LIVE UPDATES
Bota

Shoqëria civile serbe bën thirrje për zgjidhje paqësore të krizës në veri

3 Gusht 2022, 14:35 Nga d.a.
Shoqëria civile serbe bën thirrje për zgjidhje paqësore
foto ilustruese

KOSOVË- Përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe mediave nga komuniteti serb në Kosovë kanë miratuar një deklaratë të përbashkët në të cilën bëjnë thirrje për zgjidhje paqësore të krizës dhe fillimin e dialogut pas ngjarjeve të fundit në veri të Kosovës, thuhet në komunikatën e organizatës Aktiv.

Për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet serbe, serbët lokalë në Kosovë më 31 korrik vendosën barrikada në rrugët që çojnë në Jarinjë dhe Bërnjak. Pas ndërhyrjes diplomatike të Uashingtonit, Qeveria e Kosovës bëri të ditur për shtyrjen e zbatimit të këtij vendimi në momentin që serbët heqin barrikadat. por Kjo ndodhi më 1 gusht.

Në njoftimin për media të 3 gushtit, thuhet se përfaqësuesit e OJQ-ve dhe mediave nga komuniteti serb, të mbledhur rreth platformës Empirika, u bëjnë thirrje qeverisë në Prishtinë dhe asaj në Beograd që të “nisin dialog konstruktiv”, si dhe Listës Serbe që të marrë pjesë aktive në zgjidhjen e këtij problemi.

“U bëjmë thirrje qeverive në Beograd dhe Prishtinë që të përmbahen nga çdo lëvizje e njëanshme dhe të zëvendësojnë retorikën nxitëse me dialog konstruktiv, i cili është e vetmja mënyrë për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme që do të respektojë nevojat e qytetarëve”.

“I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar, BE-së, SHBA-së dhe vendeve të Kuintit që menjëherë dhe sa më shpejt të krijojnë hapësirë për dialog në nivel politik, duke insistuar në kontakt të drejtpërdrejtë ndërmjet delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftim.

Në këtë deklaratë, ata ftojnë dhe Listën Serbe, e cila është pjesë e Qeverisë së Kosovës dhe ka deputetë në Kuvendin e Kosovës, që të marrë përgjegjësi dhe të marrë pjesë aktive në zgjidhjen e këtij problemi.

"... dhe të krijojë një kanal institucional të komunikimit me Kryeministrin e Kosovës, përveç komunikimit me Beogradin, që është e vetmja mënyrë e drejtë për të vepruar politikisht përgjegjës”.

Sipas tyre, deputetët dhe ministrat e Listës Serbe janë të vetmit përfaqësues politikë të serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës, prandaj është e nevojshme që veprimet pasive të zëvendësohen me një rol proaktiv në zgjidhjen e problemeve që prekin drejtpërdrejt qytetarët.

Ndër kërkesat e këtij grupi është që sidomos në situata të tensionuara të gjitha informatat, dokumentet, njoftimet t'i publikojnë në të gjitha gjuhët zyrtare në Kosovë dhe t'i bëjnë që ato të arrijnë deri te gjithë qytetarët në Kosovë.

“Në këtë mënyrë do të parandalohen të gjitha paqartësitë, dezinformatat dhe lajmet e rreme apo të shtrembëruara, të cilat mund të kërcënojnë paqen dhe sigurinë e përgjithshme të individit”.

Ata thonë se mungesa e komunikimit me komunitetet lokale dhe angazhimi i njësive speciale policore kanë ndikuar drejtpërdrejt në ngritjen e tensioneve në veri të Kosovës dhe kërcënojnë të thellojnë nivelin e lartë të mosbesimit mes dy komuniteteve.

"Si aktivistë dhe qytetarë, dëshirojmë që urrejtja, tensioni dhe destabilizimi të përfundojë dhe përmes dialogut dhe zgjidhjes së përbashkët të problemeve të krijohen kushte për jetë të përbashkët, bashkëpunim dhe prosperitet".

Nënshkruesit e kësaj letre janë: Qendra për Paqe dhe Tolerancë (CPT); Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike (ACDC); Forumi për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndëretnik (FDMC); Grupi Mediatik i Gorazhdevci; Qendra Humane Mitrovicë Komunikimi për Zhvillimin Shoqëror (CSD); OJQ AKTIV; Veprimtaria rinore e Parteshit; RTV KIM; Radio Kontakt Plus dhe OJQ Far./REL/

tensione per reciprocitetin lista serbe

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet