LIVE UPDATES
Bota

Dhanë ryshfet e frikësuan ata që do dëshmonin kundër Sheshel për krime luftë në Hagë, SHBA sanksionon dy ish-deputetë serbë

Verisa Radeta dhe Petar Jojiç u dhanë ryshfet dhe frikësuan dëshmitarët që duhej të paraqiteshin para Gjykatës Ndërkombëtare për krimet e luftës në ish-Jugosllavi.

27 Janar 2023, 19:24 Nga k.m.
Dhanë ryshfet e frikësuan ata që do dëshmonin kundër
Foto ilustruese

SHBA- Shtetet e Bashkuara thanë të premten se kanë sanksionuar ish-deputetët e Parlamentit të Serbisë, Verica Radeta dhe Petar Jojiç për përfshirjen e tyre në korrupsion. Në një njoftim të Departamentit amerikan të Shtetit thuhet se ndërsa shërbenin në Parlamentin e Serbisë, Verisa Radeta dhe Petar Jojiç u dhanë ryshfet dhe frikësuan dëshmitarët që duhej të paraqiteshin para Gjykatës Ndërkombëtare për krimet e luftës në ish-Jugosllavi, për t'i bindur ata që të heqin dorë nga ofrimi i provave rënduese kundër udhëheqësit të Partisë Radikale Serbe, Vojislav Sheshel, i cili më pas u dënua për krime lufte.

“Veprimet e tyre ndërhynë në proceset gjyqësore, duke bërë që Gjykata e Hagës të lëshojë urdhër arreste ndërkombëtare për shpërfillje, duke kërcënuar qëndrueshmërinë rajonale dhe duke ndikuar negativisht në interesat kombëtare të Shteteve të Bashkuara”, thuhet në njoftim.

Departamenti i Shtetit tha se sanksionet riafirmojnë angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, i cili dëmton interesin publik, pengon përparimin ekonomik të partnerëve dhe pakëson aftësinë e qeverive për t'iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave të qytetarëve të tyre.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë përkrah të gjithë serbëve në mbështetje të demokracisë dhe sundimit të ligjit dhe do të vazhdojnë të promovojnë llogaridhënien për ata që abuzojnë me pushtetin publik për përfitime personale,”- thuhet në njoftim në të cilin theksohet se sanksionet i janë vendosur edhe Gojko Jojiçit, i biri i Petar Jojiçit.

Gjykata e Hagës për krime lufte në ish-Jugosllavi lëshoi një urdhër për arrestimin ish-deputetëve Radeta dhe Jojiç në janar të vitit 2015. Por Dhoma e Krimeve të Luftës në Gjykatën e Lartë në Beograd vendosi se nuk ka bazë ligjore për ekstradimin e tyre, sepse siç u tha, Ligji për Bashkëpunim me Gjykatën e Hagës parasheh detyrimin për ekstradimin e të akuzuarve për krime lufte dhe jo të atyerq ë janë të akuzuar për shpërfillje të gjykatës.

Gjykata më pas lëshoi një urdhër arresti ndërkombëtar meqë Serbia disa herë refuzoi zbatimin e urdhrit të saj. Madje Gjykata raportoi disa herë edhe në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për mosbashkëpunimin e Serbisë. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, deklaroi në prill të vitit 2021 se Serbia nuk do të ekstradojë zyrtarët e Partisë Radikale Serbe, pjesë e së cilës kishte qenë edhe vet dikur./VOA

verisa radeta petar jojiç

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet