LIVE UPDATES
Bota

Shpërthimi në Turqi, DW: Sigurisë në vendin e punës ia kemi lënë fatit në dorë

Ndërkohë që njerëzit në Turqi përcjellin viktimat e një aksidenti të ndodhur në minierën e Bartinit, qeveria flet për "fatin e keq". Çudi nuk është as aksidenti as trajtimi që i bën qeveria.

21 Tetor 2022, 08:27 Nga I.A
Shpërthimi në Turqi, DW: Sigurisë në vendin e punës ia
Miniera ne Turqi

TURQI- "Ka njerëz që tallen me gjëra të tilla, por ne besojmë tek fati. Gjëra të tilla do të ndodhin gjithnjë, këtë duhet ta kemi parasysh.” Kështu reagoi presidenti turk Rexhep Tayp Erdogan për aksidentin që ndodhi para pak ditësh (14.10.) në minierën e qytetit turko-verior Bartin, ku humbën jetën 41 minatorë. Pesë të lënduar ndodhen ende në rrezik për jetën.Qeveria i quajti të vdekurit "martirë të minierave". "Martirizimi është fjalë që qeveria turke e nxjerr shpesh nga arsenali i arkivit të komunikimit dhe e përdor për t'i dhënë vdekjes një lloj kuptimi të mbinatyrshëm. 

Qasja e qeverisë ka ngjallur kritika tek shoqëria turke dhe opozita. Shteti akuzohet kryesisht se nuk ka marrë masa të mjaftueshme parandaluese kundër aksidenteve të tilla. Ish-besniku, tani kundërshtar i Erdoganit, ish-ministri i Jashtëm dhe ministër Financash, Ali Babacan, e kritikoi qeverinë duke thënë: "Edhe ne besojmë tek fati. Por fillimisht duhet parë çfarë masash janë marrë, pastaj vjen gjykimi nga Perëndia.” 

Hedhje hi syve si gjithnjë 

Si aksidente të tilla ashtu edhe reagimet nga ana e qeverisë së AKP nuk ndodhin për herë të parë. Njëjtë reagoi Erdogan edhe tetë vjet më parë, kur në fatkeqësinë e minierës së Somas humbën jetën 301 vetë: "Gjëra të tilla ndodhin herë pas here, kjo ka të bëjë me natyrën e këtij profesioni.” Ai kujtoi se që nga shekulli i 19-të, fatkeqësi të tilla kanë ndodhur vazhdimisht në sektorin e minierave. Edhe në atë kohë ai u akuzua për nënvleftësimin e havarisë si dhe për gabime në marrjen e vendimeve. 

Sipas ekspertëve, fatkeqësia në Bartin nuk është rasti i vetëm, por flet për një problem të përgjithshëm të sektorit turk të minierave. Sipas të dhënave të Ndërmarrjes Turke të Tymyrit (TTK) vetëm vitin e kaluar kanë ndodhur 208 havari në punë. Rrjeti i shëndetit dhe sigurisë në punë (ISIG), tregon se që nga viti 2002 në vendin e punës kanë humbur jetën të paktën 1989 minatorë. 


Në Turqi sundon "fryma e mosvënies para përgjegjësisë" 

Një arsye kryesore për përsëritjen e havarive të tilla ka të bëjë me mungesën e vënies para përgjegjësisë të punonjësve të shërbimit të shtetit kur ato ndodhin, thotë avokatja turke Berrin Demir. Demir është specializuar për zbardhjen juridike të havarive vdekjeprurëse në vendin e punës. Në bisedë me Deutsche Welle-n ajo thotë se në Turqi, sundon fryma e mosvënies para përgjegjësisë dhe mosndjekjes penale të punonjësve, që janë përgjegjës për sigurinë në punë. "Sikur të mos ishte kështu, aksidente si ai i Bartinit ose havari të tjera me pasoja fatale në vendin e punës nuk do të kishin ndodhur", thotë Demir. " Në 99 përqind të rasteve zyrtarët që merren me çështjen e sigurisë nuk ndiqen penalisht. Nuk ndodh kurrë që ata që janë përgjegjës për havaritë të vihen edhe para bankës së të akuzuarit.” 

Siguria në punë faktor kostoje 

Në fakt TTK është përgjegjëse për të marrë masat e nevojshme të sigurisë në vendin e punës. Vënia në punë e minierës së Bartinit, ku ndodhi fatkeqësia është po ashtu nën përgjegjësinë e TTK. 

Sindikalisti Kemal Kartal thotë, se numri i punëtorëve në minierën e Bartinit është ulur ndërkohë nga 5000 në 400. Ata pak punëtorë që kanë mbetur detyrohen të bëjnë shumë punë. Mungesa e personelit ndikon jo vetëm në cilësinë e punës, por edhe tek siguria në vendin e punës. Përveç kësaj, kursime bëhen edhe në marrjen e masave. "Drejtori i TTK dhe bashkëmanaxheri e dinë mirë çfarë problemesh kanë minierat dhe çfarë do të thotë reduktimi i numrit të punonjësve. Ata e dinë shumë mirë se si ndikon kjo tek punonjësit dhe tek siguria në vendin e punës.” 

Por problemi është se Ndërmarrja e Qymyrit është e qeverisë, thotë themeluesi dhe kryetari i sindikatës Enerji-Sen: "Drejtoria e TTK bën si i thotë qeveria. Shëndeti i punonjësve dhe siguria në punë janë për fat të keq të lidhura me kostot.” 

Kartal tërheq vëmendjen për numrin e lartë të havarive, për të cilat publiku turk është indinjuar vitet e kaluara: "Sa kohë që ky system mbetet i paprekur, sa kohë që nuk merren masa, sa kohë që siguria në punë shihet nga burokratët e emëruar nga qeveria si faktor kostosh, sa kohë që nuk ndryshon strategjia për ushqimin e sektorit privat, për aq kohë do të ndodhin havari fatale në vendin e punës." 

Marrë nga DW

rexhep tayp erdogan shperthimi ne turqi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet