LIVE UPDATES
Bota

Shkarkimi i tij nga Trump ishte i befasishëm, Hegseth: Gjenerali CQ Brown nuk ishte njeriu i duhur për momentin

Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth tha se, përkundër shqetësimeve, shkarkimi i ushtarakut më të lartë amerikan, Shefit të Shefave të Bashkuar të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralit CQ Brown, nga Presidenti Trump, nuk përbën politizim të ushtrisë.

25 Shkurt 2025, 15:04 Nga r.ll
Shkarkimi i tij nga Trump ishte i befasishëm, Hegseth: Gjenerali CQ Brown
pete hegseth

SHBA- Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth dha shpjegime gjatë fundjavës për largimin e Shefit të Shefave të Bashkuar të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralin CQ Brown. Presidenti Donald Trump shkarkoi ushtarakun më të lartë të vendit, ditën e premte, përmes një njoftimi në median e tij sociale. Korrespodentja e Zërit të Amerikës, Carla Babb jep më shumë hollësi.

Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth tha se, përkundër shqetësimeve, shkarkimi i ushtarakut më të lartë amerikan, Shefit të Shefave të Bashkuar të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralit CQ Brown, nga Presidenti Trump, nuk përbën politizim të ushtrisë.

"Është pasqyrim i dëshirës së presidentit për të patur njerëzit e duhur rreth tij për të zbatuar përqasjen e tij të sigurisë kombëtare. Kam shumë respekt për (gjeneralin) CQ Brown. Kam patur mundësi ta njoh përgjatë një muaji. Është një njeri i nderuar, por nuk është njeriu i duhur për momentin", tha zoti Hegseth.

Gjatë fushatës së tij zgjedhore, Presidenti Trump u zotua të zhdukte nga ushtria ideologjitë liberale, ose progresive, të ashtuquajtura “woke”, dhe se do të shkarkonte me shpejtësi shumë drejtues të lartë, një objekiv që e kishte bërë publik edhe zoti Hegseth përpara se sa të emërohej për postin e Sekretarit të Mbrojtjes.

“Pikë së pari duhet të shkarkojmë kreun e Shtabit të Përgjithshëm”.

Në vitin 2022 kur zoti Brown ishte Shef i Shtabit të Forcave Ajrore, ai dhe homologët e tij civilë, gjatë administratës së Presidentit Biden, lëshuan një udhëzim sipas së cilit, kërkohej që punësimi i oficerëve të Forcave Ajrore të kryhej duke patur si objektiv përkatësinë racore dhe gjinore, në një përpjekje për të bërë të mundur, që forcat ushtarake “të ishin më përfaqësuese” për Shtetet e Bashkuara, siç thuhej në udhëzim.

Louis Caldera shërbeu si Sekretar i Ushtrisë gjatë adminsitratës së Presidentit Obama.

“Ndëshkimi i drejtuesve të lartë ushtarakë sepse ishin emëruar nga administrata e mëparshme, ose sepse zbatuan politikat e asaj administrate, njësoj siç pritej që të zbatonin edhe politikat e kësaj administrate, është thjesht gabim”, thotë zoti Caldera.

Përveç shkarkimit të gjeneralit Brown, Sekretari Hegseth largoi nga detyra Shefen e Operacioneve Detare, Admiralen Lisa Franchetti, Zv/shefin e Shtabit të Forcave Ajrore, gjeneralin Jim Slife dhe këshilltarin kryesor ligjor ushtarak, roli i të cilit ishte të mbronte ushtrinë dhe oficerët e saj në betejat ligjore.

“Është qartësisht e kuptueshme që ata kanë shkarkuar afro-amerikanin e parë dhe gruan e parë që kanë shërbyer në Shtabin e Përgjithshëm”, thekson zoti Caldera.

Zoti Hegseth e ka kthyer në përparësi aftësinë luftarake të forcave ushtarake, duke thënë se forca e ushtrisë nuk qëndron tek diversiteti, por tek bashkimi i saj.

“Forca jonë qëndron tek qëllimi i përbashkët, pavarësisht nga vijmë dhe se si jemi rritur, pavarësisht gjinisë, apo racës”, tha zoti Hegseth.

Të martën Sekretari Hegseth do të inspektojë nga afër objektet ushtarake amerikane ku po mbahen emigrantët pa dokumente në Gjirin e Guantanamos, në Kubë. Aktualisht atje ndodhen 17 emigrantë. Dhjetëra të tjerë që ishin aty më parë, janë deportuar tashmë nga administrata e Presidentit Trump në vendet e tyre./VOA

pete hegseth gjenerali cq brown

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj