LIVE UPDATES
Bota

SHBA paralajmëron Phenianin: Do të ketë pasoja nëse furnizon me armë Rusinë

Uashingtoni thotë se bisedimet për armët mes Rusisë dhe Koresë së Veriut po përparojnë në mënyrë aktive. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan paralajmëroi të martën udhëheqësin koreanoverior Kim Jong Un se vendi i tij do të paguajë një çmim për furnizimin e Rusisë me armë, që ajo do t’i përdorë në Ukrainë.

6 Shtator 2023, 16:43 Nga f.i
SHBA paralajmëron Phenianin: Do të ketë pasoja nëse furnizon
foto ilustruese

SHBA- Shtetet e Bashkuara u shprehën të shqetësuara mbi mundësinë që Koreja e Veriut të furnizojë me armë Rusinë, për agresionin që ka ndërmarrë ndaj Ukrainës, ndërsa po shtohen të dhënat se bisedimet mes dy vendeve mbi këtë çështje po përparojnë ndjeshëm. Nënpresidentja Kamala Harris tha se një takim i mundshëm mes Presidentit Putin dhe udhëheqësit Kim Jong Un, gjatë këtij muaj, për të diskutuar rreth armëve, do të ishte një hap i pamenduar mirë.

Nënpresidentja Kamala Harris tha në një intervistë për agjencinë e lajmeve Associated Press se Uashingtoni po i ndjek me kujdes veprimet e Rusisë dhe Koresë së Veriut. Duke folur nga Idonezia, ku mori pjesë në takimin e nivelit të lartë të vendeve të Azisë Juglindore, zonja Harris tha se lëvizja e Moskës për t’iu drejtuar për bisedime Phenianit dëshmon dështimin e saj në agresionin ndaj Ukrainës.

“Çdo bashkëpunim mes Rusisë dhe Koresë së Veriut mbi furnizimin me armë të Moskës do të ishte një hap i pamenduar mirë. Në Konferencën e Mynihut deklarova në emër të Shteteve të Bashkuara se Rusia ka kryer krime kundër njerëzimit dhe se ç’do të thotë që një vend t’i japë armë një vendi që ka kryer krime kundër njerëzimit dhe çfarë pasojash do të kishte duke pasur parasysh se do të përdoreshin ndaj depove të grurit e më tej, lista është e gjatë. Pra, është një veprim i nxituar dhe unë jam e shqetësuar për këtë. Ne jemi të shqetësuar për këtë. Do të vazhdojmë të mbikqyrim situatën, natyrisht, për të mbajtur përgjegjëse Rusinë dhe Korenë e Veriut”.

Uashingtoni thotë se bisedimet për armët mes Rusisë dhe Koresë së Veriut po përparojnë në mënyrë aktive.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan paralajmëroi të martën udhëheqësin koreanoverior Kim Jong Un se vendi i tij do të paguajë një çmim për furnizimin e Rusisë me armë, që ajo do t’i përdorë në Ukrainë.

“Furnizimi i Rusisë me armë që t’i përdorë në luftë për të sulmuar depot e grurit dhe infrastrukturën e ngrohjes së qyteteve të mëdha, për ta ndihmuar atë në përpjekjet për të pushtuar territorin që i përket një kombi tjetër sovran do ketë pasoja për Korenë e Veriut. Ajo të paguajë një çmim për këtë në komunitetin ndërkombëtar”, u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan.

Kremlini refuzoi të martën të bënte komente mbi deklaratat e zyrtarëve amerikanë se udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jon Un planifikon të udhëtojë drejt Rusisë këtë muaj për t’u takuar me Presidentin Putin dhe për të diskutuar për furnizimet me armë për Moskën.

Nëse ky udhëtim do të realizohet, do të ishte vizita e parë jashtë vendit e udheheqësit korenaoverior dhe e para që nga nisja e pandemisë së koronavirusit. Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergeiu Shoigu tha të hënën se dy vendet po diskutojnë mundësinë për të kryer stërvitje të përbashkët ushtarake.

Marrë nga VOA

shba

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet