LIVE UPDATES
Bota

Shefi i CIA-së: Lufta në Ukrainë është shkatërruese për Putinin

Pakënaqësia ruse për luftën po ofron mundësi të reja për CIA-n për të mbledhur informacione të inteligjencës, tha drejtori i agjencisë, Burns.

2 Korrik 2023, 10:15 Nga I.A
Shefi i CIA-së: Lufta në Ukrainë është
William J Burns

UKRAINË- Sipas kreut të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) së SHBA-së, William J Burns, lufta në Ukrainë po ka një efekt shkatërrues në udhëheqjen e Rusisë nga presidenti Vladimir Putin. Pakënaqësia ruse për luftën po ofron mundësi të reja për CIA-n për të mbledhur informacione të inteligjencës, tha drejtori i agjencisë, Burns.

Agjenti kryesor i SHBA-së i bëri këto komente përgjatë një ligjërate vjetore të tij për Fondacionin Ditchley në Mbretërinë e Bashkuar, një javë pas rebelimit të shefit të grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Burns tha se të gjithë ishin “mashtruar” nga rebelimi i 23 qershorit i Prigozhinit ndaj Moskës, kur forcat e tij mercenare Wagner marshuan drejt kryeqytetit rus.

Veprimet e Prigozhinit ishin “përkujtim i efektit shkatërrues të luftës së Putinit në shoqërinë e tij dhe në regjimin e tij”, tha ai.

Drejtori i CIA-s tha gjithashtu se jo vetëm veprimet e Prigozhinit, por edhe deklaratat e tij - të cilat përfshinin akuza si për arsyet prapa pushtimit rus të Ukrainës dhe mënyrës se si ajo është ekzekutuar - do të kenë efekt edhe më tutje.

“Pakënaqësia me luftën do të vazhdojë të shkatërrojë udhëheqjen ruse”, tha Burns në fjalimin e tij.

“Kjo pakënaqësi krijon një mundësi [që vjen] një herë në gjeneratë për neve në CIA”, shtoi ai, duke iu referuar rolit të agjencisë në rekrutimin e agjentëve për të ofruar informacion.

“Nuk po e lëmë të shkojë dëm”, tha ai, duke shkaktuar të qeshura nga publiku. “Ne jemi shumë të hapur për biznes”.

CIA ka nisur së fundmi një fushatë të re në rrjete sociale në tentim për të arritur te njerëzit në Rusi. Pjesë e kësaj fushatë është edhe një video e postuar në platformën Telegram, e cila përdoret gjerësisht nga rusët. Fushata dha udhëzime se si mund të kontaktohej CIA në “dark web” pa u monitoruar.

Kjo video mori 2.5 milionë shikime gjatë javës së parë.

Burns përsëriti edhe mesazhin, që zyrtarë të tjerë amerikanë kanë bërë më parë publikisht, se SHBA-ja nuk kishte asnjë rol në kryengritjen e Prigozhinit.

Ai nuk foli për raportet e fundit në mediumin amerikan Washington Post se kishte bërë një vizitë të fshehtë në kryeqytetin ukrainas para kryengritjes.

Gjatë asaj vizite u raportua se u diskutua që sukseset në kundërsulmin e Ukrainës mund të hapnin rrugë për negociata paqeje nga një pozicion më i fortë, nëse do të merrej një territor i konsiderueshëm. Burns kishte shërbyer si ambasador i SHBA-së në Rusi nga viti 2005 deri më 2008. Ai tha se një gjë që kishte mësuar ishte se nuk duhej të nënvlerësohej fiksimi i Putinit për ta kontrolluar Ukrainën.

Udhëheqësi rus besonte se pa Ukrainën, Rusia nuk mund të ishte një fuqi e madhe dhe vetë Putini nuk mund të ishte një udhëheqës i madh, tha ai.

“Ky fiksim tragjik dhe brutal tashmë i ka sjellë turp Rusisë dhe ka ekspozuar dobësitë e saj”, tha Burns.

“Lufta e Putinit ka qenë tashmë një dështim strategjik për Rusinë: dobësitë e saj ushtarake u zbuluan, ekonomia e saj është dëmtuar rëndë për vitet në vijim, e ardhmja e saj si një partner i vogël dhe koloni ekonomike e Kinës është duke u formësuar nga gabimet e Putinit”, shtoi ai.

Marrë nga REL

william j burns

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion