Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
SIRI- Shpërthime të fuqishme nga në një vend ku mbaheshin rezervat e raketave nga milicitë pro-iraniane në lindje të kryeqytetit sirian, Damask, janë dëgjuar në orët e para të së dielës. Banorët e rajonit të Damaskut kanë dëgjuar shpërthimet që kanë ardhur nga “një depo e milicive pro-Iranit” që gjendet në një zonë malore në lindje të kryeqytetit, tha Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut.
Kjo organizatë, me seli në Britani, informacionet i merr nga një rrjet burimesh brenda Sirisë.
“Nuk e dimë nëse [shpërthimet] ndodhë nga një sulm ajror ose nga operacionet në terren”, tha për AFP-në kreu i kësaj organizate, Rami Abdel Rahman.
Gjatë më shumë se një dekadë luftë në Siri, Izraeli fqinj ka kryer qindra sulme ajrore në territorin sirian, kryesisht duke shëndestruar forcat e mbështetura nga Irani dhe luftëtarët e Hezbollaht, si dhe pozicionet e ushtrisë së Sirisë. Agjencia shtetërore e lajmeve siriane, SANA, tha se gjatë natës “janë dëgjuar shpërthime” në periferi të Damaskut.
Katër ushtarë sirianë dhe dy luftëtarë të mbështetur nga Irani u vranë të hënën e kaluar pas një sulmi ajror të Izraelit afër Damaskut, tha Vëzhguesi. Sulmet ajrore kanë shënjestruar forcat e regjimit sirianë, por edhe pozicionet ushtarake dhe depot e armëve që përdoren nga grupet e armatosura të mbështetura nga Teherani, tha grupi monitorues.
Me mbështetjen e Iranit dhe Rusisë, Qeveria e presidentit sirian, Bashar al-Assad ka rimarrë shumicën e territorit që rebelët morën në fillim të konfliktit që nisi më 2011.
Izraeli rrallë komenton për sulmet që kryen në Siri dhe vazhdimisht ka thënë se nuk do të lejojë Iranin që të zgjerojë prezencën në këtë shtet.
Lufta në Siri ka vrarë mbi gjysmë milion persona dhe ka detyruar miliona të tjerë të zhvendosen.
Marrë nga REL
foto ilustruese Një tërmet i fortë me magnitudë 4.9 Rihter tronditi Kretën mëngjesin e së dielës. T&eum...
foto ilustruese UKRAINË- Forcat ukrainase shënjestruan Urën e Krimesë dhe një numër objektivash të tjerë t&eum...
foto ilustruese Evropa i merr emrat e djathit shumë seriozisht. Në mënyrë tipike, Bashkimi Evropian u jep statusin e "emërti...
foto ilustruese FILIPINE- Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë është ndjerë në orën 09:43 (ora lokale) jash...
Zjarri ka shkrumbuar çdo gje në ishullin Hawaii Të paktën 89 njerëz kanë vdekur nga zjarret në ishullin Hawaii, n...
protesta ne Tel Aviv IZRAELI- Mijëra izraelitë morën pjesë sot në një demonstratë në Tel Aviv kundë...
Terminator RUSI- Oficerët e kundërzbulimit ushtarak të Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SSU) kanë...
Via dell'Amore spektakolare e Italisë Dashuria është në ajër - ose të paktën, është vërtet lart në n...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ngushëlluar popullin e Hawaiit, për viktimat nga zjarret shkat&e...
Foto ilustruese Mbrojtësit e reformës në polici në Shtetet e Bashkuara argumentojnë prej kohësh se kamerat e trupit që m...