All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Shpresat për rigjallërim të sektorit minerar në Groenlandë, pas komenteve të Presidentit Trump

Mali i Bardhë e merr ngjyrën e tij të zymtë nga shkëmbi i pasur me depozita të kalciumit dhe minerale të tjera. Është miniera e vetme aktive e Groenlandës.

26 Janar 2025, 18:05 Nga I.A
All - Paragraf - 1

Shpresat për rigjallërim të sektorit minerar në

GROENLANDË- Pasuritë minerare të Groenlandës janë vendosur sërish në epiqendër të vëmendjes pasi Presidenti amerikan Donald Trump dëshiron marrjen nën kontroll të ishullit të Groenlandës. Por deri më tani, industria minerare e Groenlandës ka hasur në vështirësi për të nxjerrë fitime. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell njofton nga kryeqyteti i Groenlandës, Nuuk, se si mund të ndryshojë kjo situatë.

Mali i Bardhë e merr ngjyrën e tij të zymtë nga shkëmbi i pasur me depozita të kalciumit dhe minerale të tjera. Është miniera e vetme aktive e Groenlandës.

Ky material shkëmbor dërgohet në të gjithë botën për t’u përdorur për prodhimin e qelqit, bojërave, çimentos dhe plastikës.

Groenlanda është një vend plot me minerale. Kemi realisht minerale të pranishme kudo”, thotë Bent Olsvig Jensen, drejtues në kompaninë minerare “Lumina Sustainable Materials”.

Ato përfshijnë elemente të rralla të tokës, thelbësore për teknologjitë e gjelbra – zinxhirët e furnizimit të të cilave aktualisht dominohen nga Kina.

Presidenti amerikan Donald Trump dëshiron të marrë kontrollin e Groenlandës nga Danimarka – një lëvizje e nevojshme, siç është shprehur ai, për “sigurinë ndërkombëtare”.

Groenlanda dhe Danimarka e kundërshtojnë idenë. Por kompanitë minerare shikojnë një mundësi.

Interesimi i tij për Groenlandën në fakt mund të ndihmojë sektorin të ketë qasje në investime të mëtejshme, të cilat nevojiten për zhvillimin e industrisë në Groenlandë. Pra, po, e mirëpres patjetër. Dhe mendoj se është e rëndësishme që si nga ana e industrisë, por edhe nga ana politike në Groenlandë, të orientohemi drejt Trump-it dhe Shteteve të Bashkuara”, thotë zoti Jensen.

Ministrja e Burimeve Minerare të Groenlandës, Naaja Nathanielsen, thotë se Groenlanda është e hapur për biznes, por nuk ka dalë në shitje.

“Ne duam investime amerikane. Duam bashkëpunim me Departamentin amerikan të Shtetit dhe jemi përpjekur për këtë prej kohësh”, i tha ministrja Nathanielsen Zërit të Amerikës.

Groenlanda firmosi një marrëveshje me administratën e parë Trump, në vitin 2019, për të nxitur industrinë e minierave. Por investimet kanë munguar.

"Prej shumë vitesh, ne kemi parë se ka patur njëfarë hezitimi në mjedisin e investitorëve për t'u përfshirë në projekte me risk të lartë dhe afatgjata", thotë ministrja Nathanielsen.

Risku nuk rezulton gjithnjë me shpërblim. Rubinë dhe safirë rozë u nxorrën në minierën Aappaluttoq deri në vitin 2023 kur kompania operatore, “Greenland Ruby”, falimentoi.

Qeveria e Groenlandës shpreson se pasuria e saj minerale një ditë mund të sigurojë themelin ekonomik për pavarësinë e plotë nga Danimarka.

Nëse dëshironi që mineralet të nxirren nga nëntoka dhe që Groenlanda të ketë një ekonomi të mirë, atëherë duhet shtuar kërkesa nga tregu ndërkombëtar. Dhe ndoshta do t'ju duhet të mendoni shumë se si të siguroheni që nga këto projekte minerare të përfitojnë vërtet njerëzit që jetojnë pranë tyre, në vend që të jenë një version i ri përfitimi imperialist", i tha Zërit të Amerikës Ulrik Pram Gad, nga Instituti Danez për Studime Ndërkombëtare

Ekzistojnë sfida të dukshme logjistike. Groenlanda është e mbuluar nga akulli për pjesën më të madhe të vitit – megjithëse ndryshimet klimatike po i bëjnë dimrat më të shkurtër. Rrugët janë të pakta. Pjesa më e madhe e ishullit të gjerë është shkretëtirë arktike.

"Duhet kohë për ta zhvilluar një projekt, nga eksplorimi në fazën e hershme, derisa të keni një minierë ku mund të nxirrni mineral dhe të filloni ta shisni atë", thotë zoti Jensen.

Banorët e Groenlandës shpresojnë se ndërlikimet politike që ka sjellë vëmendja e rritur nga Presidenti Trump do të shpërblehen një ditë, duke i sjellë pasuri – madje edhe shtetësi – këtij ishulli të largët të Arktikut./VOA

donald trump

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet