LIVE UPDATES
Bota

SHBA propozon Ajay Banga-n në krye të Bankës Botërore

Njoftimi vjen pak ditë pasi presidenti i Bankës Botërore David Malpas, i emëruar gjatë mandatit të Presidentit Donald Trump, njoftoi planet për largim në muajin qershor. Mandati i tij pesëvjeçar do të përfundonte prillin e vitit që vjen.

23 Shkurt 2023, 22:45 Nga I.A
SHBA propozon Ajay Banga-n në krye të Bankës Botërore
Ajay Banga

SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë propozuar ish-shefin e korporatës Mastercard, Ajay Banga, që të drejtojë Bankën Botërore. Njoftimi u bë të enjten nga Presidenti Joe Biden. Ai vlerësoi eksperiencën e rëndësishme të zotit Banga përballë sfidave globale, përfshirë ato që lidhen me ndryshimet klimatike.

Njoftimi vjen pak ditë pasi presidenti i Bankës Botërore David Malpas, i emëruar gjatë mandatit të Presidentit Donald Trump, njoftoi planet për largim në muajin qershor. Mandati i tij pesëvjeçar do të përfundonte prillin e vitit që vjen. Trajtimi i ndikimit nga ndryshimet klimatike nga institucioni i përbërë nga 170 vende të botës përbën një përparësi kryesore për Shtetet e Bashkuara. Figura kryesore për klimën i kanë kërkuar administratës së Presidentit Biden që të shfrytëzojë largimin e hershëm të zotit Malpass si një mundësi për të reformuar institucionin e fuqishëm financiar, i cili është përballur me kritika në rritje lidhur me qasjen ndaj vendeve më pak të pasura dhe përpjekjeve për të adresuar ndryshimet klimatike.

Zoti Malpass u kritikua vitin e kaluar për shkak se gjatë një komenti u duk se po hidhte dyshime lidhur me kërkimet shkencore se djegia e lëndëve fosile shkakton ngrohjen globale. Ai kërkoi ndjesë më vonë, duke theksuar se banka vazhdimisht mbështetet tek kërkimet shkencore mbi klimën.

Zoti Banga, aktualisht drejtues i lartë në firmën private “General Atlantic”, ka më shumë se 30 vjet përvojë në biznes. Ai ka shërbyer në role të ndryshme në korporatën Mastercard dhe në bordet drejtuese të Kryqit të Kuq Amerikan, “Kraft Foods” dhe “Dow Inc”. Ai ka lindur në Indi dhe është kandidati i parë me origjinë indiane që pritet të drejtojë Bankën Botërore.

“Ajay ka një pervojë unike për të udhëhequr Bankën Botërore në këtë moment kritik të historisë”, tha Presidenti Biden në një deklaratë, duke shtuar se zoti Banga “ka përvojë kritike në mobilizimin e burimeve publiko-private për të trajtuar sfidat më urgjente të kohës sonë, përfshirë ndryshimet klimatike”.

Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen, tha në një deklaratë se përvoja e zotit Banga do të ndihmojë në arritjen e objektivave të Bankës Botërore për eleminimin e varfërisë ekstreme dhe zgjerimin e mirëqenies së përbashkët, ndërsa ndërmerr veprime të duhura që institucioni të përmbushë qëllimet ambicioze për klimën dhe uljen e ndotjes.

I dërguari i Presidentit Bidenit për klimën, John Kerry, shkroi në rrjetin Twitter se zoti Banga ishte "zgjedhja e duhur". Shefi i Bankës Botërore zgjidhet tradicionalisht nga Shtetet e Bashkuara ndërsa Evropa zgjedh kreun e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Marrë nga VOA

ajay banga

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet