LIVE UPDATES
Bota

Si mund të mbrohet Deti Baltik nga flota në hije e Rusisë?

Në janar, vendet e BE-së rreth Detit Baltik kanë vendosur të krijojnë një grup ekspertësh, për të hetuar rrugë të ndryshme ligjore për parandalimin e incidenteve që kanë në shënjestër infrastrukturën nënujore.

25 Shkurt 2025, 13:52 Nga r.ll
Si mund të mbrohet Deti Baltik nga flota në hije e Rusisë?
foto ilustruese

RUSI- Në 18 muajt e fundit ka pasur incidente të shumta në Detin Baltik, ku janë dëmtuar kabllot e telekomunikimeve dhe të energjisë elektrike, si dhe tubacionet e gazit. Disa nga incidentet mund të kenë qenë edhe aksidentale, por ka pasur zyrtarë evropianë që e kanë drejtuar gishtin edhe drejt flotës në hije të Rusisë.

Kjo flotë u referohet afërsisht 350 anijeve me pronësi të errët, të cilat besohet se u shmangen sanksioneve perëndimore ndaj naftës ruse, duke transportuar rreth 80 për qind të furnizimeve - prej të cilave gati 50 për qind nisen nga portet ruse në Detin Baltik. Bashkimi Evropian ka vendosur masa për gjysmën e këtyre anijeve, duke ua ndaluar të ankorojnë në portet e BE-së ose të marrin shërbime - në çfarëdo mënyre - nga kompanitë e BE-së.

Në janar, vendet e BE-së rreth Detit Baltik kanë vendosur të krijojnë një grup ekspertësh, për të hetuar rrugë të ndryshme ligjore për parandalimin e incidenteve që kanë në shënjestër infrastrukturën nënujore. Këto shtete bregdetare - Danimarka, Estonia, Finlanda, Gjermania, Letonia, Lituania, Polonia e Suedia - kanë pothuajse kontroll total të ujërave të tyre territoriale, të cilat shtrihen në 12 milje detare.

Por, incidentet nuk kanë ndodhur aty. Ato kanë ndodhur në “zonat ekskluzive ekonomike” të shteteve baltike - zona që shtrihen deri në 200 milje detare. Në to, shtetet bregdetare kanë të drejta nën sipërfaqen e detit, p.sh. për eksplorimin e burimeve detare, por ujërat sipërfaqësore janë ujëra ndërkombëtare.

Dhe, për ujërat ndërkombëtare vlen Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat në Det (UNCLOS). Kjo do të thotë se është flamuri i anijes - që tregon se ku është regjistruar zyrtarisht - ai që përcakton se cili shtet ka autoritet ligjor mbi anijen. Autoriteti ligjor këtu nënkupton që një vend ka të drejtë të ndalojë ose të hyjë në një anije të dyshimtë.

“Deri më tani, liria e lundrimit është pothuajse absolute; kështu e shohin shtetet”, thonë zyrtarë të Bashkimit Evropian për Radion Evropa e Lirë.

“Por, [kjo] nuk përfshin të drejtën për të sulmuar infrastrukturën kritike në rrugë e sipër”, sipas tyre.

Pikërisht, kjo çështje - sesi liria e lundrimit ndërthuret me të drejtat e shteteve bregdetare për të kapur anije të dyshimta - është ajo në të cilën janë duke punuar ekspertët nordiko-baltikë. Ekspertët ligjorë kanë filluar tashmë disa takime, për të diskutuar se çfarë mund të bëhet përtej vendimit politik për rritjen e pranisë së anijeve ushtarake, me shpresën për të parandaluar incidentet e ardhshme.

Plani është të organizohet një konferencë e madhe në fillim të prillit, e cila do të mblidhte zyrtarë nga ministritë e Jashtme, të Mbrojtjes dhe të Brendshme të të gjitha vendeve të BE-së dhe të NATO-s, për të shqyrtuar çështjen nga këndvështrime të ndryshme. Të gjitha opsionet janë të ndërlikuara, pasi do të kishin efekte globale.

Diplomatët e BE-së tërheqin vërejtjen se, sido që të reagojnë vendet nordike-baltike, ato duhet ta kenë parasysh se anijet evropiane në dete të tjera, mund të trajtohen në mënyrë të ngjashme - domethënë të ndalohen dhe të kontrollohen paraprakisht.

Vendet e mëdha detare, si Danimarka dhe Greqia, janë të etura për t’i shmangur pengesat shtesë gjetkë - për shembull, në Detin e ngarkuar të Kinës Jugore. Një çështje e rëndësishme këtu është nëse shtetet do të kenë autoritet për të hyrë me forcë në një anije dhe në çfarë rrethanash? A mund të bëhet kjo në mënyrë parandaluese apo vetëm pas ndonjë incidenti?

Deri më tani, hyrja në një anije varej nga bashkëpunimi i autoriteteve të posaçme shtetërore me kapitenin e një anijeje të caktuar. Diplomatët thonë se janë duke i shqyrtuar mundësitë nëse Konventa për Mbrojtjen e Kabllove Telegrafike Nëndetëse - një traktat shumëpalësh i nënshkruar në vitin 1884, që penalizon dëmtimin e kabllove të komunikimit - mund të zbatohet në këtë kontekst.

Por, një zgjidhje mund të jetë edhe detyrimi i anijeve që hyjnë në Detin Baltik, për t’u siguruar siç duhet. Shumë anije që janë akuzuar për dëmtimin e infrastrukturës nënujore në Detin Baltik kohët e fundit, kanë qenë në gjendje të keqe. Ndaj, këtu mund të dalin në pah ligjet për mbrojtjen e mjedisit, pasi anijet e tilla mund të shkaktojnë derdhje nafte./REL

deti baltik rusi

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën