Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Prokuroria serbe konfirmoi se të martën e 25 shkurtit policia ka nisur "të mbledhë informata" për punën e katër OJQ-ve: Qendrës për Hulumtime, Transparencë dhe Llogaridhënie (CRTA), Inicitivave Qytetare, Qendrës për Politika Praktike, dhe Fondacionit Trag.
SERBI- Zyra e Prokurorit të Lartë Publik në Beograd ka njoftuar se ka hapur një rast në lidhje me dyshimet për keqpërdorim të fondeve të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) nga disa organizata joqeveritare në Serbi.
Prokuroria serbe konfirmoi se të martën e 25 shkurtit policia ka nisur "të mbledhë informata" për punën e katër OJQ-ve: Qendrës për Hulumtime, Transparencë dhe Llogaridhënie (CRTA), Inicitivave Qytetare, Qendrës për Politika Praktike, dhe Fondacionit Trag.
"Për të verifikuar akuzat dhe për të grumbulluar prova në lidhje me dyshimet për keqpërdorim të fondeve të USAID-it, për keqpërdorim të fondeve dhe për shpëlarje të mundshme parash, Departamenti Special për Luftimin e Korrupsionit i ka kërkuar Policisë të mbledhë informatat e nevojshme", ka thënë kryeprokurori Publik, Nenad Shtefanoviq.
Ai ka shtuar se "tani për tani" është urdhëruar nxjerrja e të gjitha dokumenteve në lidhje me donacionet e USAID-it nga katër OJQ-të, si dhe marrja në pyetje e personave përgjegjës.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia do t'i ndihmojë Byrosë Federale amerikane të Hetimeve (FBI) në hetimet e saj rreth financimit të OJQ-ve serbe nga USAID-i dhe nga Fondacioni Kombëtar për Demokraci (NED).
"Pa dyshim se ne do të bashkëpunojmë ngushtë me FBI-në për këtë çështje", ka thënë Vuçiq për televizionin Happy, duke shtuar se FBI do të marrë çfarëdo informate që ka nevojë nga Serbia.
Shoqata Iniciativat Qytetare njoftoi, përmjes një komunikate për media, se policia ka hyrë në zyrat e saj më 25 shkurt.
"Këtë mëngjes, rreth 20 zyrtarë policorë kanë bastisur zyrat e Iniciativave Qytetare, duke thënë se kanë urdhër nga prokuroruia për të hetuar punën e organizatës, por nuk kanë dashur ta tregojnë dokumentin", u tha në komunikatë.
Kjo shoqatë shtoi se policia ka bastisur edhe Qendrën për Politika Praktike, një organizatë që, sipas saj, nuk ka pasur ndonjë projekt me USAID-in.
"Ky është sulm serioz ndaj të drejtave themelore qytetare dhe vazhdim i trysnisë së paligjshme ndaj shoqërisë civile në Serbi. Strukturat qeverisëse po përpiqen të zbatojnë mekanizma të frikësimit dhe ndjekjes, pa miratimin e Ligjit për Agjentët e Huaj", u tha në komunikatën e shoqatës Iniciativat Qytatare.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kufizuar punën e USAID-it, duke urdhëruar një ngrirje 90-ditëshe të shpenzimeve të saj, më 24 janar.
Administrata presidenciale amerikane po shqyrton futjen e USAID-it nën ombrellën e Departamentit të Shtetit, si pjesë e një riorganizimi të madh që do të reduktonte numrin e punonjësve.
Që prej kthimit të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, administrata e tij dhe njerëz të afërt me të e kanë quajtur vazhdimisht USAID-in “organizatë kriminale”.
USAID-i u themelua më 1961, me qëllim koordinimin më të mirë të ndarjes së ndihmave amerikane jashtë vendit.
Sipas shifrave të fundit, ai ka rreth 10.000 punonjës, dy e treta e të cilëve punon jashtë SHBA-së. Në vitin fiskal 2023, USAID-i shpërndau ndihma me vlerë prej 43.79 miliardë dollarësh./REL
Foto ilustruese UKRAINË- Kostoja e përllogaritur e rimëkëmbjes së ekonomisë së Ukrainës pas pushtimit në shkal...
zelensky trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se dëshiron të takohet me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenski,...
Jorg Kukies GJERMANI- Rusia nuk do të kthehet në G7 (grupin e shtatë shteteve më të industrializuara të botës) siç...
Friedrich Merz dhe Markus Söder GJERMANI- Forca më e madhe politike dhe posti i kancelarit të ardhshëm – këtë synim e k...
Putin RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin siguroi të hënën se evropianët kanë mundësinë të marrin pjesë në...
volodymyr zelenskyy KIEV- Një vendim që riafirmon legjitimitetin e presidentit ukrainas Volodymyr ZelenskyY nuk arriti të sigurojë...
Pamje ng vendi i ngjarjes KORE- Dy persona u vranë dhe pesë u plagosën pasi një mbikalim i autostradës u shemb në q...
foto ilustruese SHBA- Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi të hënën një rezolutë të hartuar nga Shte...
macron, trump SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai francez Emmanuel Macron shfaqën dallime të mëdha të hënën në...
Joe Biden dhe Anthony Blinken SHBA- Një organizatë jofitimprurëse me bazë në SHBA i ka bërë thirrje Gjykatës Nd&eum...