LIVE UPDATES
Bota

Shkruante letra kërcënuese kundër figurave publike, dënohet me 6 vite burg 54-vjeçari në Frankfurt

Gjykata e Landit në Frankfurt ka dënuar me gati gjashtë vjet burg një burrë që shkruante letra kërcënuese kundër figurave publike. Aleksandër M. i nënshkruante letrat me "Heil HItler".

18 Nëntor 2022, 08:56 Nga A.B
Shkruante letra kërcënuese kundër figurave publike, dënohet
I pandehuri në gjyq

Pesë vjet e dhjetë muaj burg: Ky është dënimi i vendosur nga gjykata e rrethit për të akuzuarin. Sipas tij, 54-vjeçari ishte fajtor për nxitje publike për krime, për nxitje të urrejtjes, për prishje të qetësisë publike, për përdorim të simboleve antikushtetuese, për kërcënime, për sulm ndaj një punonjësi të rendit dhe për fyerje.

Gjykata është e bindur se i akuzuari i ka shkruar vetë "të gjitha letrat e mbushura me urrejtje", ​​tha kryetarja e trupit gjykues Corinna Distler, të enjten në Frankfurt. Procesi tregoi "sa e tmerrshme mund të jetë kur dinjiteti njerëzor cenohet përmes gjuhës". Viktimat ndiheshin të pafuqishme dhe të traumatizuara. Gjykata u përpoq të respektonte mandatin kushtetues dhe të identifikonte autorin. "Ne ia dolëm", tha gjykatösja. Prokuroria kishte kërkuar shtatë vjet e gjysmë burg.

I akuzuari kërkoi lirim

I pandehuri kishte e mbajti vete pledojenë dhe kërkoi lirimin e tij. Ai tha se ishte thjesht një pjesëtar i një forumi në Darknet, prandaj i ishin gjetur pjesë të letrave kërcënuese në kompjuter. Ai tha se vetë  nuk ishte i përfshirë në dërgimin e letrave. Ai tha se kërcënimet nuk kishin qenë asnjëherë serioze. "Projekti NSU 2.0 ishte një grup trollesh në nivel të lartë", tha ai. Pas një viti e shtatë muaj në paraburgim, Alexander M. e mbajti vetë pleduajenë dhe aplikoi për lirim nga paraburgimi me kusht. ​

Avokatja Seda Basay Yildiz ishte një nga gratë që ka marrë letra kërcënuese të shkruara nga Alexander M.

 

Seria e letrave filloi në gusht 2018 me kërcënime me vdekje ndaj avokates nga  Frankfurti, Seda Basay-Yildiz, dhe familjes së saj. Që nga marsi 2021 janë dërguar mbi  80 letra kërcënuese me e-mail, faks ose SMS. Këto letra kanë qenë të mbushura me fyerje të rënda dhe kërcënime me vdekje. Në fund ato përmbanin siglën naziste, "Heil Hitler" dhe "NSU 2.0". NSU është akronim i "Nationalsozialistischer Untergrund" (NSU), përkthyer në shqip: Ilegaliteti Nacionalsocialist, një organizatë kjo ekstremiste, anëtarët e së cilës në periudhën 2000-2007 vranë nëntë imigrantë dhe një police gjermane.

U drejtohet kryesisht grave

Letrat kërcënuese u drejtoheshin kryesisht grave të eksponuara në jetën publike, avokate, politikane, gazetare, prokurore, por edhe artiste dhe aktiviste të të drejtave të njeriut. Kërcënime janë dërguar edhe ndaj satiristit Jan Böhmermann, prezantueses televizive Maybritt Illner dhe kabaretistes Idil Baydar.

Sipas deklaratës së prokurorisë, M. i ka marrë të dhënat personale dhe të paarritshme për publikun nga stacione të ndryshme policore. M. ka përdorur një identitet të rremë. Për shkak se këto të dhëna ishin nxjerrë nga kompjuterët e policisë, prej kohësh mendohej se edhe policët kishin pasur gisht në to. Në qendër të hetimit kishin qenë fillimisht një ish-nëpunës policie nga Bavaria dhe bashkëshortja e tij. Megjithatë, dyshimet ndaj tyre nuk u konfirmuan.

Sipas deklaratave të tyre, hetuesit e gjetën Alexander M. përmes një pune të madhe hetimore dhe kërkimeve të shumta në blogjet dhe forumet e internetit. Në prill 2020, ai u identifikua si i dyshuar. Gjyqi kundër tij në Gjykatën e Landit filloi në shkurt 2022.

Kërkohet hetim i mëtejshëm

Paditësit e përbashkët - deputetja e Bundestagut Martina Renner (Die Linke) dhe avokatja nga Frankfurti, Başay-Yıldız, kishin kërkuar sqarime të mëtejshme.

Të paktën për letrën e parë kishte dyshime se M. nuk ishte autori. Mbrojtja gjithashtu kritikoi faktin se prokuroria ia kishte lënë fajin tërësisht një autori të vetëm, duke kujtuar se ende nuk ishte sqaruar roli që kishte luajtur një nëpunës policie nga Rajoni policor nr. 1 në Frankfurt.

Yildiz shkroi në Twitter: "Gjykim i rëndësishëm me efekt sinjalizues për të gjithë ata që janë të ekspozuar ndaj urrejtjes dhe gjuhës së urrejtjes në këtë vend, por gjykata e bëri të qartë gjithashtu se historia e pyetjeve të të dhënave individuale nga punonjësit e policisë nuk mund të sqarohej."/dw

burgim letra kercenuese

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë