LIVE UPDATES
Bota

Shpërthimi në Stamboll/ Arrestohet personi që vendosi bombën, dyshohet se autorja është vajza e një kurdit të zhdukur

6 të vdekur dhe 81 të plagosur nga shpërthimi në pedonalen Istiklal.

14 Nëntor 2022, 07:13 Nga A.B
Shpërthimi në Stamboll/ Arrestohet personi që vendosi
Gruaja e dyshuar

TURQI- Personi që la bombën që shkaktoi shpërthimin vdekjeprurës në rrugën e këmbësorëve Istiklal në qendër të Stambollit është arrestuar nga policia. Këtë e njoftoi ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, sipas një postimi të agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu në Twitter.

Të paktën gjashtë persona u vranë dhe 81 të tjerë u plagosën në shpërthimin, për të cilin presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se ishte “terrorizëm”.

Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, fajësoi =Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) për sulmin në qendër të Stambollit, i cili vrau të paktën gjashtë persona dhe plagosi më shumë se 80 të tjerë.

"Bazuar në përfundimet tona, organizata terroriste PKK është përgjegjëse" për shpërthimin e bombës, tha Soylu, duke njoftuar arrestimin e një personi që dyshohet se vendosi mjetin shpërthyes. Soylou nuk specifikoi gjininë e personit të arrestuar.

“Vlerësimi ynë është se urdhri për shpërthimin është dhënë nga Kobani. Personi që vendosi bombën kaloi në Afrin”, shtoi Soylou, duke bërë të ditur se para arrestimit të personit që dyshohet se kishte lënë bombën, ishin arrestuar edhe 20 persona të tjerë.

Lidhur me të plagosurit, ministri i Brendshëm turk tha se pesë janë në reanimacion dhe gjendja e dy të tjerëve konsiderohet e rëndë ndërsa shtoi se “e pamë se çfarë mesazhi donin të na dërgonin me këtë lëvizje. Ne e morëm atë. Mos u shqetësoni, ata do të paguajnë shtrenjtë për atë që kanë bërë”.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ishte i pari që ka folur për gruan misterioze që thuhet se është përfshirë në shpërthimin duke shpërthyer bombën. 

“Do të ishte gabim të thuash se ky është padyshim terrorizëm, por indikacionet e para dhe informacioni që na solli guvernatori im i parë është se këtu ka një erë terrorizmi. Vlerësimet e para janë se një grua ka luajtur një rol në atë që ka ndodhur. Si shefi i policisë së Stambollit ashtu edhe guvernatori ynë po hetojnë shpërthimin dhe kamerat nga vendi i ngjarjes po analizohen. Më pas do të bëjmë njoftimet përfundimtare”, tha Erdogan.

Kush është gruaja e dyshimtë?

Shpërthimi në Stamboll/ Arrestohet personi që vendosi

Faqja turke ODA TV raportoi se një grua me gjatësi rreth 1.65 u pa duke vendosur një çantë në rrugën Istiklal.

Autoritetet po hetojnë rolin e gruas që është kapur duke lënë diçka të dyshimtë në vendin e shpërthimit. Gruaja kishte veshur pantallona kamuflazhi dhe ishte e mbuluar “me kapelë të zezë për të mashtruar siç thoshin”. Sipas ERT, ata besojnë se ajo është vajza e një kurdi të zhdukur në vitin 1990 gjatë operacioneve antiterroriste të ushtrisë turke.

Ndërkohë, Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit nisi hetimet për shpërthimin dhe u emëruan pesë prokurorë, ndërsa Erdogan foli që në fillim për një “sulm me bombë” me “erë” terrorizmi dhe theksoi se autorët do të jenë ndëshkohen ashtu siç e meritojnë.

“Vlerësimi ynë i parë është se ky është një akt terrorist”, tha zëvendëskryeministri Fuat Oktai.

Afati kohor i sulmit

Ishte ora 4 pasdite. Banorët dhe turistët ishin jashtë në një rrugë të frekuentuar këmbësore në zonën qendrore të sheshit Taksim të Stambollit, kur papritmas dëgjuan një tingull shurdhues dhe panë shpërthimin.

Menjëherë ata i ka zënë paniku dhe kanë nisur të vrapojnë për t’u mbrojtur ndërsa ata që kanë qenë shumë pranë çantës që shpërtheu nuk kanë pasur kohë të reagojnë dhe kanë humbur jetën.

shperthim ne stamboll

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri