12 Korrik 2024, 18:31
Nga r.ll
shembja e skeles
ZVICËR- Të paktën tre persona humbën jetën dhe tetë të tjerë u plagosën pasi u shemb skela e një ndërtese 19-katëshe në ndërtim në Prigis, në periferi të Lozanës.
Skela, e cila arrinte një lartësi prej 60 metrash, u shemb në njërën nga fasada e ndërtesës pak pas orës 9:30 (koha lokale) "si një kullë letre", sipas dëshmitarëve okularë. Si pasojë, ndërtuesit që po punonin në të ranë nga një lartësi e madhe.
Nga të plagosurit, katër janë në gjendje të rëndë dhe njëri është dashur të transportohet me helikopter në një spital aty pranë. Pjesa tjetër kanë lëndime të lehta.
“Një ose dy persona janë ende të zhdukur”, tha zëdhënësi i policisë Jean-Christophe Soterel për AFP. Zjarrfikësit po punojnë për të gjetur të zhdukurit në rrënojat e skelës, ndërsa të tjerë po punojnë të stabilizojnë pjesën e mbetur të saj, e cila nuk ka rënë. Sotterel tha se shkaku i aksidentit ende nuk është përcaktuar dhe se prokuroria po kryen një hetim paraprak.
Sipas informacioneve të televizionit publik RTS, shembja është shkaktuar nga rënia e ashensorit të përdorur nga ndërtuesit për t'u ngjitur vetë, por edhe për të ngritur materiale të ndryshme, deri në katin e fundit të pallatit. Pas rënies, ai mori me vete skelat.
“Pashë ashensorin që po ngjitej dhe më pas, papritmas, dëgjova një zhurmë të madhe. Gjithçka u shemb”, tha pensionisti Fernand Mono, një dëshmitar okular i tragjedisë.
Punëtorët i thanë AFP se deri atëherë nuk kishte pasur probleme sigurie. Disa, të cilët kërkuan të mbeten anonim, sugjeruan se ashensori u shemb sepse ishte i mbingarkuar.
shembet skela ne zvicer
Bota
12 Korrik 2024, 18:31
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden po refuzon thirrjet e disa zyrtarëve të rëndësishëm të...
Bota
12 Korrik 2024, 17:57
r.ll
joe biden dhe lideret e NATO
SHBA- Udhëheqësit e vendeve perëndimore u rreshtuan krah presidentit amerikan Joe Biden në samitin e NATO-...
Bota
12 Korrik 2024, 17:46
N.F
Foto ilustruese
ANGLI- Një sulm i përgjakshëm me thikë ndodhi mëngjesin e së premtes në një vend adhurimi Sikh n&eu...
Bota
12 Korrik 2024, 17:36
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin, Qeveria e Kosovës ka mar...
Bota
12 Korrik 2024, 17:31
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Agjencia e Statistikave të Kosovës publikoi të premten rezultatet paraprake të regjistrimit të popull...
Bota
12 Korrik 2024, 17:16
r.ll
maria zakharova, joe biden
RUSI- Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme së Rusisë, Maria Zakharova tha sot se gjendja mendo...
Bota
12 Korrik 2024, 17:18
N.F
Armin Papperger
SHBA- Politikanët gjermanë reaguan me tmerr ndaj raportit të CNN për planet ruse të vrasin shefin e Rheinmetall, P...
Bota
12 Korrik 2024, 16:45
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 15 vjet burgim Muhamet Alidemajn të premten, pasi e shpalli ...
Bota
12 Korrik 2024, 16:44
S.B
Mbreti Charles
SHBA- Një apartament luksoz në Nju Jork është blerë nga Mbreti i Britanisë Charles, pë...
Bota
12 Korrik 2024, 16:33
N.F
Takimi
SHBA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me homologun e saj francez, Emmanuel Macron, në Uashington ku qëndro...