit, zoti Trump ka qëndruar në hije, pjesërisht për shkak të paraqitjeve në gjykata për çështjet e ndryshme penale ndaj tij, shpenzimet e të cilave po i paguan me fondet e donatorëve. Disa zyrtarë republikanë janë të shqetësuar nëse fushata e zotit Trump ka infrastrukturën e mjaftueshme për një betejë elektorale kundër Presidentit Biden.

Zëdhënësi i ekipit të zotit Trump, Steven Cheung hodhi poshtë rëndësinë e aktivitetit të së enjtes të Presidentit Biden. Njëri nga bashkëpunëtorët e dy ish presidentëve, Leon Panetta e përshkroi këtë takim donatorësh si një moment të rëndësishëm të fushatës.

“Ky takim, para së gjithash, zgjeron dhe përforcon përkrahjen e të gjithë demokratëve”, deklaroi ai. Zoti Panetta tha se dy ish presidentët, që njihen si politikanë me përvojë, mund ta ndihmojnë zotin Biden të formulojë më mirë mesazhin e tij.

Ish presidentët Obama dhe Clinton po e ndihmojnë Presidentin Biden të rrisë avantazhin e tij me donacione ndaj zotit Trump. Në fund të muajit shkurt, Presidenti Biden kishte një fond prej 155 milionë dollarësh, krahasuar me fondin e zotit Trump prej 37 milionë dollarësh./ VOA

joe biden barack obama

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet